Monica Bellucci, puthje pasionante me komedianin në Festivalin e Kanës, Alex Lutz

Ajo joshi publikun me rolin e saj me agjentin sekret James Bond gjatë paraqitjes së saj të fundit në filmin “Specter”. Por Monica Bellucci punoi me sharmin e saj të papërmbajtshëm, duke përmbushur një rol prestigjioz si Mjeshtre e Ceremonive në ceremoninë e hapjes së 70-të vjetorit të Festivalit të Filmit në Kanë mbrëmjen e së mërkurës. Modelja dhe aktorja italiane, 52 vjeç argëtoi të ftuarit brenda Pallatit të Festivaleve dhe Kongreseve duke u puthur me komedianin francez Alex Lutz. Duke vendosur njërën dorë mbi fytyrën e tij, ish-vajza Bond, Monica e përkuli 38- vjeçarin dhe puthi me pasion buzët e tij përpara premierës së mbrëmjes së filmit të ri Ismael’s Ghost. Ylli i zjarrtë tashmë kishte fituar vëmendjen në sajë të veshjes së saj – një fustan të hollë Dior, me vija me shkëlqim. Më pas Monika përshëndeti ngrohtësisht Presidentin e jurisë së Kanës, Pedro Almodovar dhe anëtarët e tjerë të jurisë.