NATE FERRI NE LONDER/ Një pallat 27-katësh është përfshirë i gjithi nga flakët. Ende nuk ka një bilanc për viktimat

Vdekja dhe tmerri perfshijne sërish kryeqytetin britanik Londrën. Ende është e pamundur nxjerrja e bilancit të një zjarr që ka përfshirë në mesnatë një ndërtesë 27 katëshe në perëndim të Londrës, njopfton AFP. Për më tepër ende është e pamundur të bëhen publike shkaqet që çuan në këtë “kataklizmo”

“Zjarri që përfshiu në mesnatë një ndërtesë në perëndim të Londrës ka shkaktuar disa të vdekur”, deklaroi shefja e zjarrfikseve në kryeqytetin britanik.

“Ka disa të vdekur. Nuk mund të konfirmoj një shifër për shkak të përmasave dhe komleksitetit të ndërtesës”, deklaroi Dany Cotton, zyrtar i London Fire Brigade në një deklaratë për shtyp.

Të paktën 30 persona u plagosën”, theksuan më herë shërbimet spitalore, ndërkohë që një numër banorësh ndodhen ende brenda ndërtesës me 120 apartamente dhe 27 kate.

Kjo ngjarje është pjesë e panoramës së ngjethshme që ka gllabëruar paqen e Londrës duke e shndërruar këtë kryeqendër në një vend rreziku, në një vend ku vdekja mund të të pikas kudo dhe të të ndëshkojë me çmim.

Më shumë se 200 zjarrfikës vazhdojnë të punojnë për shuarjen e flakëve në kullën Grenfell, në veri të Kensingtonit, ku mendohet se jetojnë qindra vetë. Shërbimi i ambulancave në Londër tha se 30 persona po marrin ndihmë në spital.

Korrespondenti i BBC në vendngjarje tha se e gjithë ndërtesa 24-katëshe është përfshirë nga flakët, ndërkohë që tani, kur këto të fundit duket se janë shuar, por prej saj vazhdon të dalë tym i zi, druhet se godina mund të shembet.

Korrespondentët thonë edhe se një numër personash mungojnë në apel dhe druhet edhe për jetën e tyre. 20 ambulanca kanë qenë në vendngjarje dhe 30 vetë janë dërguar në spital, por natyra dhe niveli i lëndimeve të tyre nuk është qartësuar ende.

Kryebashkiaku i Londrës tha se ngjarja ishte shpallur incident i rëndë. Rreth orës 4 të mëngjesit, sipas orës lokale, policia tha se banorët vazhdonin të evakuoheshin nga kulla. Dëshmitarët okularë thanë se kishin parë drita, që mendohet se ishin telefona celularë apo pishtarë, që ndriçonin në tarracën e ndërtesës. Të tjerë thanë se banorët që mendohet se janë bllokuar brenda tentonin t’i afroheshin dritareve.

Ndërkohë, zjarrfikësit duket se nuk kanë qenë në gjendje të shuanin flakët në katet e larta të ndërtesës, që mund të shikohej të digjej nga shumë kilometra larg dhe si pasojë, nga kati i 10 e lart, flakët ishin jashtë kontrollit.
Sipas drejtuesve të zjarrfikësve, ata kishin punuar në kushte shumë të vështira, pasi ky ishte një incident shumë i rëndë, pavarësisht se ishin dislokuar shumë burime dhe ishin përdorur mjete të posaçme.

Ndërtesa mbante 120 apartamente dhe është 24 kate e lartë. Zyrtarët konfirmojnë se ajo i është nënshtruar kontrolleve periodike 2-vjeçare të mirëmbajtjes me të fundit që ishte kryer vitin e kaluar.