Miqësorja e fundit para Europianit në Francë, kuqezinjtë humbasin me Ukrainën, 1 me 3

Ukraina fitoi ndeshjen miqësore me Shqipërinë. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së premtes në Bergamo të Italisë, përfundoi me rezultatin 1­3 për Ukrainën. Pjesën e parë, Shqipëria dhe Ukraina e mbyllën në barazim 1­1. Kuqezinjtë u gjendën në disavantazhin e një goli në minutat e para të takimit. Ukrainasit shënuan në minutën e 8′ me anë të Stepanenkos. Një top i devijuar në zonë u dërgua në rrjetë nga ukrainasi. Por kuqezinjtë reaguan duke barazuar rezultatin pak minuta më pas pësimit të golit. Armando Sadiku nuk fali para portierit ukrainas, pas një krosi të gjatë që mori nga e djathta. Sulmuesi la pas dy mbrojtësit në një aksion të shpejtë dhe barazoi shifrat në minutën e 12’. Si në pjesën e  parë kuqezinjtë kanë pësuar gol pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke u gjendur sërish në disavantazh ndaj ukrainasve, të cilët shënuan golin e dytë me anë të Yarmolenko në minutën e 49-të. Ka qenë minuta e 87-të, kur Konoplyanka përfitoi nga një gabim i Agollit në mbrojtje duke shënuar edhe golin që vulosi gjithçka. Ndryshe nga pjesa e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi, përveç një goditje dënimi të Kaçes dhe një gjuajtje të Lenjanit që kapi shtyllën, nuk ka gjetur forcën e duhur për të ndryshuar rezultatin, duke mos e vënë në rrezik portierin ukrainas.

Një tjetër kombëtare u pa në pjesën e parë, ku ashtu edhe si në miqësoren e kaluar me Katarin, kuqezinjtë kanë pësuar gol që në minutat e para të ndeshjes, kur në minutën e 9-të Stepanenko kaloi në avantazh ukrainasit. Por ky avantazh nuk ka zgjatur më tepër se 4 minuta, pasi numri 10-të i Shqipërisë, Armando Sadiku ka barazuar shifrat. Ky i fundit ka pasur edhe një mundësi të artë për të kaluar kuqezinjtë në avantazh në minutën e 37-të. Përballja me Ukrainën ishte testi i fundit për skuadrën e drejtuar nga tekniku italian para startimit të Euro 2016-s, jo thjesht si një miqësore, por edhe një test për të matur në distancë forcën me një prej rivalëve në grup, Rumanisë, e cila u mund nga Ukraina me rezultatin 4-3, në miqësoren e së dielës.