META SULMON BASHEN/ Politikan i çmendur që e nise nga Çadra e Lirisë dhe shkove te ajo e Oligarkisë

Ish-kreu i LSI shpërthen ndaj Bashës dhe PD-së: E nisën tek çadra e lirisë dhe e mbyllën tek Çadra e oligarkisë

Presidenti i zgjedhur, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka akuzuar Partinë Demokratike nga Lushnja duke thënë se e nisën tek çadra e lirisë dhe e mbyllën tek çadra e oligarkisë. Ai tha se LSI do të jetë forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë që u çmendën nga politikanët e çadrave. Meta pati edhe një mesazh për gratë lista, duke iu referuar përjashtimit të Jozefina Topallit nga lista e kandidatëve për deputetë.

Lëvizja Socialiste për Integrim në 25 qershor do të votohet, jo vetëm nga të gjithë ata që janë sot me të, por do të votohet nga të gjithë ata të cilët e shohin këtë forcë si shtyllën kryesore të stabilitetit dhe të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri. Sepse LSI ka një mesazh gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues. LSI nuk i largon gratë e shquara nga listat natën dhe në errësirë. Ne i vlerësojmë, i çmojmë dhe i besojmë ato që të drejtojnë listat tona”, tha Meta.

Duke shprehur besimin se LSI do dalë forcë e parë në 25 Qershor, Meta tha sërish se Petrit Vasili, i kandidon si i pari i listës në Qarkun e Fierit, do jetë kryeministri i ardhshëm.

Jemi krenar qe kemi në krye të listës së Fierit kryeministrin e ardhshëm Petrit Vasilin, i cili e njeh shumë mirë këtë qark dhe do bëjë që qarku i Fierrit të jetë qendra e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë”, tha Meta.

Meta i ftoi qytetarët e Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë që të votojnë LSI forcë të parë.

“Sfida jonë është që deri në 25 qershor, të çojmë kudo mesazhin e LSI për taksat e ulëta mbi të ardhurat, taksat mbi bujqësinë dhe gjithçka që ndihmon rritjen e të ardhurave tuaja, mbijetesën dhe zhvillimin e çdo biznesi tuajin, hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Meta.

 Më poshtë fjala e plotë e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta gjatë takimit të Lushnjës:

LSI forcë e parë! LSI forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë e Shqipërisë, që u çmendën nga politikanët e çadrave, që e nisin te çadra e lirisë dhe e mbyllin te çadra e oligarkisë! LSI forcë e parë për vajzat dhe për djemtë tuaj në Lushnje dhe në të gjithë Shqipërinë që të kenë një të ardhme të sigurt në Shqipërinë tonë të dashur dhe kjo e ardhme e sigurt kërkon më 25 qershor LSI-në forcë të parë për një drejtim të ri që ul taksat dhe hap vende të reja të punës.

Për një drejtim të ri të qeverisë, të mençur, me vizion, me përgjegjshmëri dhe me gjithëpërfshirje. Ndaj nuk mund të flas më shumë se sa foli kryetari i LSI-së, Petrit Vasili për programin dhe për vizionin e kësaj force politike për Lushnjën, për qarkun tuaj për zhvillimin e bujqësisë dhe për zhvillimin ekonomik. Por mund t’ju them me bindje të plotë se duhet të vazhdoni të çoni këtë mesazh në çdo familje të Lushnjës, në çdo biznes të vogël apo në prag falimentimi apo të mbyllur në Lushnje në Fier dhe kudo.

T’ju tregoni diferencën që bën LSI-ja në mënyrë që të ndryshojë një herë e mirë perspektiva e familjeve të thjeshta të Lushnjës. U bëj thirrje të gjithë grave të gjitha nënave, të gjitha vajzave këtu në Lushnje, që çdo ditë me këtë mesazh pozitiv të LSI-së të trokasin pranë kujtdo dhe të kërkojnë që të gjithë t’i bashkohen më 25 qershor këtij transformimi të pandalshëm, që do të sjellë jo vetëm renditja të parët në fletën e votimit, por edhe kutia e votimit më 25 qershor, në mënyrë që Shqipëria të ndahet një herë e mirë me diletantët, të cilët mendojnë se mund të frenojnë shpërbërjen morale dhe elektorale të partive që kanë duke goditur me baltë LSI-në.

Por ky dëshpërim i thellë në të cilin ata kanë hyrë është një problem i tyre dhe i partive që përfaqësojnë. Sfida jonë është që deri më 25 qershor të çojmë kudo mesazhin e LSI-së për taksat mbi të ardhurat, për taksat mbi biznesin, për taksat për bujqësinë, për gjithçka që ndihmon rritjen e të ardhurave tuaja, që ndihmon mbijetesën dhe zhvillimin e çdo biznesi tuaj. Që ndihmon hapjen e vendeve të reja të punës, që ndihmon lehtësimin e kostove të jetesës, që ndihmon ngritjen dhe zhvillimin e bujqësisë të industrisë agro-përpunuese dhe të turizmit, që është thuajse i pashfrytëzuar në qarkun e Fierit për fat të keq.

Ne jemi krenarë që kemi në krye të listës së qarkut të Fierit, Kryeministrin e ardhshëm, Petrit Vasilin, i cili e njeh shumë mirë këtë qark dhe që do të bëjë çdo gjë, që qarku i Fierit të jetë vërtetë qendra e zhvillimit ekonomik të gjithë Shqipërisë.

Sepse i ka të gjitha resurset dhe mbi të gjitha Lushnja, Fieri dhe Myzeqeja kanë gra të jashtëzakonshme dhe punëtore, menaxhere të shkëlqyera, jo vetëm në familjet e tyre, por kudo. Lushnja gjithmonë ka nxjerrë gra të zonja dhe të afta. Unë jam shumë i kënaqur, që jam këtu për të mbështetur Almën, që jam këtu për t’iu thënë, që do jeni me fat që do keni deputete si Erisa Xhixho, e cila është një politikane e re dhe me eksperiencë, e mrekullueshme dhe plot me pasion.

Ne jemi krenarë për gratë dhe vajzat që kemi në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë Shqipërinë. E vetmja gjobë që mund të pësojë LSI-ja për gratë është pse ka vënë tre të parat gra dhe vajza në kryeqytet.

Sepse ato dhe të gjitha ju e meritoni të përfaqësoheni në mënyrën më të merituar dhe më cilësore. Lëvizja Socialiste për Integrim në 25 qershor do të votohet, jo vetëm nga të gjithë ata që janë sot me të, por do të votohet nga të gjithë ata të cilët e shohin këtë forcë si shtyllën kryesore të stabilitetit dhe të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri.

Sepse LSI ka një mesazh gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues. LSI nuk i largon gratë e shquara nga listat natën dhe në errësirë. Ne i vlerësojmë, i çmojmë dhe i besojmë ato që të drejtojnë listat tona.

Prandaj të dashura nëna, motra dhe vajza të Lushnjës, më 25 qershor votojmë numrin 1, votojmë forcën e parë, votojmë drejtimin e ri për një Shqipëri normale dhe evropiane. Për një Shqipëri me qetësi dhe dashuri.