Muzeu Etnografik i Tuzit, Malësia e dëshmive 3000-vjeçare

Nga Ndue BACAJ

Kur me daten 1 maj 2002 në trojet etnike shqiptare të Malesisë së Madhe (Lekaj Tuz), fotografi profesionist Shtjefen Ivezaj me ndihmen e bashkeshortes tij, Gjyste Ivezaj do t’a kthenin shtepinë e tyre në muze, në atë kohë shumëkush shprehu habi per ketë saktrificë, shumkush i uroi dhe ndihmoi, por kishte edhe nga ata që ketë punë e sakrificë e quanin një ënderr që do të shuhej shpejt e deri një ide të “çmendur” të ketij burri të moshuar që i kishte kaluar 65 vitet. Mirpo idetë e medha të shoqeruara me punë të mëdha atdhetarie duket se i ndihmon edhe vetë Zoti, dhe Shtjefni sot rreth 80 vjeçar në vend që të plakej më shumë është bërë më ri, sikur ti kishte ndarë keto vite pleqërie me vepren e tij të re, Muzeun Etnografik të Malësisë që sot është monumenti i autoktonisë Pellazge – Ilire – Arbëre – Shqiptare në trojet e Malesisë së Madhe e më gjërë (në të dy anët e kufirit politik)..
Muzeumi 15 vjeç me risi historike sikur të ishte 3000 vjeç…
Muzeu Etnografik i Malesisë me 1 maj 2017 u bë 15 vjeç. Në pamje të parë keto vite nuk duken shumë, por per ne malësoret që ndër mote e shekuj na është dashur të rritemi e burrrohemi para kohe, e dimë se 15 vjeç ka qënë mosha e burrërisë dhe pjekurisë (ndonse disi e parakohëshme). 15 vjeç kur mbushte djali, apo mashkulli fitonte të drejten e parmendes per të punuar dhe të pushkes, per të mbrojtur nderin, dhe të drejtat e familjes, fisit dhe pronën, si dhe kur ishte nevoja sipas zakonit e kanunit per të marrë e “paguar” gjakë.. Në moshen 15 vjeç djali apo mashkulli ishte edhe një “ushtar” i gatshem per të rrokur pushken per mbrojtjen e lirisë, të drejtave dhe trojeve shqiptare.. Duke bërë ketë krahasim “figurativë” themi pa frikë se ky muze sot është i rritur e “burrëruar” mjatueshem per të qënë siç edhe është një monument autoktonie që pershkruan e mbartë jo vetem një rrugë historike, por me eksponatet arkeologjike dhe etnografike nderton një “autostrad” autentike; të drejtë, pa rrugica e pa kthesa, që të çon vetem në zemren e Europes antike e moderne. Sot ky monument i gëzon shqiptarët e vertet, gëzim që jua a shtojnë per çdo vitë “prinderit” e muzeut etnografik, Shtjefen Ivezaj me bashkëshorten e tij, Gjysten… Mrekullia e ketij muzeu tashmë i ka kaluar kufijet lokal e ata kombetare ai nuk është më vetem pronë e Malesisë së Madhe (të dy anëve të kufirit politik), dhe e patrioteve fisnik që e krijuan Shtjefen Ivezaj me bashkeshorten tij Gjyste Ivezaj, por është pronë e pa kontestueshme e historisë të autoktonisë rreth tremijë-vjeçare të ketyre trojeve Pellazgo-Iliro-Arbënore-Shqiptare. Kur mendoj se shumica e eksponateve të muzeut ishin ruajtur per shekuj në nëntoken tonë më kujtohet kur unë isha fëmijë dhe rrahsha (goditësha) token me shkop, e nëna ime më thoshte mos e rrahë token bir, se keshtu rrah gjinjet e nënes matjetë.

Unë ateherë nuk e kuptojsha se çfarë donte të më thoshte nëna ime, por sot e kuptoj se ato fjalë kishin një kuptim të madh pasi toka ishte jo vetem ajo që na ushqen si nënë e mirë me produktet e saj, por edhe ruanë në gjirin e saj trashigimin historike të autoktonisë sonë, ashtu si ruanin nënat tona gjerat e shtrenjta në arkat e tyre…Pikrisht ketë kishte dashtë të thoshte edhe At Sh. Gjeçovi rreth një shekull më parë kur do të shkruante : “…Visari i jonë, historia jonë gjinden të mbulueme nën DHE, se mbi ketë visar mbeshtetet jeta e kombit. Një komb që s’ka histori të veten konsiderohet i vdekur. Që ketej shtrohet detyra e zbulimit e të studimit të kesaj historie nga vetë shqiptaret…. Sa rrënime faltoresh të vjetra janë dermuar prej të huejve, sa vorre, suka e qytete janë çilë e shkatërruar, që sot s’u duket ma fije, sa tumula 3000-4000 vjeçare janë rrafshue, sa rrasa, shtylla, kapitoj etjer, që kanë ndejë në gjum të ambel…e sot si gjenë ma aty…Të njitena kah Shkodra, kah Kopliku e Vuksanlekajt….e do të shohim prej gropash sa visare janë nxjerrë e bajtë prej të huejt..”(At Shtjefen Gjeçovi, Një Argëtim Arkeologjik, botuar në vitin 1920, Ruzhdi Mata ;Shtjefen Gjeçovi, Jeta dhe Vepra, fq.67).. Ndersa një studiues francez që ka qenë edhe konsull në Shkoder –(Hyacinthe Hecquard) theksonte se : “…Kur turqit pushtuan Shqiperinë e Eperme në fushë gjendeshin Fshatra, Kisha, dhe Keshtjella …të cilave u ka mbetur vetem nami …”.( Hyacinthe Hecquard (Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose Gegërisë, fq.196). Ndersa Shtjefen Ivezaj me eksponatet e muzeut i ka kthyer edhe nishanin kesaj historie autoktonie… dhe na bënë të mendojmë edhe per ato kohë të lavdishme të luftes së Trojes (para tre-mijë viteve),kur sipas Homerit Dardanet me në krye legjendarin Enea ishin pjesë e rendesishme e kësaj historie, ndaj Virgjili në vepren e tij “Eneida”,(per arritjen pak me vonesë të Dradaneve në Trojë) vë në gojen e Eneu-t fjalet:”O dritë e Dardanise, t’i shpresa më e madhe e trojaneve, pse u vonove ?”. Pra edhe më perpara kohërave të mbreterve ilir ; Bardhyli, Agroni, Teuta , Genti, si dhe mbretërve Iliro- Dardanë (Kosoves) Longar, te birin e tij Bato, prijësin Monun e tjer..

