MITINGJET PERMBYLLESE/ Basha nga Korça: Republika e re, republika e taksave të ulëta dhe e ekonomisë së fortë

/Arbi Fortuzi/ATSH/-. Kreu i Partisë Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale në Korçë.

Basha tha se nga Korça ushton zëri dhe forca e fitimit dhe lindjes së Republikës së Re, Republikës së taksave të ulëta dhe ekonomisë së fortë. Sipas Bashës, fitorja e 25 qershorit do të jetë si ajo e 1992-it.

“Partia Demokratike solli demokracinë për shqiptarët, anëtarësoi vendin në NATO. PD o ktheu shqiptarëve dinjitetin dhe u dha mundësinë për të udhëtuar të lirë në Europë pa viza.Pikërisht kjo parti kërkon të rikthehet fuqishëm me një program të qartë, ngritjen e ekonomisë dhe institucionit ekonomik në Shqipëri. Kam ecur me kilometra të tërë dhe njerëzit anembanë janë gati të votojnë PD, si në vitin 1992. Të gjithë duan ekipin tonë fitues dhe planin tonë ekonomik. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me prioritetet e gabuara të Edi Ramës, që shkatërrojë shpresën e vendit”, tha Basha.

Ai tha më tej se “nga institucionet ndërkombëtare del e vërteta, 56% e shqiptarëve duan të largohen nga ky vend. Ai jo që nuk lëvizi në drejtimin e duhur, por shkoi drejtë shkatërrimit të së ardhmes së vendit. Sot ai del me tre manikinë të dalë nga interneti. Njeriu që nuk mbajti premtimin e madh të 300 mijë vende pune, nuk gjeti dot dy shqiptarë për të nxjerrë në një kartolinë dhe i merr nga interneti. Por ai do dënohet për këtë dhe gjithçka ka bërë në këto katër vite. Shqiptarët janë zgjuar, janë ngritur dhe janë bashkuar, ashtu si edhe Korça sot për ti dhënë besimin Republikën e Re. Shqiptarët nuk mund të votojnë për të njëjtat premtime, që morën katër vite më parë. Rama nuk ka më ç’ti thotë shqiptarëve dhe kërkon të gjithë tepsinë për vete. Katër vite me radhë thotë unë, unë, unë… Por ai bëri vetëm qejf, teka dhe nuk mendoi për shqiptarët. Unë unë unë, tha katër vite rresht, dhe bëri vetëm fasada, kulla pa vlerë, palma të vyshkura dhe s’di më ç’tu thotë shqiptarëve”.

Gjithahstu, Basha tha se “tani Rama nuk thotë më unë, por ka kaluar tek ata, sikur të ishim ne në pushtet. Ai i rriti taksat, ai braktisi fermerët, kush i rriti tarifat për universitetin, kush i veshi me pushtet kriminelët. Kush harxhoi qindra e mijëra euro për të rregulluar zyrën e tij dhe la pa bukë shqiptarët, kush e futi Korçën dhe vendin në depresion. Ja pra këtë bëri Rama, që kishte katër vite kohë dhe harxhoi 16 miliardë euro për qejfet e veta, lojëra, ekspozita dhe harroië shqiptarët”.

“Me Ramën taksat do të rriten, me Ramën varfëria do të ngrihet. Me mua taksat do të ulen dhe ekonomia shqiptare do të rritet. Nuk do të pasurohen më oligarkët, por shqiptarët”, tha Basha nga Korça.