Me ne fund arrihet marreveshja e shumepritur Rama-Basha. Mbyllet “çadra e lirise”, zgjedhjet me 16 korrik

Pasmesnata e 17 majit dhe orët e para të 18 majit nga Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë në një prani ankthi, deklaratatsh kundërthënese dhe hamendësimesh, pritshmërishë dhe dakordësishë, më në fund ata të janë bashkë, Lulzim Basha dhe Edi Rama. Prania e medias ka përpirë këtë finale të një prej sfidave më të të ngërthyera të këtyre viteve. Para mikrofonëve kanë folur njëri pas tjetrit lideri i opozitës dhe kreu i qeverisë. Gjithçka është arritur në këtë takim të iniciuar nga kreu republikan, Fatmir Mediu dhe ai i PAA-së, Agron Duka.

U deshën tre orë kokë me kokë Basha-Rama që të zgjidhnin atë që nuk e zgjidhën për tre muaj rrjesht me çadër e protesta, dhe ironi ndaj njeri tjetrit.

PS dhe PD kanë arritur më në fund një pakt për të zhvilluar zgjedhje normale.

Ka përfunduar me marrëveshje takimi i gjatë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha , i cili është shprehur për gazetarët  se ka një marrëveshje me Ramën.

Basha u shpreh se marrëveshja do të bëhet e detajuar dhe e qartë në 24 orët e ardhshme. Edhe Rama është shprehur se nuk ka se çfarë të shtojë më shumë. “Kemi një marrëveshje, bazuar te paketa McAllister. Kjo marrëveshje do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik“, tha kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha vetëm: “Jam dakord 100% me kreun e opozitës“.

Pas daljes nga takimi me Kryeministrin, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim të shkurtër para mbështetësve në çadrën para Kryeministrisë. Basha nuk ka dhënë detaje se çfarë është arritur, por ka thënë se çdo gjë ka ndryshuar nga tre muaj më parë.

“Gjithçka ka ndryshuar. E pa mendueshmja e tre muajve më parë sot është realitet. Nesër nisim përgatitet për tu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të nisur së bashku rrugën drejt një Shqipërie ku gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si më parë, bazuar në vullnetin dhe qëndresën tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”,- tha kreu i PD-së në fjalimin e mbajtur në çadrën para Kryeministrisë.