Eksponatet e muzeut na zgjojnë kujtesen edhe per madhështinë e qytetrimeve që kanë “lulëzuar” në qytete , qyteza apo qytetet -kshtjella të Diokles, Medunit, Tivarit, Budves, Ulqinit, Vranines, Klementianes, Dinoshes, Qytezes Hotit, Marshenjit, Ballezes, Shkodres, Drishtit etjer.. Per keto qytetrime, ndertime e zhvillime të hershme e të mrekullueshme që kishte arritur të ndertoi shqiptari, por të rrenuara më vonë ndër shekuj , profesori dhe studiuesi Giuseppe Gelcich (Xhuzepe Xhelçik), në vitin 1898 do të shkruante : “ I zgjuar nga natyra dhe i paisur me një shije të jashtzakonshme, Shqiptari i kishte stolisur qytetet e veta me monumente artistike shumë të çmuara, të cilat u zevendësuan pa shenjë e pa dukë nga kulla ciklopike zetjane dhe nga ledhet mbrojtëse venedikase . Shto edhe goditjen e pa mëshirë që i shkaktuan shpatat dhe zjarret perpirëse, që i shpartalluan ato qytete fatëkeqija. Keshtu heshten pergjithmonë sa e sa punishte, që e kishin bërë zakon të dergonin në vendet e Ballkanit, në të dyja brigjet e Adriatikut e deri në Maqedoninë e largët punime fort të hijshme në argjend, në fildish, në koral, në sedef, si dhe lesh e armë të atilla që konkuronin edhe ato të Damaskut ; krahas ketyre prodhonin edhe orendi prej bakri shumë të sterholluara nga çdo anë . Qendismat me fije ari, me të cilat deri në atë kohë pelqenin të stoliseshin të mëdhenjtë e vendit dhe gratë më të bukura të Ballkanit, e kishin prejardhjen kurdoherë nga Shqiperia.”. (Giuseppe Gelcich, Zeta dhe Dinastia e Balshajve, fq.366).. Nderkohë trojet tona kanë qenë të banuara mijera vite më perpara, që në kohrat primitive, ku me ketë rast po “dallojmë” trojet e Grudes, nga Dinosha në Selishtë ku gjinden shpella që dëshmojnë se janë perdorur per banim qysh në parahistorinë e mugët. (Franc Nopça, UDHETIME NEPER BALLKAN ..fq.16).
Eksponatet e Muzeut Etnografik…
Eksponatet arkeologjike, por edhe etnografike të ketij muzeu nuk janë të veçuara nga krahina e qytetrime të “tjera” Iliro-Shqiptare, ato kanë të njëjten kulturë e të njëjtin zhvillim . Ketë e tregojnë eksponatet e gjetura të neolitit të hershem, të neolitit të mesem e neolitit të vonë, figurat prej balte , enët një dhe dy vegjake (vorba apo qypa) prej balte dhe prej qeramike, pa pikturim dhe me pikturimtë shek.VII-VIII mbas Krishtit, fibulat e bronzit, varset e bronzit , unazat, varëset, vathët, bylyzykët, terrakotat, sëpatat, figurat (prej balte) antropomorfe, shpatat, thikat e bronzit eksponate të ndryshme hekuri, bakri, bronzi e tjer..Të gjitha keto janë të njejta me ato të gjetura në trojet e tjera Iliro-Shqiptare, si në Dunavec, Podgorie, Tren, Maliq ((Korçë), Bylis, Antigone, Apoloni, Finiq, Piskovë, Amantie, Zgërthesh , Butrint, Kuç i Zi, Arapaj (Vlorë), Tiranë, Durrës, Berat, Krujë, Koman, Shtoj (Shkodër), Lis, Tarovicë (Lezhë), Lohe, Shkrel, Kalldrun (Koplik), Vuksanlekaj, Qafëkishë (Hot), Grudë, Rudnik, Fushë Kosovë, Ulpianë, Matiçan (afër Prishtinës), Podujevë, Krajë, Ulqin, Ana e Malit, Tivar, Medun (Kuç), Diokle (afër Podgoricës), Plavë, Guci, Oher, Tetovë, Manastir , Shkup, Janinë e tjer.. (Keto mund të gjinden më hollesisht të pershkruara te ; Ilirët dhe Iliria te autoret antik, Aleksander Stipçeviq -Ilirët, Muzafer Korkuti – Parailirët, Ilirët, Arbërit, Luigi M. Ugolini -Shqiperia e Lashtë, Ruzhdi Mata -Shtjefen Gjeçovi Jeta dhe Vepra, Skender Anamali –Arkeologjia dhe bujqësia, Damian Komata dhe Skender Anamali-Varreza e kalldrunit e tjer….).
Nga gjithë kjo pasuri arkeologjike e historike mendova të citoj më hollësisht ato të gjetura në trojet e Shkrelit : “…Tumat e germuara pranë fshatit Dedaj dhe matriali arkeologjik i gjetur në to i perkasin bronxit të hershem me grupin kulturor Kotorac-Cetinë. ..Të dhëna të tjera gjenden në fshatrat Dedaj, Zagorë dhe Bzhetë. Që të tria keto perbejnë një vendndodhje monumentesh të shumta arkeologjike dhe vertetojnë vendbanimin e hershem të kësaj krahine, të pakten që prej bronxit e këndej. Kultura e gjendur në krahinen e Shkrelit perbehet nga komponent që lidhen edhe me vendbanime të tjera të vendit tonë, kryesisht të Veriut, dhe në një kuptim më të gjërë me atë ballkaniko-perendimorë. Në fshatin Dedaj, rrezë Sukes së Sterkujes, në lagjen homonime gjendet e shperndarë lendë arkeologjike, e perberë kryesisht nga fragmente vorbash të dekoruara mbi gjithë siperfaqen . Po keshtu edhe dy pjesë fibulash prej bronxi të shek.IV mbas Krishtit , monedhë bronxi me bustin dhe emrin e perandorit romak Aleksander Severi, si dhe mokra prej guri. Mbi një taracë të punuar të quajtur “Bregu i Jushtës” gjenden fragmente qeramike të periullave të ndryshme.

Në fshatin Zagorë , mbi një kreshtë të thepisur të quajtur “Kryqi i Kolajve” ruhet një pirg i madh gurësh mali me diameter rreth 19 metra dhe lartesi 15 metra . Ky fakt dhe pozicioni i vendosjes na shtynë të mendojmë se ketu duhet të ketë qenë një objekt kulti i ngritur prej banorëve ilirë të kësaj lugine. Jo larg ketij pirgu në drejtim të veriut, ruhen gjurmët e një muri mbi një taban shkëmbor në gjersi 1 meter, i cili rrethon një siperfaqe afër një hektar . Kjo vendndodhje na sugjeron të mendojmë se kemi të bëjmë me një pikë të fortifikuar kontrolli , që mund të ketë sherbyer gjatë mesjetës. Po keshtu fragmente enësh të periullës prehistorike gjenden edhe në shpatin e kodrës perbri, të cilat i perkasin periulles qytetare ilire. Per periullen mesjetare deshmon edhe një fragment i rrallë qeramike, si dhe një sëpatë luftarake prej hekuri e gjetur bashkë me një skelet rrëzë kodres në lagjen “Colaj”. Në perendim të fshatit , rrëzë Qafës së Shtinit , gjendet një tumë prej gurësh e kohërave më të hershme. Në fshatin Bzhetë , në lagjen Çekdedaj kemi deshmi të një vendbanimi të hapur mesjetar. Ka fragmmente vorbash mesjetare , të larmishme në forma dhe zbukurime, të peraferta me qeramiken mesjetare të Shurdhahut. Kurse objektet metalike perfaqesohen nga maja shigjetash , thika, stoli prej bronxi, si dhe tipe të ndryshme togzash. (Dom Nikë Ukgjini, Shkreli –një veshtrim historiko-kulturor, fq.15-18).

Shtjefën-Ivezaj-Koleksionuesi-dhe-mirëmbajtësi-i-objekteve-të-muzeut

Vlenë të theksohet se disa nga ekspnatet arkeologjike të gjetura nepër trojet e Malesisë e Shqiperisë tregojnë “kulturë” të njëllojtë me ato të Europes si ; Sakica e hekurit, Fibula e bronzit, unazat, lloje vathesh e tjer, që janë të ekspozuara edhe në muzeun Britanik, në muzeun e Athines dhe në muzeun Gjerman etjer, ku zbukurimet mbajnë skema peshkimi, gjahu, zogjesh, figura njerzish, luftetaresh dhe vizatime gjeometrike.. (Luiggi M.Ugolini, SHQIPERIA E LASHTE ..fq.34, 86-87). Një kultur të perafert paraqesin edhe eksponate të tilla si terrakota, rrotulla, pintadera prej balte e kohës eneolitike, figurat prej balte antropomorfe të neolitit të mesem e tjer. Eksponatet arkeologjike dhe etnografike Iliro-Shqiptare kanë qenë të vlersuara prej kohësh edhe nderkombetarisht. Për ketë po “kthehemi” në vitin 1925, kur në ekspoziten misionare të Vatikanit në Romë, Shqiperia bente një figurë të mirë, me praninë e veshjeve të saj karakteristike (kombetare të veriut N.B.), të armëve të lashta, dhe të objekteve të tjera të bukura të karakterit etnografik. Në vitrinë ishte ekspozuar e vlersuar edhe matriali arkeologjik. Delegati i Gjermanisë në ekspoziten e Romës duke parë ketë koleksion tha : “Me keto vjetersina Gjermania mund të paguaj një kest të madh të borxheve të luftës ( luftës parë botrore).

