Megi Topalli: Një vend që harron dëshmorët e vet, komprementon të ardhmen

Pra dy ditësh ishte përvjetori i Konferencës së Pezës. Një dateë që meriton nderim. Atë ditë të 16 shtatorit 1942 shqiptarët bashkuan përfaqësuesit e tyre pa dallim bindjesh, ideshë dhe krahinash për të luftuar okupatorin në emër të Shqipërisë dhe lirisë. Qëllimi i saj idealist u tradhëtua shumë shpejt. Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se historinë e shkruajnë fitimtarët. Në fakt atë e shkroi tirani me kalemxhinjtë e tij, e tradhëtoi dhe manipuloi atë.

Dje nostalgjiket e tij bijë të tjetërsimit dhe ideologjisë e përkujtuan Enverin e tyre. Një tjetër turp në vargun e turpeve që ndodhin çdo ditë. Askush nuk u kujtua për Kryetarin e Konferences së Pezës ,ministrin e qeverise së Ismail Qemalit, për intelektualin, patriotin dhe politikanin shkodran Ndoc Çoba i cili pak vite më vonë do të vdiste nën torturat e regjimit komunist. Nuk u kujtua shteti dhe institucionet, nuk u kujtuan partitë sepse harresa dhe padija ju ka lebyrur ndërgjegjen e cila funksionon veç për retorikë politike dhe interesa personale. Por gjaku nuk bëhet  uje. Kudo nëpër ngjarjet e mëdha të vendit tonë Ndoc Coba shkëlqen dhe mirënjohja e brezave është detyrim.

Pardje rrënuan shtëpinë e Prek Calit heroit të rezistences antikomuniste, personazhit me të lavdishëm të qendresës në të gjithë lindjen komuniste. Por dua t’ju kujtoj të gjithëve fjalët e filozofit At Gjon Shllaku një tjetër martir i lirisë. Një vend që harron dëshmorët e vet kompromenton të ardhmen e tij. Përsonalisht jam krenare që mbiemri i mamasë sime është  Çoba.

Nderim për Ndoc Çobën, nderim për të gjithë ata burra e gra që e deshën Shqipërinë pa interes për të cilën dhanë jetën duke na lënë pas modelin sublim të idealizmit që nuk shitet, nuk blihet nuk korruptohet.