‘Mother Jones’ zbulon lobistin e LSI të lidhur me oligarkët rusë

“Mother Jones” ka bërë një tjetër investigim, se si partitë shqiptare paguajnë qindra mijëra dollarë lobistët në Amerikë, për të pasur akses në administratën amerikane. Këtë radhë revista amerikane ka zbuluar përpjekjet e LSI-së, për të lobuar në Amerikë.

Partia e drejtuar nga Ilir Meta, ka kontaktuar një vit më parë Howard “Buck” McKeon, një ish-kongresist republikan, i cili kryesonte Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Shtëpisë, për t’u angazhua për të lobuar për LSI-në, që kërkonte qasje në administratën e Trump dhe republikanët e Kongresit.

Por pjesa më e madhe e punës së firmës së tij ishte financuar nga një ndërmarrje qipriote e quajtur Dorelita Limited. Ajo u krijua nga një avokat në Qipro, i cili specializohet në formimin e koorporatave në det të hapur dhe që ishte i lidhur me kompani të lidhura me një oligark të shquar rus.

Megjithatë, kjo kompani tani kontrollohet, të paktën në letër, nga një avokat me bazë në Athinë, i cili në të kaluarën ka këshilluar një miliarder të diskutueshëm grek. Burimi i parave që rrjedh nga Dorelita në Grupin McKeon, i lobimit të McKeon, i themeluar në vitin 2015 pas largimit nga Kongresi, mbetet i errët.

Marrëveshja ngre pyetjen se kush e ka paguar për lobimin e SHBA në emër të një partie të vogël shqiptare të quajtur Lëvizja Socialiste për Integrim (e njohur nga shkurtimi i saj shqiptar), përpara zgjedhjeve në vend vitin e kaluar.

Shkrimi i Mother Jones:

Vitin e kaluar, Howard “Buck” McKeon, një ish-kongresmen republikan i cili ksihte drejtuar Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Dhomën e kongresit, u punësua për të lobuar për një parti politike shqiptare e cila kërkonte akses te administrata Trump dhe kongresmenët republikanë.  Por pjesa kryesore e punës së firmës së tij u financua nga një kompani qipriote nafte e quajtur Dorelita Limited. Subjekti në fjalë ishte krijuar nga një avokat qipriot i cili është i specializuar në krijimin e kompanive off-shore dhe që ka lidhje me kompanitë e lidhura me një oligark të rëndësishëm rus. Edhe tani kjo kompani nafte kontrollohet, të paktën sipas dokumentave, nga një avokat me banim në Athinë i cili në të kaluarën ka qenë një miliarder i përfolur grek. Burimi i parave që vërshuan nga Dorelita te McKeon Group, dyqani i lobimit i McKeon i krijuar më 2015 pasi ai u largua nga Kongresi, mbetet i errët.

Pagesa ngre pyetje se kush pagoi për lotimin në SHBA në emër të një partie të vogël shqiptare, që është partia e tretë dhe që quhet Lëvizja Socialiste për Integrim (e njohur në shqip me shkurtimin LSI) përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Marrëveshja misterioze jep një tjetër shembull të interesave të errët që përdorin kompanitë offshore për të depërtuar në sistemin politik amerikan në përpjekje që ky i fundit të ndikojë te politikat në Ballkan. Muajin e kaluar, Mother Jones raportoi se Nicolas Muzin, një ish-ndihmës i senatorit Ted Cruz i cili kishte punuar gjithashtu edhe për fushatën e Trump, ishte paguar nga një kompani skoceze nafte q kishte lidhje me disa shtetas rusë për të lobuar për Partinë konservatore shqiptare të opozitës (Lexo: Partinë Demokratike të Shqipërisë).

Në janar 2017, McKeon Group nënshkroi një kontratë prej 15,000 dollarësh në muaj me LSI-në, partinë e tretë politike në Shqipëri, që të lobonte në emër të saj në Uashington dhe të promovonte kreun e saj Ilir Meta, i cili asokohe ishte kryetari i parlamentit të Shqipërisë. Asokohe, Shqipëria, një vend me shumicë myslimane me 2.9 milionë banorë, që është në kufi me Greqinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi, po kandidonte për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilat zhvilloheshin përkatësisht në prill dhe qershor 2017.

HOW A MYSTERIOUS OVERSEAS SHELL COMPANY USED A FORMER GOP CONGRESSMAN TO LOBBY TRUMP AND CONGRESS

http://www.javanews.al/lobimi-rus-ja-pse-kryemadhi-mbronte-bashen-mother-jones-zbulon-lobistin-e-lsi/