Mjalti, ja pse duhet ta konsumoni dhe cilat sëmundje trajton

Mjalti prodhohet nga bletët duke përdorur nektarin e luleve të ndryshme. Shija, aroma dhe cilësia e mjaltit, përcaktohen nga lloji i lules nga e cila prodhohet nektarina, por lulet më të mira që ndikojnë në cilësinë e mjaltit, janë tërfili dhe lulja e portokallit.

Edhe nëse mjalti është 100% natyral, ai është ende i lartë në sheqer me rreth 5.6g sheqer për lugë çaji prandaj këshillohet të përdoret me masë të kontrolluar. Mjalti përmban rreth 40% të fruktozës dhe 30% të glukozës, dhe për këtë arsye është më i lartë në kalori sesa sheqeri.

Mjalti i mirë është konsideruar si një shërues për dhimbjet e fytit dhe kollën. Një studim në vitin 2007 zbuloi se prindërit përdornin mjaltin për lehtësim simptomatik për kollën e natës së fëmijëve të tyre dhe dhimbjet e fytit. Këto rezultate u miratuan sërish nga një studim i vitit 2016 që zbuloi se mjalti mund të jetë më i mirë se “çdo trajtim tjetër” për lehtësimin simptomatik të kollës.

Gjithashtu mjalti ka veti antibakteriale natyrore dhe efektet e tij në shërimin e plagëve janë tepër të larta. Studimet laboratorike dhe ato klinike, kanë treguar se mjalti është një ‘’agjent’’ i efektshëm antibakterial i cili mund të ndihmojë në nxitjen e rritjes së indeve të reja dhe trajtimin e plagëve jo të rënda, si ulçera apo djegia.

Por përdorimi i mjaltit jo çdo herë ka efekte pozitive. Ekziston rreziku i ‘’botulizmit foshnjor’’ (një sëmundje e rrallë por serioze) nga mjalti. Prandaj, studiuesit këshillojnë prindërit që të mos u japin mjaltë fëmijëve derisa të jenë më shumë se një vjeç.

Duke marrë parasysh se mjalti përmban sheqer, ai mund të kontribuojë dhe në prishjen e dhëmbëve, ndaj ju mund të bisedoni me dentistin tuaj ose një profesionist tjetër shëndetësor nëse jeni i shqetësuar për shëndetin e dhëmbëve.

E.Z/ SCAN