Mosha e drurëve, mosha e gjallimit të jetës dhe shpërblimit të natyrës

Nga Kristo Kauri

Edhe druret e tregojne me menyren e vet moshen e tyre!

Kur jane ne moshe te re levorja e tyre eshte e paster, pa rudha, ashtu sic eshte tek njeriu kur eshte i ri. Kur rriten ,dhe kjo ndodh mbi moshen pesedhjete vjet, fillojne te formojne rudha ne pjesen e poshtem te trungut, ne bazen e tij. Me kalimin e kohes, keto rudha fillojne te thellohen.
Shpejtesia e formimit te tyre, varet nga lloji, klima, toka, rrezatimi diellor..Disa lloje, si pisha, valanidhi, lisat ne pergjithesi, i formojne rudhat me shpejt, ndersa ahu, meshtekna, bredhat, e mbajne pastertine e lekures deri ne moshen 100 vjec. Kjo ndodh, se fenomeni i rinovimit te lekures tek keto lloje eshte shume i larte.
Sa me te thella jane rudhat tek druri, aq me i moshuar eshte ai. Ahu kur kalon gjysmen e moshes se tij, pra te 100-200 vjet, atehere fillojne dhe cfaqen rudhat.
Myshqet, likenet, kerpudhat, gjejne kushte te favorshme dhe rriten ne keto te cara. Me instalimin e tyre, ato formojne nje jastek te gjelber natyror, dhe qendron i tille sa eshte druri ne kembe. Ne duke pare keto jasteqe, edhe nga larg mund te llogarisim perafersisht moshen e drurit. Sa me lart trungut arin ky jastek natyror,aq me i moshuar eshte druri i ahut.
Rol te vecante ne plakjen e drurit lozin shume faktore , si trashegimia gjenetike, sjellja dhe metabolizmi, programimi qelizor, menyra e jeteses. ..
Sa me shume drite, sa me shume diell, sa me shume rrezatim, aq me shpejt fillon formimi i rudhave. Ky fenomen nuk ndodh dhe tek njerezit, ku rrezatimi i fort diellor provokon plakjen e lekures dhe formimin e rudhave?!
Po te shikojme me kujdes, levorja ka me shume rudha nga pjesa qe goditet me shume nga rrezet e diellit.
Pra, lekura nuk eshte pasqyre vetem e lumturise, apo vuajtjeve te njeriut. Ajo pasqyron ne menyre perfekte dhe “lumturine” apo “vuajtjet “ e drureve.
Edhe druret si njerezit, me kalimin e moshes humbasin gradualisht energjine, aftesine per rinovimin e lekures, ato tashme nuk jane ne gjendje te fshehin moshen.
Per te percaktuar moshen e sakte te drurit te prere, ne numerojme rrathet vjetore te tij. Cdo dru realizon rritjen e tij. Shtesa e drurit fillon ne pranvere, dhe kjo ndodh midis levores se drurit dhe kambiumit, qe eshte pjesa me jetesore(kalon limfa,ushqimi), dhe mbaron ne vjeshte .
Ne pranvere, me qe kushtet jane me te mira ,rrathet jane me te qarta dhe me te gjera, ne vere dhe vjeshte shtesa e rritjes eshte me e erret.
Cdo vit gjate rrritjes, druri formon rrathet vjetore , cdo rreth perfaqeson nje vit. Trashesia e tij varet nga kushtet klimateriko-tokesore te vitit. Ne vitet qe ka lageshtire, temperatura normale, ushqim te mire, rrathet jane me te gjera. Ne vitet e veshtira, pa rreshje, me temperatura te ulta, me furtuna, rrathet jane te ngushta. Rrathet nuk jane simetrike, ne formen e tyre ndikojne kushtet atmosferike, zjarret, ngricat, ndotjet, demtimet.
Moshen e drurit mund ta masim saktesisht dhe pa e prere, me ndihmen e nje tyrjele te posacme.
Me tyrjelen ne nxjerrim nga druri , nga trungu, ne lartesine 1,3 metra, nje kampion ku numerojme rrathet e drurit ,qe dallohen qarte ne kete kampion.
Tek druret halore te rinj, pishat, cedrat, bredhat, araucaria, etj. mund ta masim duke numeruar degezimet e tyre qe jane te dallueshme. Nga degezimi ne degezim(vertikalisht), eshte rritja e nje viti.