Mesazhi i Atit të Shenjtë, Papa Françesku nga Kili: Është e domosdoshme t’i dëgjosh të papunët, indigjenët, emigrantët, të rinjtë

Papa në Kili: “dëgjojjini të papunët, popujt indigjenë, emigrantët, të rinjtë, të moshuarit dhe fëmijët”. Pastaj kërkimi “faljes” për abuzimet: “përkrahja e viktimave me gjithë forcat ” qё “tё mos përsëriten kurrё mё”

“Është thelbësore, madje e domosdoshme të dëgjosh”. Në emër të këtij imperativi, dje Papa Françesku ka përshkruar sfidat më urgjente që Kili duhet t’i pёrballojё, për të siguruar një të ardhme diplomacie dhe paqeje. “Dëgjojini të papunët, të cilët nuk mund të përballojnё tё stomen , e aq më pak të ardhmen e familjeve të tyre,” kёshtu filloi Papa Françeksu tё hyjë nё detaje: “Dëgjojini popujt indigjenë, shpesh tё harruar, të drejtat e të cilёve duhet të kenё vëmendjen dhe kultura e tyre duhet mbrojtur, që tё mos humbet një pjesë e identitetit dhe e pasurisë së këtij vendi, qё ёshtё nё kёrkimin e njё jete mё tё mirё, dhe, nga ana tjetër, tё punohet me forcë e shpresë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Dëgjojini të rinjtë, në ankthin e tyre për të pasur më shumë mundësi, posaçёrisht në nivelin e arsimit dhe, kështu, të ndjehen protagonistë tё Kilit që ëndërrojnë, duke i mbrojtur nga goditja e drogёs që ua merr pjesёn më të mirë të jetës së tyre. Dëgjojini të moshuarit, me urtinë e tyre kaq të nevojshme dhe me barrën e brishtësisë së tyre. Ne nuk mund t’i braktisim ata”. “Dëgjojini fëmijët, të cilët po hyjnë në botë me sytë e tyre plot me mahnitje e pafajësi e prej nesh presin përgjigjet reale për një të ardhme me dinjitet”, përfundoi Papa duke iu referuar të qartë pedofilisё. “Unë nuk mund të mos shpreh dhimbjen dhe turpin që ndjej para dëmit të pariparueshëm qё disa anëtarë tё Kishës u kanё shkaktuar fëmijëve”, e pastaj fjalët e forta tё Papёs: “Unë dëshiroj të bashkohem me vëllezërit e mi në episkopat, sepse është e drejtë të kërkojmë falje e t’i mbështesim viktimat me gjithë forcat, ndërsa ne duhet të angazhohemi që kjo të mos ndodhë kurrë më “.

http://sq.radiovaticana.va/news/2018/01/17/papa_n%D1%91_kili_%D1%91sht%C3%AB_e_domosdoshme_t%E2%80%99i_d%C3%ABgjosh_t%C3%AB_papun%C3%ABt,_in/1359186