Masakra e Orlandos, bota e qytetëruar përcjell me pikëllim dhe makth tragjiken e këtij sulmi makabër

Hetuesit në Florida vazhdojnë të kërkojnë arsyet se përse një person i armatosur vrau 49 vetë dhe plagosi 53 të tjerë të dielën, vrasja masive më e përgjakshme në historinë amerikane.

Ata thanë sot se po shqyrtojnë dhjetra informacione, për të përcaktuar nëse 29-vjeçari Omar Saddiqui Mateen, i dyshuar për masakrën në një klub nate të Orlandos, ka pasur ndihmë nnga njerëz të tjerë.

Agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve u thanë gazetarëve në Orlando se nuk do të lënë gur pa lëvizur për të gjetur shkaqet.

Autoritetet thonë se 29-vjeçari hapi zjarr në një klub nate që frekuentohej kryesisht nga homoseksualë në qendër të qytetit Orlando.

Mateen, i armatosur me armë automatike, shkëmbeu zjarr me një oficer policie që po punonte në klub pas orarit të rregullt. Pastaj u largua nga ndërtesa dhe u kthye, duke marrë një numër pengjesh, të cilët i mbajti për rreth tre orë.

“Ishte kaos i plotë. Në qoftë se do ta krahasoja me diçka, do të thosha se ishte si një skenë filmi, ku njerëzit kërkonin ndihmë. Disa njerëz shkeleshin me këmbë nga të tjerët. Klubi nuk kishte asnjë shenjë të qartë daljeje dhe ne nuk dinim se nga duhet të dilnim. Ishte një çmenduri e vërtetë,” tregon dëshmitari Janiel Gonzalez

Një skuadër policore e reagimit të shpejtë hyri në klub dhe e vrau personin që qëllonte.

FBI-ja thotë se gjatë kësaj kohe, Mateen i kishte bërë një telefonatë shërbimit të emergjencës, duke shprehur mbështetje për ekstremistët e Shtetit Islamik. FBI-ja e kishte marrë në pyetje këtë person tri herë në të kaluarën nën dyshimet se ai u mburrej kolegëve për lidhjet me al-Kaidën, por nuk mundi t’i verifikojë pretendimet e tij.

Në Uashington, presidenti Barack Obama tha se ngjarja e Orlandos ishte njëkohësisht akt terrorizmi dhe akt urrejtjeje:

“Kjo është një ditë veçanërisht e dhimbshme për të gjithë miqtë tanë – për të gjithë bashkëvendasit tanë LGBT. Personi vuri në shënjestër një klub nate ku njerëzit kishin shkuar për të qenë së bashku me miqtë, për të kërcyer, kënduar dhe jetuar. Vendi ku ata u sulmuan është më shumë se një klub nate; është një vend solidariteti, ku njerëzit mblidheshin për të rritur ndërgjegjësimin, për të shprehur atë që ndienin dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre civile”.

Presidenti Obama tha gjithashtu se ngjarja ishte një tjetër kujtesë se sa e lehtë është që dikush të mund “të shtjerë në dorë një armë dhe të qëllojë ndaj njerëzve nëpër shkolla, kisha, kinema dhe klube nate.”

Presidenti urdhëroi uljen e flamujve amerikanë në gjysmë shtizë në përkujtim të viktimave.

Masakra ndodhi ndërkohë që shumë qytete në mbarë botën festojnë qershorin si muajin e krenarisë për personat LGBT.

Ajo ndodhi pak më shumë se një ditë pas një tjetër ngjarjeje tragjike në Orlando, në të cilën këngëtarja Christina Grimmie, një 22-vjeçare pjesmarrëse në garën televizive të talenteve “The Voice”, u qëllua për vdekje nga një person pranë vendit të koncertit. I dyshuari, 27-vjeçari Kevin James Loibl, më pas vrau veten në vendin e ngjarjes.

Florida, fakte mbi masakrën

– Një person i identifikuar nga policia si Omar Matten i moshës 29 vjeçare vrau 49 njerëz mëngjesin e së dielës në një klub nate në Orlando të shtetit Florida. 53 persona gjenden në spital, ku shumë prej tyre janë në gjendje kritike.

– Më shumë se 300 njerëz gjendeshin në klubin Pulse, duke festuar Natën Latine. Pak minuta pas fillimit të shtënave, rreth orës 2 të mëngjesit, një postim në Facebook nga klubi thoshte, “Të gjithë dilni jashtë klubit dhe vraponi.”

