Mediat britanike, lavde këngëtareve kosovare, Dua Lipa, Rita Ora dhe Era Istrefi: Ato janë yje

Këngëtaret shqiptare Dua Lipa, Rita Ora dhe Era Istrefi janë të njohura në të gjithë botën për hitet e tyre në muzikë, duke treguar hapur që janë nga Kosova. Mediat britanike kanë shkruajtur për këtë rast duke treguar se si një vend kaq i vogël ka arritur të nxjerrë artiste të mëdha. Shkrimi i The Times: “Shteti i Kosovës që ndodhet në juglindje të Europës mund të jetë i vogël, por është kthyer në një vatër të promovimit të yjeve. Është sa tre herë Londra dhe ka vetëm 1.8 milionë banorë, më pak se cereku i qytetit të Nju Jorkut. Një ndër më të njohurat është Rita Ora që ka lindur në Prishtinë dhe kur ishte 1 vjeç u largua për çështje politike. Prindërit i vendosën nofkën Ora, që do të nënkupton kohën. 21-vjecarja, këngëtarja Dua Lipa është vajza e një ylli rocku nga Kosova, vend ku kaloi 4 vite të adoleshencës. Kënga e saj “Be The One” u rendit në vend të parë në 15 shtete dhe tashmë numëron 250 milionë klikime në Spotify. Suksesi i Era Istrefit u be virale pas këngës “Bon Bon”. Video ka arritur 180 milionë klikime në Youtube dhe ka firmosur për kompaninë Sony”.