Megjithatë Shtjefen Gjeçovi mbeti i varfer.. (Luiggi M.Ugolini, po aty, fq.70) . (Siç ka mbetur edhe Shtjefen Ivezaj i muzeut etnografik të Malesisë.). Vlenë të shenohet se më perpara, në vitin 1905 Shtjefen Gjeçovi i kishte treguar arkeologut gjerman dr. Paal Traeger disa objekte të gjetura në një varr në Kodër-Bogëz (Laç), në mes të cilave edhe një unazë të vjeter me mbishkrim, ku Gjeçovi i kerkoi ta ndihmoi per ta identifikuar, arkeologu gjerman nuk i tregoi gjë, por ja vlersoi 7 napolana flori, Gjeçovi me një perbuzje ju pergjigj: “ Me mi dhanë 400 napolona nuk e shes, por veç deshta me ditë kohen dhe çmimin e vjetrsisë..”.(Ruzhdi Mata, Shtjefen Gjeçovi, Jeta dhe Veprat, fq.71, Tiranë 1982). E cilesova ketë “episod” se dhe krijuesi e themeluesi i muzeut etnografik të Malesisë z.Shtjefen Ivezaj ka pasur oferta për ti shitur eksponatet e muzeut, por ai nuk ka pranuar kurr t’i shesë keto vlera kulturore-historike të Malësisë e Shqiptarisë.. Eksponatet e muzeut janë të vjetra sa historia e tyre, por ka edhe të “prodhuara” në periudha më të vonshme, por edhe keto eksponate ruajnë me besnikri trashigiminë historike dhe kulturore, që të parët tanë autokton i trashiguan keto vlera jetësore e zhvillimore nga njeri brez në tjetrin, duke ruajtur edhe emertimet gjuhësore Iliro-Shqiptare… Duke vrojtuar me kujdes shumë eksponate të ketij muzeu, të shkon mendja te fiset ilire, Labeatet e Diokleatet që popullonin trojet e Malesisë Madhe Etnike, të cilët kishin mësuar që nga fundi i mijëvjeçarit dytë para Krishtit, se si të nxirrnin hekurin nga minerali ..që deri në shekullin e IX (para Krishtit) ky metal i rrallë perdorej kryesisht per zbukurime..Ndersa pas ketij shekulli filloi të behej metal i zakonshem per vegla pune, orendi shtepiake dhe armë.. (Skender Anamali., Arkeologjia dhe Bujqesia..fq.13-14).
Disa nga almiset apo orenditë shtepiake në muze
Në Muzeun Etnografik të Malësisë janë të sistemuara eksponate të ndryshme prej balte, druri,, qeramike, hekuri, bakri apo remi siç i kanë thënë malësorët … Aty ka të ekspozuara edhe prerje te hershme monedhash, por edhe copa tjegullash apo tullash Ilirike e Italike… Muzeu është i pasuruar me enet dhe almiset shtepiake si ; sofren, sininë, tepsinë, magjen, qethin, luget, lugjet, lugicen, fulteren, kusiat, soxhakun, kakinin, vargonjtë, mashen, sahanin , bulieren, tejen, duaqit , kotroven, qypin, babunen, vegshin, vozgen, damixhanin, enet një e dyvegjake, kryporen, tpinin, sheken, mokren, xhezen, filxhanat, kupen, thiken, grihen, limen, gershanët, gjylpanen, postin, trupicen, stolin , shilten e tjer. Per Bulieren me të cilen transportohej e ruhej uji, që malesoret e vlersonin si simbol të jetes duke thënë, “Uji është jeta, ku ka ujë ka jetë etjer..”. Por me ketë enë uji shpesh kanë lidhje edhe pak “sherre”, e shumë dashuri në mes vajzave e djemve, pikrisht kesaj i “kendon” edhe i madhi i letrave shqipe Martin Camaj me vargjet :
“ Zade moj Zade, si nuk pëlcas,
sa uji bjen në bulier,
çoje ruben e nepëm ujë me tas,
Zade moj vashë
Buza mua shqim ma terë .”
Ndersa vlen të kujtohet se sofra është pararendësja e tavolines së sotme, që është perdorur nga të parët tanë si orendi shtëpiake shumë e rendësishme, rreth të ciles uleshin burrat , paria, gratë, femijet, por edhe miqtë e të ftuarit e tjerë . Sofrat kishin edhe misione e emertime të ndryshme si: “Sofra e bajrakut (flamurit), sofra e fejesës, sofra e dasmes, sofra e udhës së mbarë bijës, sofra e mirseardhjes nuses, sofra e drekëve, sofra e pajtimit, sofra e puntorisë, sofra per mikun, sofra e përgimit, sofra e ndrikullave, sofra per nunin, sofra e probatinisë, gostia e thiut.”. (At Kolë Berishaj, Përreth sofrave, vepra-I-, fq.18-45, Misioni Françeskan Tuz, Enti Botues “Gjergj Fishta”, 2013). Burrat rreth sofres uleshin këmbëkryq, ndersa gartë rrinin ndër stola. Pranë sofres duhet ndejur brijaza, duke nderë nga sofra vetëm njerin gju, per të mos marrë vend shumë. Per të treguar sa miq pat shtëpia, perdorej njesia e matjes – sofër, të cilës i qasen 11 vetë per të ngrënë në të… (At Kolë P. Berishaj, Sofrat në Malësinë e Madhe, fq.7, Ferizaj 1990).
Risia sinjifikative e kesaj orendia shtepiake që u ka qendruar shekujve është “simboli” i formes saj të rrumbullaket.. Edhe sot kur zhvillohen bisedime që kerkojnë “vlersim të barabart” partneresh dhe homologësh perdoret ” e bija” e sofres, tavolina e rrumbullakët…
Në muze qendron hjishëm edhe djepi ku u perkunden me kenget e zemres së nënës per atdhedashuri, kreshniket e ketyre trojeve e maleve që nuk e lanë kurr Shqiperinë-nanë pa djal në voter.. Kengët e Djepit që kendonin nënat shqiptare janë të shumta. Ato kanë terhequr edhe vemendjen e poeteve, veprimtarëve dhe patriotëve shqiptar siç ishte Hilë Mosi, i cili ka shkruar plot pathos atdhetarie dhe dashnie të nënes per fëminë e saj një kengë mjaftë të bukur me titullin d.m.th. “Kenga e Djepit”, të cilen po e citojmë:
Nina e nana, o i bukur kërthi!
Flej’ nji gjum’ t’ambël, o i dashtun fëmi!
Nina e nana, o gushëpëllumb;
Flej’ ti, o njomë, kënaqu me gjumë!

Nina e nana me mall të këndon,
Nana e dashtun kurr dore s’të lshon.
Nina e nana nis gjumi me t’ardhë;
Flej’ m’u rritsh, bir, me faqe t’bardhë!

Nina e nana, ti flej në qetësi,
Ty të pastë nana, moj shpirt e dashni!
