Mjekimet e gabuara, në gjashtë muaj, 30 çështje në Gjykatën e Tiranës

Muajt e fundit, në Prokurori dhe në Gjykata ka rritje të numrit të përsonave që ngrejnë padi për mjekim të gabuar. Vetëm në gjykatën e Tiranës janë në gjykim 30 çështje për këtë pretendim. Por, presidenti i urdhërit të mjekëve analizon një sërë problemesh dhe mangësish në sistemin e shëndetësisë si: mungesa e siguracioneve të profesionit për dëmshpërblimin e pacientëve, mungesën e vetëdeklarimeve të mjekëve për gabimet e bëra në protokollin e mjekimit, si dhe mungesën e mjekëve klinicitë në gjykatë.

Enver Haka: E padiskutueshme që është faji i mjekëve. të më iki fëmija 25 vjeç… tani që po flas me ju po prishet mishi…

Ky është  Enver Haka,  babai i të ndjerës Doriana Hakës 25 vjeçarja që humbi jetën vetëm pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj. Çështja është ende ne gjykatën Tiranës ku të akuzuar janë dy mjek të maternitetit “Koco Glozheni”, anestezistja dhe kirugu.

Po ky nuk është i vetmi rast që ka përfunduar në dyert e drejtësisë me pretendimin  për mjekim të gabuar. Për gjashtë muaj, në Gjykatën e Tiranës janë depozituar 30 padi nga familjarë të pacientëve pasi pretendojnë për mjekim të gabuar që në shumë raste ka patur pasoja fatale për jetë.

Ndryshe nga vende të tjera, në Shqipëri sistemi shëndetësor nuk mundëson mbrotjen e pacientëve pa iu drejtuar urdhërit të mjekut apo gjykatës. Mjekët nuk vetëdeklarojnë gabimet mjekësore, për të analizuar situatën dhe për të shmangur një rast tjetët me pasoja të parikuperueshme shëndetësore.

Dr. Fatmir Brahimaj, Presidenti i Urdhërit të Mjekëve: Mjeku e vetëdeklaron gabimin me idenë për ta analizuar dhe për të evituar përsëritjen e tij. Por tek ne është shumë e vështirë sepse me këtë opinion mjeku nuk mund ta deklarojë.

Por çështja nuk qëndron vetëm tek mjekët; sistemi shëndetësor nuk mundëson siguracione të profesionit; pra dëmshpërblim të pacientëve në rast gabim në protokollin mjekësor apo humbje jete.

Dr. Fatmir Brahimaj, Presidenti i Urdhërit të Mjekëve: Kompanitë e sigurimeve që natyrisht ato nuk duan të humbasin gjykojnë që tek ne ka rrisk të madh sepse institucionet tona janë akoma të paakredituara.

Presidenti i urdhërit të mjekut Dr Fatmir Brahimaj thotë se edhe në gjykaka bëhet ekspertiza mjeko-ligjore që përcakton kohën e vdekjes dhe shkakun por nuk ka mjek klinicistë për të parë protokollin diagnostikues.

Dr. Fatmir Brahimaj, Presidenti i Urdhërit të Mjekëve: Gjykata thërret ekspertët që janë mjekë ligjorë. Mejku ligjor zbulon shkakun e vdekjes, por e ka të pamundur që të vlerësoje protokollet diagnostik, sepse nuk është fusha e tij.

Rasti më i fundit është ai i dy ditëve më parë; ku pezulluan nga detyra me kërkesë të prokuorisë së Elbasanit 3 mjekë pediater këtij qyteti pasi janë vënë në akuzë për vekjen e një fëmijë 1 vjec në muajin mars të këtij viti. Manjola Hasa/Oranews.tv/