Besimtarë nga e gjithë Shqipëria do të kryejnë pelegrinazhin në kishën e Shna Ndout në Laç, në datat 12-13 qershor 2017.
Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit, policia e Lezhës ka marrë një sërë masash teknike dhe organizative, për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.
Kështu duke filluar nga ora 08:00 e ditës së hënë (12.06.2017) deri në orën 00:00 të ditës së martë (13.06.2017 ora), do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:
” Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout “
” Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
” Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”
Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të licensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile , zjarrfikësja, ambulanca dhe policia.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.
– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.
– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .
Policia e Lezhës kërkon mirëkuptimin e banorëve të Laçit, që të kufizojnë lëvizjen me mjetet e tyre në akset e qytetit të Laçit , për të shmangur trafikun dhe ngarkesën e mjeteve që ka në këto 2 ditë nga pelegrinazhi.