Nina e nana po të ve me fjetë:
Flej’ ti, o njomë, bafsh gjumin e lehtë!.
Ndersa “poeti” popullor Engjell Curri, në një poemë të tij (në dorshkrim) me titull “50 Vjet zinxhir e pranga”, edhe djepit do t’i kushtonte keto vargje plot pathos patriotik të Malesisë Madhe :
…………………………………….
Nanat malësore, nepër djep tuj perkund fëminë,
Kangë të bukura u mësojnë per lirinë,
Me ruejt fe me ruajt atdhe,
Me ruejt vendin ku kanë le,
Me ruejt djepin që i perkundi,
Djep i bukur djep prej druni,
Hijeshinë ja shton flamuri,
Djep që s’kalbet tash mijëra vjet,
Perkundë shqipja bijtë e vet.
………………………………
Në ketë muze të bien në sy edhe “almiset” me të cilat punonin gratë e shtepisë së malësorit shqiptar si shtroje, mbloje e veshje prej leshi si vekët, gerhanët, furka me bosht e tjer. Shpesh herë kur lindëte vajzë thoshin ka “lindur” furkë, ndersa kur lindëte djal thuhej ka lindur “pushkë”… Për furken ka edhe një histori të “vogël” që mendova ta citoj: “ Nën emën furkë permblidhen, të thuash, të gjitha rangët e detyrat e grues në familje…. Furka asht almistra që e perdorin granija per me tjerrë me të. Per kah etimologjia duket se furka rrjedh prej fjales latine furca…. Perdorimi i furkes kapet deri në ma të hershmet mote të historisë. Motit Parket kan pas kenë shfaqë me nji furkë, me nji bosht e me nji gerhanë. Pindari i fali nji furkë arit Amfitrites Nerejdeve . Herkuli kur buer namin e fuqisë, mbante nji furkë te kambët e Omfales. Në Romë furka ka paës kenë emblemi (piri) i detyres së grues e prandaj, diten e dasmes, bartshin nji furkë mbas nuses. Furka ka pas kenë edhe emblemë robnije. Perandoresha Sofia i dergoi nji furkë eunukut Nerses per me ja shti ndër mend, e s’ishte tjeter veç nji rob. Ndër kombet luftarake, si po e zamë në Shqipni, kjo shenon ligshti. Me i thanë nji burri me ngjeshë furken, në Shqipni kishte me kenë nji fyemje e randë, prandaj kur i lenë kujë fëmijë, asht adet me pyet : a asht pushkë a asht furkë?, per me dijtë a ka le djalë a vajzë. Në kohë të mesme furka gjindej në dorë të gjithkujë, pse edhe mbretneshat tjerrshin si çdo blegtore dhensh apo dhishë . Ndër skulptura të hershme, mbretnesha Pedoke shfaqej me nji furkë në dorë. Keshtu edhe në Mayence gjindet vorri i s’bijës s’Otonit Madh me nji furkë m’rrasë, per me diftue se ishte fort e zoja me tjerrë . Sod furka s’perdorohet veçse ndër katunde e ndër male –edhe atje fort pak-pse kan dalë makina, që e kan qitë poshtë perdorimin e saj.”. (At Gjergj Fishta, Furka, rev. Grueja Shqyptare, nr.3, viti 1921).
Në muze i është bërë vend edhe gurit gjakut e tjer (si mjekim popullor). Por në muze shihet edhe një derë e vjeter me moshë mbi 150 vjeçare, e cila i perket shtepisë të Smajl Martinit të Grudes dhe bijës tij Tringës e cila hapi edhe shkollë në Grudë duke sakrifikuar pasurin e saj..
Eksponatet e muzeut trashigojnë edhe gjuhen Iliro-Shqiptare Eksponatet arkeologjike të muzeut ruajnë një histori të “heshtur” të punes e jetes së ketyre trojeve (kryesisht me karakter bujqesor..). Në muze kemi almise që pergatiste vetë bujku dhe ishin të “konsumueshme” si shtjeza, trina, grada, koshi, koshiqi, kosherja e bletve, krozha, rrota e qerres, kulari, zgjedha, qaforja, hosteni, kamxhiku e tjer. Por mbi të gjitha në muze janë të ekspozuara almise apo vegla bujqësore të cilat trashigojnë edhe emra në gjuhen Iliro-shqiptare, disa nga të cilat perdoren edhe sot si : Kazma, Shati, Kmesa, Kiza, Kosa, Kosorja, Sëpata, Latusha, Lopata, Draperi, Parmenda e Plori me paime të tjer per penden e qeve e per kalin… Por keto vegla bujqesore na kujtojnë edhe bimet që kultivonin të parët tanë dhe ruajnë edhe sot emra të trashiguar nga ilirishtja si; Gruri, Elbi, Thekra, Tershana, Meli, Qiqra, Fasulja , Batha, Lakra, Pjepni, Preshi etj. .Nga ilirishtja trashigojmë edhe emrat e disa pemve frutore si Kumbull, Qershi, Pjeshkë, Fik, pjergull.. Gjithashtu nga ilirishtja e kanë prejardhjen fjalet kalli, kallëz, plis, bluaj, hedh, mbjell, shijë, byk, kashtë e tjer. (Skender Anamali., Arkeologjia dhe Bujqesia..fq.105-110). Natyrisht duke parë ketë tashigimi të ketyre fjalëve dhe emrave iliro-shqiptare që kanë “rrugëtuar” prej qindra e mijera vitesh të pa trandura nga stuhitë e mungëtirat e shekujve na duket se tingëllojnë aktuale edhe fjalet : ” Shqiptar vëlla duaje gjuhen tande me një dashni të pakufishme, jeto per të e vdis per të… e mos t’na dhimbset jeta per dashni të gjuhes … sa të kesh gjuhen ke me kenë edhe ti vetë…” (Agimi i gjytetnisë, Sh. Gjeçovi -1910). Me keto të dhëna arkeologjike perputhen edhe vargjet e Klaudianit, poetit që i perket fundit shekullit IV dhe fillimit te shek.V. kur ai shkruante :
“Ai (bujku ilir) i pertrinë me grihen e tij kosat e nxira nga ndryshku,
i bën te shkelqejne shetrit e demtuar nga mosperdorimi, …..
dhe e mrekullon parmenda, të cilen rishats në dorë e mori, plisa dheu dhe aromë mbjellje nxjerr.
E ndersa pret pyje e shkurre, këtë tokë të re, e kthen në ara e vreshta…”(Ilirë dhe Iliria te autorët antikë, fq.360). Duke parë me imtesi edhe disa paisje e mjete që u kanë sherbyer para-ardhësve tanë si bujqë, nuk duhet të harrojmë se Iliret pershkruhen si mjeshtra të kultivimit të vreshtave dhe krijues të llojeve të zgjedhura. Iliret kanë punuar si mjeshtra deri në GALI (Franca e sotme)… Në shekullin e parë mbas Krishtit lavdrohej per prodhim vere një lloj rrushi ilir me emrin “BALISKU”. Madje Plini i vjetri i krahasonte cilesitë e rrushit “Balisku” me coccolobis-in në Spanjë. Në viset Ilire prodhohej me shumicë elbi, nga i cili nxirrej një pije me emrin SABAJEN, pije e cila ka qenë e perhapur dhe është perdorur deri në mesjetë. (Skender Anamali, po aty, fq.26-27).
