MITINGU I ÇELJES SE FUSHATES/ Lulzim Basha dhe 80 mbështetës të PD përfundojnë në spital

Disa militantë të PD dhe vetë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë pësuar irritime në sy gjatë mitingut të djeshëm në hapje të fushatës elektorale në Tiranë. Disa nga pjesëmarrësit kanë pasur probleme me shikimin si dhe ënjtje në fytyrë nga përdorimi i lëndës djegëse.

Sipas burimeve, kreu i demokratëve ka marrë mjekim mëngjesin e sotëm. ku shkak i situatës dyshohet se është bërë hedhja e lëndëve djegëse gjatë hapje të fushatës elektorale.

Mësohet se rreth 80 persona kanë marrë trajtim mjekësor, 6 prej të cilëve janë shtruar në spital. Për rastin në fjalë, policia e Tiranës ka ngritur një grup hetimor për të gjetur shkakun e vërtetë.