MBARIMI I MANDATIT/ Presidenti i Republikës Bujar Nishani takim lamtumire me diplomate dhe ambasadore të akredituar në Tiranë

ATSH- I. Vata/ -Presidenti i Republikës Bujar Nishani organizoi sot në Pallatin e Brigadave takimin e lamtumirës me diplomatë dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë . Në fjalën e tij, Presidenti,  vendosi theksin në takimet më të rëndësishme të diplomacisë, dhe ngjarje të rëndësishme në vend që kanë lënë mbresa në punën e presidentit.

“Në të gjitha takimet e vizitat e mia me homologë dhe atoritete të huaja, në qendër të vëmendjes ka qenë promovimi i marrëdhënjeve të mira, miqësore dhe fqinjësore, si dhe demonstrimi dhe angazhimi i Shqipërisë si një vend partner i besueshëm në përballimin e sfidave dhe kërrcënimet me të cilat po përballet bota dhe shoqëria njerëzore sot”, theksoi Nishani.

Nishani e konsideroi vizitën në Kosovë si shumë të rëndësishme dhe tha se “Vizita ime e parë dhe e fundit e mandatit tim ka qenë në Kosovë. Kam pasur kenaqësinë të mirëpres dhe dy presidentë të Kosovës në Tiranë. Kosovën, kam patur  rastin ta vizitoj dhe shumë herë të tjera, por në mënyrë të veçantë,  kujtoj 5 vjetorin e Pavarësisë dhe cereminin e inagurimit të presidentit Thaçi”.

Një tjetër evendimet që ka lënë mbresa te Presidenti Nishani është  vizita e Papa Franceskut në Tiranë. “Ë paharrueshme për mua si president, si nga përmasat dhe nga mesazhet e dhëna, ishte mundësia për të mirëpritur në Tiranë, Papa Franceskun, në shtatorin e vitit 2014. Por edhe vizita ime në Vatikan në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, sot Shën Tereza e Kalkutës,  do mbetët e pa shlyer në kujtesën time”, tha Nishani.

Po ashtu Nishani tha se, në kuadër të axhendës rajonale me ftesë të  homologëve të mi, gjatë kësaj përiudhe,  kam zhvilluar vizita zyrtare në Sloveni, Mal të Zi, Kroaci në Bosnje-Hercegovinë, në Bullgari. Dhe një herë,  gjej rastin t’i falenderoj kryetarët e këtyre shteteve për pritjen e ngrohtë që më kanë rezervuar.

“Kam pasur kënaqësi të mirëpres në Tiranë presidentin e Maqedonisë, Bullgarisë, Bosnje-Hercegovinës. Një vëmendjeve të veçantë i kam kushtuar vendeve të rajonit ku jeton minoritet me popullësi shqiptare, bashkëpunimi me atoriteteve të larta të këtyre vendeve kamë vizituar shqiptarët që jetojnë në Serbi dhe Mal të zi për të përcjellë mesazhe bashkëjetese e bashkëpunimi, pavarësisht përkatësisë etnike”, shtoi ai.

Gjithashtu Nishani tha se “Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe dëshirë për të evindentuar kontributin e Shqipërisë për një të ardhme më të mirë të rajonit, kam marrë pjesë aktivisht në të gjitha Samitet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe, ku së bashku me liderët e vendeve pjesëmarrëse, kemi arritur të përmisojmë ndjeshëm frymën e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, që vetëm pak vite më parë përjetonte konflikte të dhunshme ndëretnike”.

Presidenti Nishani i bëri një ekspoze takimeve të rëndësishme me personalitete të larta dhe pritjen e tyre në Shqipëri për forcimin e bashkëpunimit dhe të stabilitetit në rajon dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.