Armët e muzeut
Në muze shikon disa nga armët që mbajur malësori shqiptar ndër mote e shekuj, si taganin, kurtjelen, shpaten, harbinë, huten, peticen, mauzerren, livoren, gjerdanin e fishekeve, veglat e pastrimit e vojimit të armëve e tjer. Armët kanë qenë të shumëllojshme, ato kanë ardhur tuj u permirsue. Studiuesi dhe etnografi At Kolë Berishaj i ka rënditë keto armë edhe sipas një dëshmie të marrur nga një plak 115 vjeçar nga Arza e Traboinit (Ucë Tomë Gjelaj) . Ai armët e zjarrit i “rendiste” : -Huta e zakonshme apo huta kacaturrë, – Kapsulaça, – Huta Martine , – Kapaklija, – Berdanka , -Ostrogusha , -Novica…… Pos ketyne ka pasë edhe armë të tjera që malësorët shqiptarë i “thirrnin” me emrat : -Xheverdare , – Karajfile , – Ltine, – Breshane , – Novicë, – Dodume… Armët shqiptari i ka mbajtë per mbrojtjen e vet, per mbrojtjen e vendit, si dhe per stoli e per plotësimin e trupit vet. Në mentalitetin e vet, burri shqiptar ash kenë i hjeshëm me shkua me armë, sidomos kur janë mbledhë në log të kuvendit. Kudo e kurdo me pa shkue pa armë i asht dukt vetja si i çuditshem, si i ngathun e si me pasë diçka mangut. Shqiptari pra s’ka mujtë me ndejë pa armë. Armët të shumtën e herës i ka marrë në luftë, por kur s’ka mujtë ndryshej ka shitë kanë e kularit dhe e ka ble pushkën e pa të nuk ka ndejë. Pushken e ka mbajtë nuse : të paster, të dlirtë si pasqyrë . Asht per tu theksua se në atë kohë nji hutë kacaturre ka kushtue 600 grosh, ndersa nji dele 10 grosh. Per armë edhe janë benue (kanë ba be). Kur burri shqiptar ka thënë : “Pasha armët”, shqiptari as të ka rrejtë as të ka hanger fjalët. Per armët edhe janë lavdue…(At Kolë P. Berishaj, Etnografi -3-, fq.46-48, Enti botues poligrafik “At Gjergj Fishta”, Tiranë 2003). Ndersa një studiues huej i fundit të shekullit XIX per “dashurinë” e shqiptarëve për armët do të shkruante : “Dorezat e revoleve që shqiptari mban në brez , janë të gjitha të gdhendura dhe të zbukuruara, por po i pelqeu më shumë pushka, ajo është e gjatë, e hollë dhe njësoj e gdhendur dhe e zbukuruar, shpesh me gurë të çmuar, me një gdhendje të artë për gjatë tytës. (John Foster Fraser, ”Shqiperia e Poshtme”, fq.11, botimi shqip : Zenit Editions 2009).
Siç tregon historia jonë, armët kanë qenë “shokët besnik” të pandarë të malësorve e shqiptarëve ndër mote e shekuj, shpesh edhe në kushte mbijetese. Duke parë se shqiptari dhe arma e tij kanë qenë gati “sinonim” i njeri tjetrit më shkon mendja te vargjet lapidare të homerit shqiptare (At Gjergj Fishtes):
“…Kemi këndue po armët besnike
Që flakërue kanë në dorë t’Shqiptarve
Kah kanë dekë per besë jetike
Kah kanë dekë kta, per DHE t’parëve..”(At Gjergj Fishta ; Mrizi i Zanave, fq.9 ).
Mrekullisht e pershkruajnë jeten dhe perpjekjet e të pareve tanë vargjet “bashkohese” me trojen shqiptare të shekullit XIX, Vraninen… me titull :
Shqiptari :
I dallgëzuem, perherë i papajtuem me vorfenin e tij,
kullotë dele, shqerra, dhi në çeltinë e në vërri.
Kur e veshtron i huaji per të paren herë,
zymtesi e tij i kall ankth e tmerr !
Por kur i qendron pranë, fjalen kur ja thotë,
duket ma i ambli burrë, ma fisniku në botë!
Teshat i ka me crule, edhe fle mbi barë,
gishtin në kamzen e pushkes, prore gati per zjarr,
të mos e gjejë armiku gafil, zakon per çdo shqiptar.
Kalimtar, mos vuaj per të, në vorfenin e tij ai asht krenar !
Fyellin dhe kangen nuk e nderron me asnjë skeptër
Asht ma dinjitozi nga çka bota perandor e mbreten !
Bunet, malet dhe katundet e tij me asgja nuk i ndrron,
as me krajli, pashallarë, vezir, as me të sulltanit fron.
Cuklat me barkun e untuem i quan shenja robnie,
çfarë ka ma të shtrenjtë e ban fli per çdo gur Shqipnie !
Asht permendore , madheshtor në vorfenin e vet,
po e preke ku i dhemb, në komb e në nder, të pret e të vret !
(Sulejman Krasniqi, ”Oso Kuka”..,fq.247-248).
Në oborrin e muzeut gjinden edhe armë të renda (si p.sh. topi), armë që i perkasin gjysmë së parë të shek.XX e tjer.
“Veshjet” e grave e burrave
Në ambientet e muzeut janë të ekspozuar veshjet kryesore të malësorve e malësorëve me në krye xhubleten… Ka mbetur unik krahasimi qe i bënë xhubletes studiuesi hungarez Daniel Kornidez në vitet 1753-1754 kur shkruante: “As palloi, e as ylberi nuk kanë aq ngjyra sa xhubleta e grave kelmendase .”. (Prof. dr. Andromaqi Gjergji ; Xhubleta një element i lashtë kulturor, Matriale të sesionit shkencor, Malesia e Madhe një visar shqiptarie , fq.116, Koplik, dt.23-24 shtator 1996, botim “Logoreci” Tiranë 1997).
Xhubleta ka qënë edhe objekt i shumë studiuesve dhe albanologeve, që nga Hoernes, Wide, Evans, Vasitis, Nopça e tjer, por ne po shkepusim pak rrjeshta nga ajo çfar shkruan ilirologu i njohur kroat Aleksender Stpçeviç.. : “Gratë Ilire visheshin me…xhubleten..që mbajnë hyjneshat lokale dhe gratë valltare … Hyjnesha Diana vishej me ketë veshje në formë kembane të qendisur mrekullisht prej qindra figurash e bojnash. E kjo veshje grashë (xhubleta) është ruajtur mrekullisht te shqiptaret e Shqiperisë së Veriut…” (Aleksander Stipçeviq, ILIRET..,fq.91). Perveç xhubletes në muze janë të ekspozuara edhe veshje të tjera si xhoka , postava , rubat (shamiat) e kokes të grave që janë trashigimi Ilire, madje edhe shamiat e bardha që shpesh lidheshin si kapica mbi kokë, janë trashigimi Ilire, që kishin per qellim të ruanin floket nga pluhrat, por edhe të mos fshihnin hiret e fetyres së grave Ilire (Aleksander Stipçeviq, po aty, fq.92)…Gjithashtu në muze gjinden edhe “paime nusesh” si duvaku, masha me vargjë , çorape, gubere, pshtjellakë , opakë me vaq , perqagëzat (nxirreshin prej lëkurës dhive e perdridhen sikur të ishin pej prej boshtit) , këputët , krozha e nuses, si dhe arka ku futeshin teshat e nuses . Arka me teshat e nuses sterpikeshin me ujë të bekuem. Kur arken e nuses e çonin në shtepinë e djalit (që martohej) e prisnin me këngë e gëzim, si :
“Po shëndritë rruga mbarë,
po na vjen arka me pajë,
eja nuse ardhsh e bardhë,
ardhsh me baft e me nafakë,
na e paç jetën e gjatë,
ty të gëzoftë djali n’konak !.”. (Lovro Mihaçeviq, Nëpër Shqiperi 1883-1907, mbresa udhtime e etnografi, fq.119, Enti botues “Gjergj Fishta”, 2006).
