Mithat Havari tregon historine e vertete nga e shkuara “komuniste” e babait të Shkurte Pal Vates

Nje nga personazhet me interesante te kurajes se shtetformimit dhe ligjzbatimit ne momentet kruciale te Tiranes, Mithat Havari, shume aktiv ne komunikimin e rrjetit social Facebook, dhe jo vetem, ka publikuar rreth Pal Vates, nje personazh sa i njohur aq dhe i panjohur per brezin e sotem.

Brezi im ka qene deshmitar i idiotesirave qe rregjimi komunist aplikoi ne Shqiperi aty rreth viteve 1966 e vazhdim .

Ideologjia Enveriane glorifikonte portrete te zakonshem njerezish qe vdisnin gjat aksioneve e puneve te ndryshme ne ndertimin e socializmit te famshem utipik , duke i kthyer ne hyjni , heronj po e po .

Nje nga rastet tipike ishte Shkurte Vata , nje vajze e re nga Malsia e cila vdiq aksidentalisht ne hekurudhe ne Dushk te Lushnjes. Shkaku i vdekjes ishte nje masiv dheu qe e zuri nen vehte.

Kaq mjaftoi, Shkurta u shpall heroin e punes socialiste, mijra te rinj me anen e forces se pushtetit despotik viheshin ne rrjesht dhe marshonin ne kembe, nga Vlora, Korça, Berati, e gjith Shqiperia tek vendi ku vdiq Shkurte Pal Vata.

Ç’bejne ideologet e partis, moterzojne Shkurte Vaten e Malsise, me Zonja Çuren heroine e LNÇ nga Tragjasi i Vlores.

Del ne skene babi i Shkurtes qe per te kane dale dhe shume barcoleta, por historia ime ndryshon, eshte e vertete .

Marrin Palin me nje grup Malsoresh te rinj e te reja dhe i dergojne ne fshatin Tragjas.

Mbasi mbarojne ato ceremonit e rastit ne mbremje miqte i shperndan ne shtepit e vendasve.

Te zeste fshatare mezi ushqenin femijet e tyre me buk misri, e jo te pergatisnin darke per “miq” te ardhur nga halli.

Komisioni i festes aty vendosi qe shokun Pal ta çonin ne shtepi te drejtorit te shkolles, per arsyen e thjeshte, ishte me ndryshe ekonomikisht se dhe gruaja e tij punonte arsimtare.

Ok i pergatiten darken metozori mikut, pine dhe nje gote raki e pastaj shkuan te flene.

Ne mengjes pa zbardhur drita kur te zotet ishin ende ne gjume, Pali ngrihet vesh pallton e drejtorit qe ishte varur pas deres e ben te dale, por te zotet e shtepis vigjilent, ngrihen me njehere dhe çte shohin palltua ne trupin e mysafirit.

U pane sy ne sy burre e grua, drejtorit komunist s’ja mbante ti thoshte: me fal shoku Pal kjo eshte palltua ime, kishte frike nga partia mund ta ndeshkonin per munges humanizmi vellazeror etj dengela te asaj kohe te erret.

Por e shoqja nje labe inteligjente i thot Palit aty per aty: .Shoku Pali, ke ngaterruar palltot kjo qe ke veshur eshte e burrit tim dhe frrap ja kapi pallton nga supet, ja hoqi thuaj me dhune, sakaq i veshi xhoken e vet me te cilen kishte ardhur.

Kjo eshte jotja i tha zonja e shtepis sy pa dridhur.

Pas kesaj situate te rende e komike mysafiri Pal Vata uli koken por nuk besoj me turp, u largua ne agimin e zbehte te asaj dite dhjetori drejt aventurave te reja qe partia po i pergatiste .

Sigurisht historia mori udhe njerezit e pershendesnin mesuesen per veprimin dinjitoz te kryer , biles dhe njerezit e partis nen ze e miratonin veprimin e saj dinjtoz e kurajoz nje herazi .

I ktheu pallton burrit te saj bler me skarifica duke shternguar rrypin fort , se po te kishte ngelur ne kurriz te Palit , kushedi sa vite te tjera do kalonin ta blinin perseri !.