Monedha dixhitale, Bitcoin kërcënon sistemin bankar, transaksionet anonime

Përdorimi i monedhës virtuale Bitcoin erdhi si një alternativë e bankingut online në kohën e krizës në 2008, por sot ai paraqitet si një kërcënim për sistemin bankar. Eksperti ligjor Zaim Lakti shpjegon se sot përmes monedhës elektronike në anonimitet të plotë, mund të bëhen transaksione të mënjehershme, me kosto të ulëta dhe të pakontrolluara nga askush.

LaktiKa një pjesë e kompanive që kanë filluar të investojnë për ngritjen e infrastrukturës për prodhimin e Bitcoin-ve. Për shembull në Kosovë, para disa javësh kanë hyrë mallra me vlerë 800 mijë euro posaçërisht për prodhimin e  Bitcoin-ve.

Në Shqipëri, nuk kemi trendin e prodhimit të Bitcoin-ve, por kemi trendin e investimit të Bitcoin-ve, pra si tip burse, që ne investojmë sot duke qenë se është 2500 dollarë dhe që pritet të shkojë 4 mijë dollarë dhe ky është fitimi.

Sipas ekspertit Lakti, në Shqipëri aktualisht kompanitë po investojnë në bitcoin, ndërsa institucionet duhet ta shohin si alarm përdorimin e gjerë që po merr për fakti se bitcoin është mënyrë më thjeshtë për të pastruar para, për të financuar terrorizimin apo tregtuar mallra të paligjshëm.

Lakti: Nëpërmjet bitcoin, duke qenë se ka një vlerë të madhe rreth 2500 dollarë lehtësisht mund të pastrohen para. Këto nuk janë të kontrollueshme nga institucionet shtetërore. Edhe për financimin e terrorizmit që më vonë mund të dalin. Fakti që nuk kemi statistika, institucionet shtetërore duhet të jenë në alarm.

Përmes një llogarie përmes së cilës hidhesh në bursë çdo kush mund të bëhet pjesë me një kapital prej 3000 dollarë apo euro të cilat përkthehen në bitcoin, të cilat blihen dhe shiten sipas zhvillimit në treg, fitime të cilat kalojnë në kartat e kreditit.

Në Shqipëri nuk mund të flasim për statistika sesa është numri i shqiptarëve të përfshhirë, por Tirana dhe Fieri janë identifikuar si dy qendra ku mund të ndodhë pastrimi i parave në këtë formë.

Sot një bitcoin ka arritur vlerën e 2500 $ dhe pritet që ajo të shkojë në 4000 $, ndërsa vlera në tregun global e kësaj monedhe është mbi 100 bilion dhe pritet të shkojë 1 trilion. Dita