Gjithashtu në muze janë të ekspozuara stoli si ; terrakota, fibula, varse, vargj, vathë , unaza e ornamente të tjera zbukurimi per gratë.
Në muze një vend të rendesishem zënë vjeshjet e burrave që at Kolë Berishaj i “shenon” me fjalët, petkat që ka bajtë burri, duke i renditur : -Gjurdi, – Gubere, – Xhabadan, – Mitan, – Jelek, -Kmishë , – Sahat e qastek, – Brez, – Xhakçir (tirqit), – Këputë, – Opakë ( me vaq, me saftjan, me krygjëza e gogisht), – Qeleshe (kapicë plisit), – Shalli (shtatë pash), – Padifoga me duhan, – Të dhezmet (gur, unur e kaf) , – Kamishi (çibuku , sipësinë)…”. (At Kolë P. Berishaj, Etnografi -3-, fq.56-59, Enti botues poligrafik “At Gjergj Fishta”, Tiranë 2003).
Nga veshjet e burrave menduam të “veçojmë” disa nga keto si ; kmishën e qepur me dorë nga gratë, per të cilen një famulltar –etnograf e historian ka mbledhur një këngë vaji të gruas për burrin, që i kishte qepur e qendisur një kemishë, por që nuk kishte arritur ta gëzojë, ku në mes të tjerave i thoshte :
Njikët këmishë ti me m’ia çue
Edhe thuej ti Gjonit tim,
Ruaje mirë o more trim,
Me flokë t’kresë e kam qendisë,
Me lotë t’mi e kam ujtisë,
Me lotë t’syve e kam shpërla,
Në zjarm t’zemres e kam tha”. (Lovro Mihaçeviq, Nepr Shqiperi-1883-1907,fq.130).
Ndersa çorapeve të burrave u këndohej kenga (popullore) :
“Hipi cuca mbaje gurit ,
a i ke ba çorapët e burrit,
I kam ba e i kam mbarua ,
e me tufla i kam tuflue….etjer… (kjo kënga kendohet edhe sot).
Në shenimet e një udhëtari e studiuesi (të huej) në Ballkan e në Shqiperinë e fundit të shekullit XIX (nën pushtimin osman) do të gjejmë të shkruar: “Populli që të bie më shumë në sy janë Shqiptarët. Burrat janë shtatlartë dhe zeshkan, me tipare të pashme dhe të rregullta…Shqiptari më la pershtypjen e një sqimtari . Ai dëshiron që xhamadani i tij të jenë i qendisur me serm e flori..”.( John Foster Fraser, po aty, fq.8).
Me vlera të rendësishme autoktonie është trashigimia dhe hershemria e kapicës apo qeleshes së bardhë të burrave, e cila sipas studiuesve e historianeve është trashigimi autentike e asaj që mbanin para-ardhesit tanë Ilirët. (Aleksander Stipçeviq, po aty, fq.89). Ndersa fqinjet tanë të zbritur vonë në keto troje kanë marrë mjaftë nga veshjet tona, shpesh të ndryshuara gjatë shekujve, ku si shembull po marrim kapicen të cilen pasi e “ndryshuan” e quajten të tyre, kur në fakt gjatë udhetimeve të tyre mjerane nga Uralet e egra e të akullta per në Ballkan, kapicat e tyre ju a kishte tretur era, jo vetem matrialisht, por edhe kulturalisht…
Veglat muzikore
Një vend të rendesishem në Muze zënë veglat muzikore si fyelli, zymarja, lahuta , çiftelia e tjer, me të cilat të paret tonë i kenduan bukurisë, trimerisë e trojeve shqiptare. Keto vegla muzikore popullore shoqeruan, “prodhuan”, zbukuruan, hijeshuan dhe i rriten vlerat folklorit autentik malësor e shqiptar, per të cilin at Gjergj Fishta do të thoshte : “Folklori asht pasqyra e kthejlltë e psihes së kombit, asht rrasa e mermerit me të cillen historija zgavron t’endunit e të shndritunit e popujve, asht cehja e pashterrshme e gjuhsisë e letersisë kombtare. Folklorin do ta shqyrtosh po deshe me shkrua historinë e kombit, e cila me hamendje nuk shkruhet, por që edhe pa të jetë nuk ka : Folklores”do t’i sillesh po deshe me shtua pasunin e gjuhesh me fjalë të pervetsueme, me frazologji shprehsore, me shembelltyra të gjalla, dramatike ; në “foklorë” prap ke me ndeshë me tipa ma të naltë, me karaktere ma të forta e me motive ma t’ardhuna e të perkueshme per zhvillimin e leteratyrs kombëtare”. (At Gj.Fishta, Hyrja te “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, mbledhur nga Shtjefen Gjeçovi).
Per veglat muzikore të të parëve tanë Ilir, shkruan edhe gjeografi e historian i njohur Straboni i cila ka jetuar rreth vitit 63 para krishtit deri në vitin 20 mbas Krishtit. Nga i cili citojmë : “(Ilirët)- Dardanët ….muziken nuk e lënë menjëanë, po perkundrazi perdorin gjithmon fyej e vegla me kordha..”(Iliret dhe Iliria te Autoret Antik, fq.155). Ndersa një studiues dhe etnograf shqiptar e pershkruan mrekullisht rendesinë e ketyre instrumenteve folklorike kur shkruan : “..Malesori kur merzitet kap fyellin, zymaren apo lahuten dhe i bie duke e percjell me kangë të permallshme . Kendon diten në maje të ndonjë krepi, ose në hije të ahit. I bahet se dielli ka ngel kah e ndie, se zogjtë janë grumbullua rreth tij si të marrun mendësh, se krojet e gurrat kanë ndalue e nuk qesin ujë per mos me ba zhurmë… se shkembinjtë kanë ngreh kryet prej habijet, ndersa hëna dhe yjet e nates i duket se e degjojnë me kënaqesi..”(At Gjon Karma, Kerkime ndër malet e Veriut, fq.261).
Eksponatet, histori autoktonie
Eksponatet dhe inventari arkeologjik i muzeut janë nga më të thjeshtat e deri ato të zbukuruara me figura e skalitje të ndryshme dhe me simbolika vendase që nga ajo parakristiane e Diellit e deri ato Krisatine e tjer …
Muzeu me gjithë keto eksponate arkeologjike dhe etnografike që mbanë brenda me një histori autoktonie Iliro-Shqiptare rreth tremijë-vjeçare të duket edhe sikur u “thotë” ardhacakeve sllave të zbritur së voni nga Uralet, se trojet Ilire të Ballkanit kanë qenë të banuara nga para-ardhesit tonë (pellazgo- ilirët) që kur u end jeta mbi tokë. Atëherë kur ju sllavet endeshi nepër Uralet e egra, ku jetojshi dhe ushqeheshi si gjysem “kafshë” e gjysem “njeri”. Ky muze autoktonie të duket sikur “perseritë” në heshtje vargjet plot pathos atdhetarie me vlera autoktonie, të poetit kombëtar at Gjergj Fishta kur shkruante:
“Enë breshtet t’Kapitolit,
dalë nuk kishte e murrtë ulkonja,
per me i dhanun sisë Rumolit,
mbasi shembë kje per dhe Troja ,
e atje larg , po kah Urali ,
neper ato breshta t’larta ,
sillej shkjau si shkerbe mali ,
tuj kerkue per molla t’tharta ,
kur n’këto vise të Ballkanit ,
të pare tonë Pellazgët motit,
gjanë e gjallë kullotshin planit ,
qetë i ngitshin n’fushë të Zotit .
Kishin ligje e frone të mbara,
e gjatë shtegut t’qytetnimit ,
ishin shty ata larg përpara,
ç’pranverë të rruzullimit .
