Ministri i Brendshëm shqiptar, Fatmir Xhafaj, në Uashington për një vizitë, takime me zyrtare në FBI, DEA, Kongres dhe DAP

Nëse ka ministër në kabinetin e Edi Ramës, i cili punon me përkushtim dhe pa asnjë kompromis me shkelësit e ligjit ai është Fatmir Xhafaj. Këtë të enjte Fatmir Xhafaj, Ministri i Brendshëm, shkruan në rrjetin social, se u takua me kongresmenët Anderholt dhe Steve King.

Ministri Xhafaj thekson se ka marrë vlerësime dhe mbështetje të fortë për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë“. Ndër të tjera ai thekson se: “Në Uashington për një vizitë zyrtare. Së bashku me mua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe një ekip nga MB e Policia e Shtetit. Të ftuar nga kolegët dhe miqtë tanë amerikane. Një axhendë e ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA etj.

Në Kongres fillimisht në një takim shumë konstruktiv me kongresmenin Robert B. Anderholt dhe më pas një takim me një tjetër mik të Shqipërisë, kongresmenin Steve King. Vlerësime dhe mbështetje e fortë prej tyre për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.

Dje në një darkë pune me disa personalitete të njohur për përvojën e tyre si ligjvënës, në fushën e sigurisë dhe diplomacisë, miq e mbështetës në vite të Shqipërisë. Një diskutim shumë interesant për sfidat aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit”, shkruan Fatmir Xhafaj.

Ministri Xhafaj ka mbështetje të hapur amerikane në punën e tij në luftën ndaj krimit të organizuar.