MASAT STIMULUESE PER TURIZMIN/ Sezoni turistik veror- Hiqen vizat për shtetasit rus

Turizmi ne Shqiperi ze nje vend te kosniderueshem. Ekonomia shqiptare nga viti ne vit po reagon fuqishem nga impakti i turizmit, i cili megjithse ende sezonal ai vijon te jete nje potencial i fuqishem. Intitucionet shqiptare ne pergjithesi dhe operatoret turiste private ne vecanti po marrin masat per nje sezon sa me te frytshem. Nje nga masa qe stimulon interesimin e te huajve per te frekuentuar bregdetin shqiptar, por jo vetem ate, eshte ajo e liberalizmit te levizjes se shtetasve rus ne Shqiperi. Rritja e interesimit te te huajve per te kaluar pushimet ne Shqiperi tregon per stabilitet dhe garanci, por ne vecanti edhe leverdia ekonomike.

Në prag të çeljes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsoliduar prej disa vitesh, Këshilli i Ministrave ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit nga Rusia, për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017.

Ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çështjet e Turizmit.

Sipas këtij vendimi, shtetasit nga vendet e mësipërme, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë pa vizë.

Heqja e vizave për këto shtete bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj për këtë sezon vjetor