Prej kah fillë xën rriba e Verit,
e m’Vezuv t’veshun n’gjineshtra ;
prej Kaukazit e n’shkamb t’Doverit,
ku rri Albiona e pjekë gënjeshtra,
fis ma t’vjeter kund nuk ka ,
se asht ky fis n’za i Shqiptarit,
në mes t’cilit punët e mëdha ,
për Europë xunë t’enden sparit …” (Lahuta e Malesisë, fq.105, Romë 1991).

Inventari i shumtë i eksponateve arkeologjike dhe etnografike të muzeut që e shohim na shpalos jo vetem historinë iliro-shqiptare në pergjithsi, por mbi të gjitha, historinë e qytetrimit dhe zhvillimit të dy fiseve të njohura Ilire të ketyre trojeve ; Labeateve dhe Diokleateve (që “ndaheshin” dhe bashkoheshin “këtu”..), të dinastisë shqiptare të Balshajve e tjer.
Ndersa ne banoret e ketyre trevave shqiptare, ( sot disa edhe “malazeze” ), me ndergjegje apo pa ndergjegje jemi trashigimtaret direkt të ketyre fiseve Iliro-shqiptare, gjë të cilen e tregojnë jo vetem shumë zakone, doke e tradita jetësore të “perbashkëta”,por edhe eksponatet arkeologjike dhe etnografike të ketij muzeu.. Ndaj muzeu i Malesisë ka brenda edhe risinë e “bashkimit” të degeve të hallakatura të trungut tonë… Mjerisht prej shekujsh në hisen e truallit tonë kanë mbirë edhe farëra të huaja që na kishin sjellë ndër shekuj erërat e lindjes..Ku shpesh nga keto farëra të huaja mbinë dhe u rriten bimë të harlisura (edhe me “hormonet” stimuluese të Europes plakë), sa që kerkuan të na marrin edhe hisen e diellit, tokes dhe qiellit, që na kishte falur vetë krijuesi të parëve që me krijimin e jetes mbi keto troje… Muzeu me inventarin e tij arkeologjik dhe etnografik të mbledhur dhe sistemuar nga etnografi erudit Shtjefen Ivezaj është një deshmi monumentale e vijushmerisë historike Iliro-shqiptare me kahje vetem europiane-perendimore…Per historinë tonë mijera-vjeçare gjinden mjaftë deshmi dokumentare, studime e libra të shkruar që nga autoret antik si : Herodoti, Ptolomeu, Tit Livi, Polibi, Apiani, Skymi, Plini, Tuqididi e tjer, per të vijuar me ata të shekujve të rilindjes europiane e deri në ditet tona me autor, ilirolog, albanolog, studiues, historian e tjer (të huaj e vendas si: Farlati –Coletti- Reciputti, Patch, Zippel, Praschniker, Schober, Krahe, Mayer, Baldacci, Thalloczu, Jiriçek, Leake, Shuflaj, Hahn, Ippen, Nopça, Degrand, Xhelçik (Gelcich), Holland, Ugolini, Stipçeviq, Gjeçovi, G.Valentini, H. Ceka, Çabej, S. Anamali e tjer..
“Pakë per varrezat e Vuksanlekajve”
Muzeu me ndonjë eksponat (si urna e tjer) guri të skalitur që i perket ndonjë varri, na sjellë në kujtesë edhe perkujdesjen që kishin para-ardhesit tone per të vdekurit që pushonin në amshim, ku një deshmi të tillë autentike e shohim nga “zanati” i gurëskalitësve, veçanarisht në varrezat e Vuksanlekajve, që per mua kjo trashigimi i ngjanë një nekropoli (qyteti të të vdekurve), ndaj po themë pak fjalë per ketë trashigimi autoktonie Iliro-Shqiptare, që gjindet brenda varrezave të sotme të Vuksanlekajve…Nëse varrezat e reja ketu tregojnë ndjesi e respekt të pakufishem per ata që pushojnë me nderë e lavdi në keto “banesa” të perjetshme, varrezat e vjetra tregojnë histori, madje histori qindra e mijëravjeçare…Në keto varre gjinden gurë të latuar, skalitur (apo punuar) me një mjeshtri të rrallë, që është veshtirë të realizohet edhe sot me paisje moderne për punime në gurë. Madhesia e ketyre gurëve të skalitur apo “latuar”, shpesh e kalon një “bojë” njeriu, (rreth dy metra të larta), por më interesantja është ajo çfarë shohim të skalitur, latuar apo “shkruar” në keta gurë varresh. Ketu dallon qartë figura kryesisht burrash sa gjatsia e vet gurit, që i rrin te koka apo kembët varrit. Ndonjëherë në keta gurë ka skalitje të një burri që i “dallon veshjet, armatimet, pse jo edhe intimitete si “mustaqet”. Ndonjë gur varri ka të skalitur një të rritur dhe një fëmijë, që duket se janë babë e birë, apo nënë e bijë. Keto raste na sollen në mendje disa pyetje ; si perse janë keto dy figura njerzish bashkë në një gurë varri ?, Çfarë tregon kjo , vdekje tragjike nga fatkeqësi natyrore, fatkeqësi të shkaktuara nga epidemitë e murtajës e kolerës apo diçka tjeter, apo vdekje nga luftrat në mbrojtje të trojeve të veta…? . Në guret e varreve dallohet qartë edhe skalitja e disa zanateve, por edhe simboleve të besimeve pagane, si Gjarpëri, Ylli me shumë cepa, Dielli e deri Hëna si “pasqyrë” e fatit, të ngjarjeve e të punëve bujqësore e blegtorale me të cilat njerëzit siguronin jetesen.. Në keta gurë të skalitur ose “shkruar” si i thonë shpesh të vjetrit e ketyre anëve, shihen edhe simbole të besimit kristianë si kryqe e tjer …. Varret dhe gurët e varreve të vjetra në Vuksanlekaj me simbolet e tyre, nuk shprehin një kultur apo traditë të veçaur nga krahinat apo trojet e tjera Ilire, ato janë të njejta…
Ilirologu i njohur Aleksander Stipçeviq vëren edhe në Apoloni që kishte gurë varri të skalitur në gurë në madhesinë e shtatit (njeriut N.B.), ku ai mendon se i perkasin shek.II pas Krishtit. (Aleksander Stipçeviq .Iliret, Historia, Jeta, Kultura , Sembolet e Kultiti, fq.92, botime Toena, Tiranë 2002). Gjithashtu në rrethin e Korçës Stipçeviq ka parë monumente varri në gur, në të cilin janë paraqitur dy farketar Ilirë…shek.II ose III pas Krishtit .(Aleksander Stipçeviq, po aty, fq.167). Ndersa arkeologu i njohur italian Lugi Ugolini, tregon per stela varri që gjindeshin te koleksioni i Vlorës, ku paraqiten “figura” të skalitura njerzish, të permasave të ndryshme.. (Luigi M.Ugolini, Shqiperi e Lashtë, gjurmime arkeologjike, fq.109, sh.botuese “Migjeni, Tiranë 2009). Stela varri të tilla me skalitje në gurë të figurave “njerzore” gjenden edhe në Selenicë (Luigi Ugolini, po aty, fq.124) dhe në Finiq me mbishkrime “greke” (L.Ugolini, po aty, fq.203). Ilirologu Stipçeviq skailtjen në gurë të varreve me figura të njerzve dhe figura të tjera e ka gjetur si traditë kulturore të Ilirëve, jo vetem në trojet e sotme shqiptare, por edhe në trojet e tjera ku kanë banuar Ilirët. Si shembull Stipçeviq “tregon” Relef-in votiv të Silvanit dhe Dianës nga Opaçiqi afër Gllamoçit … Muzeumi i vendit Sarajavë… Relef-in votiv ë Silvanit dhe nimfave nga Zalloshja afër Bihaqit…, Relef-in votiv të Silvanit dhe nimfave nga Garundi afër Sinjit …muzeumi arkeologjik Split (Kroaci) .. etjer.. (Aleksander Stipçeviq, po aty, fq.173-174).
