MIMI KODHELI NGA “Mos i fol shoferit”/ Keqardhje për përjashtimin e Jozefina Topallit dhe disa mesazhe për Ben Blushin

Taksia e Rudina Dembacaj, aktores së humorit e cila moderon emisionin “Mos i fol shoferit”  transmetuar mbrëmjen e të premte në Ora News udhëtoi drejt Kukësit.

Pasagjerja speciale këtë herë ishte ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Duke komentuar listat e kandidatëve të PD-së, Kodheli thotë:  “Jozefina dhe Majlinda duhej të ishin aty”.

“Nuk është çështje gjynahu por çështje parimi. Nuk shikoj asnjë arsye. të asnjë natyre, logjike, politike morale, sociale, racionale që më bën të besoj se nuk duhej të ishte Jozefina në listën e PD”.

Duke veshur rolin e personazhit te Jozefina Topallit, Rudina e fton Kodhelin të formojë parti dhe vjen përgjigjja e ministres.

Është hera e parë që në Kukës drejtimin e PS-së e merr një  grua. Zonja Kodheli është e para në listën e kandidatëve dhe e parandjente që as këtë herë nuk do të ishte kandidate në Tiranë.

“Tashmë jam mësuar që kandidimi në Tiranë ishte gjëja e fundit që mund të dëgjoja nga vendimmarrja e kryesisë apo e kryetarit. Por jo është ok. Mendoj se Tirana ka shumë përkujdjes, për faktin se e drejton Erjoni, ka shumë lëvizje, administratën”

Po a ka qenë Ben Blushi miku saj?

Mimi Kodheli:Ben Blushi nuk ka qenë asnjëherë miku im, ka qenë kolegu im. Unë nuk kam asnjë mik në politikë”

Po ecën vetë Ben Blushi tani?

Mimi Kodheli: “Beni ka akoma nevojë për ca paterica. S’di të ecë akoma vetë, megjithatë i uroj shpejt të ngrihet në këmbë”

Zonja Kodheli ka dy mesazhe

Një për të rinjtë: “Është kohë shumë e bukur që të rinjtë të merren me politikë”

Mesazhi tjetër është për politikën: Të punojë më shumë për të begatuar këtë vend”