Muzeu krenaria jonë
Ne malesorët shqiptar per të gjitha ketë histori autoktonie të mbledhur e sitemuar në muzeun etnografik të Malesisë jemi krenar, krenari të cilit mund ta krahasojmë me atë çfarë shkruan gjermani dr. Gerhard Geseman në vargjet brilante me titull “Krenari Shqiptaresh”, nga të cilat po citoj :
Nuk të perulem e as nuk të leshoi udhë !
Pse jam i vorfen pa fajin tim, jame burrë!
Nuk të leshoj udhë, anise pjell e një bareshe!
Nuk të nenshtrohem, sikur të jesh bir i çdo mbretereshe !
Ti mund të kesh lindur në djepin me ar,
i mbeshtjellur me mendafsh të butë e të paparë;
ushqye me musht luleshqerrash e me mjaltë,
pasanikja të ketë mbeshtjell me brez te artë.
Po une jam ma i madh në kasolle vorfenie,
me buke, krype, e fjale fisnikerie,
e ruajta, e mbrojta, u gjakosa për këtë tokë,
ndër motet ma të veshtira pushken pata shok.
Në lahuten time do ta gjesh historinë,
të lashte sa rruzulli për mua, për Shqiperinë!
Më ka lindë shqiptarja e ashper e fortë,
midis dheneve dhe krismave, mbi shkambin e ftohtë,
Më ka mbeshtjellun me shallin e leshtë e të ngrohtë,
pshtjellakun ma të mirë, që s’asht pa në botë!
Lidhur më ka me sixhim, loze manaferre.
Nuk më ka perkedhelur, por ushqye me tamel dele !
Dhe për këtë jam betue :
Askujt udhen për vendin e të parëve nuk kam me ja lëshue !.
(Sulejman Krasniqi, Oso Kuka, fq.140, sh.botuese “Naim Frashri”,Tiranë 1990)
Arkeologu i njohur Italian Ugolini, i cili beri mjaft eksplorime arkeologjike në Shqiperi do të shkruante : “Raca shqiptare, duke qenë kaq e lashtë ka ruajtur mrekullisht shumë prej trashigimisë së hershme kulturore të saj. Popullsia e Malësive shqiptare është perçuesja më besnike e qytetrimit saj të lashtë….Cilesitë fizike dhe morale e bejnë atë një prej racave më të bukura dhe më të pastra…të Europes.”. (Luigi Ugolini, po aty, fq.15-16).
Të gjithë ata që e njohin sadopak historinë e Malesisë Madhe u shkon mendja te lufta dhe perpjekjet e malësoreve trima në mbrojtje të trojeve shqiptare, duke nda me “shenjë” atë kohë mbi gjysem-shekullore kur Malesia kishte në krye, kryetrimin e urtë të atdhetarisë Dedë Gjon Lulin me shoket e tij…Eksponatet kanë edhe aromen e gjakut të derdhur per të mbrojtur keto troje shqiptare, lirinë, doket, zakonet, nderin dhe familjet malësore-shqiptare, por kanë edhe aromen e mjeshtrisë, djersës e mundit të të parëve tanë qe jetuan e mbijetuan krenarisht në trojet e tyre etnike.
Në ambientet e muzeut ka hellur një shtat një bibliotekë e vogël por d.m.th. me qindra libra të autorëve të huaj e shqiptar ; artistik, historik, filozofik, politik e tj., po ashtu ketu z. Shtjefen Ivezaj ka krijuar një koleksion të pasur (pullash) filatelie. Shtjefen Ivezaj në ambientet e muzeut ka të sistemuar edhe fototeken mbi një-gjysem shekullore, ku ka të fotografuar qindra evenimente të jetes të ketyre trojeve dhe njerzëve të atyre kohëve, të cilet i ka fotografuar jo vetem me aparatin e tij fotografik, por edhe me sytë, zemren dhe shpirtin e tij prej një shqiptari të madh.. Shtjefen Ivezaj si fotografi i parë profesionist i ketyre trojeve shqiptare, edhe sot ”thirret” Marubi i Malesisë… Gjithashtu ketu Shtejfni ka ruajtur edhe një koleksion aparatesh fotografik, që nga më i vjetri e primitivi, deri te ai më i riu e moderni…
Në vend të pasthënies : Shtjefen Ivezaj, autori më i sukseshem i historisë së autoktonisë…
Të gjithë autoret që kanë shkruar apo shkruajnë… per trashigimin historike të trojeve tona kanë hapur nga një dritare, kush të vogel e kush më të madhe, nga ku hyjnë rreze drite, por pa arritur të ndriçojnë qindra e mijëra vite të historisë iliro-shqiptare. Ndersa duke parë nga afer muzeun etnografik të Malesisë (edhe pse vetem në disa metra katrore) në keto vite ka arritur të kenë qindra eksponate që po ti vrojtosh me kujdes, janë “drita” e trashigimisë, qytetrimit e zhvillimit, janë deshmit autentike të jetes e vlerave të para-ardhesve tanë të larget e të afert…Ku çdo eksponat është një ”histori” në vehte e per rrjellojë një liber në vehte.. E gjithë kjo punë historike (dhe shkencore) që rrokë vleren e qindra librave të shkruar, ka vetem një autor, zotri Stjefen Ivezaj, që me plot gojë e zemer themi se është autori më i sukseshem i të gjithë atyre burrave dhe burrneshave qe janë marrë, kanë folur e kanë shkruar per trashigimin historike të kesaj “copë” Shqiperi…
“ ..Madheshtia e lulezimi i kombeve nuk vjen prej fjaleve te bukura e
të kandeshme , por prej veprave të mëdhaja, prej karakterit të fortë e prej
Burrnijet..”(Shtjefen Gjeçovi, Atdhetaret e vertet-1915) ..Edhe Shtjefen Ivezaj me ketë kryeveper monumentale të ngritur në shtepinë e tij, ka treguar se është një burrë i veprave të mëdhaja e karakterit të fortë… Por muzeu sot është i rrezikuar…ai i ngjanë një varke mbi ujë, që nga dallget rrezikon të mbytet.. Ketë mrekulli autoktonie mund ta shpetojë pa u mbytë patriotet shqiptar kudo që ndodhen, mund ta shpetojnë shteti shqiptar, i cili perveç fondeve financiare që do perdoreshin per rikonstruksionin e muzeut dhe ruajtjen e eksponateve (inventarit arkeologjik dhe etnografik), duhet ta shpallin Muzeun trashigimi kulturore, duke kerkuar mbrojtje nderkombetare dhe mbrojtje me status të veçant nga shteti i Malit Zi, duke pasur të drejten e pronsisë kulturore e trashigimore shteti shqiptar.. Modelin e kesaj mbrojtje e kemi në Kosovë ku manastire e kisha ortodokse serbe (psh nanastiri i Deçanit..), mbrohen me status të veçantë nderkombetar…, kur dihet se ato janë thjeshtë jo simbole të autoktonisë serbe, por simbole të dhunes fetare e kulturore të ushtruara nga pushtuesit serb ndër mote e shekuj, ndersa muzeu i jonë në Lekaj të Tuzit ka vetem eksponate qytetrimi, zhvillimi dhe trashigimi historike autoktonie të shqiptareve në trojet e veta, që kur u krijua jeta mbi ketë “cope” truall të kontinentin Europian, ku ne shqiptaret kemi hellur të paret faren e njerzimit e qytetrimit…
Malësi e Madhe, 2017