– Autoritetet thonë se Mateen përdori një pistoletë dhe një pushkë të modelit AR-15 gjatë sulmit që zgjati 3 orë. Ai mbajti 30 pengje që u shpëtuan nga policia. Mateen vdiq rreth orës 5 të mëngjesit gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

– Kryetari i Bashkisë së Orlandos, Buddy Dyer e quajti të Dielën,“ndoshta dita më e rëndë” në historinë e qytetit.

-Mateen i telefoni numrit emergjent të policisë ku shprehu besnikëri ndaj grupit Shteti Islamik. Më pas, Shteti Islamik tha përmes medias se sulmi u krye nga një prej luftëtarëve të organizatës. Niveli i komunikimit mes tyre, nëse ka patur, ende nuk është i qartë.

– FBI e mori në pyetje Mateen në vitin 2013 dhe 2014, por hetuesit nuk gjetën prova për veprime të paligjshme. Agjenti i FBI-së Ronald Hopper tha se ka patur sugjerime se Mateen kishte prirje drejt terrorizmit radikal islamik.

– Policia e Orlandos ka publikuar emrat e viktimave, familjet e të cilëve janë njoftuar. Të vdekurit variojnë nga mosha 20 deri 50 vjeç.

Clinton, Trump reagojnë për ngjarjen në Orlando

Në reagimet e tyre të para për vrasjen masive më të rëndë në historinë amerikane, kandidatja demokrate Hillary Clinton tha se vendi duhet të mbrohet nga të ashtuquajturit “kriminelë të vetmuar”, ndërsa kandidati republikan Donald Trump tha se situata mund të përkeqësohet për shkak të dobësisë së udhëheqjes së vendit.

Duke folur për rrjetin CNN, zonja Klinton tha se amerikanët janë të aftë të bashkohen për të luftuar terrorizmin dhe krimet e tjera të dhunshme. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me komunitetin mysliman për të mposhtur këtë kërcënim. Po ashtu ajo theksoi nevojën e ndryshimit të ligjeve për pronësinë e armëve.

Rivali i saj republikan, Donald Trump, po gjatë një interviste për CNN-in, tha se terrorizmi i brendshëm mund të shtohet për shkak të dobësisë së udhëheqjes së vendit dhe ai bëri përsëri thirrje për të mos lejuar refugjatët sirianë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se “ata po vijnë me mijëra”.

Zoti Trump tha se myslimanët duhet t’i raportojnë tek autoritetet personat e dyshimtë, dhe ai ritheksoi mbështetjen e tij për ligjet e armëve. “Pronarët e armëve më shumë se kurrë më parë, kanë nevojë të vetë-mbrohen”, tha ai, duke shtuar se “në se ata që ishin në klubin e natës do të kishin armë, tragjedia nuk do të ndodhte ashtu siç ndodhi”.

Zi pas masakrës në Orlando

Një natë me kërcim e muzikë përfundoi me vdekjen e të paktën 50 vetëve. Eshtë sulmi më i rëndë me armë në historinë e SHBA-së. Po shtohen gjithnjë e më shumë të dhënat për një sfond silamist të sulmit.

USA Schießerei in Orlando, Pulse Nightclub - Trauer

Një zëdhënës i policisë federale të SHBA-së, FBI, deklaroi, se dorasi është Omar Mateen, një nënshtetas i SHBA-së. Përpara se ai të qëllonte verbërisht në një bar në shtetin e Floridës, Orlando, ku vrau të paktën 50 vetë, ai i kish telefonuar në numrin e emergjencës të policisë duke folur në emër të “Shtetit Islamik” (IS). Një agjenci lajmesh e afërt me IS-in nga ana e saj njoftoi të dielën (12.06), se atentatori i Orlandos është “luftëtar” i milicëve IS.

Sipas raidos së IS-it Al-Bajan, Mateen ishte luftëtar i milicëve terroristë të Shtetit ISlamik. “Zoti e ka ndihmuar Omar Mateen”, të kryejë një sulm kundër kryqëtarëve në një klub nate, njoftoi të hënën (13.06) radioja në fjalë. Al-Bajan konsiderohet si zëri zyrtar i xhihadistëve në zonën e sundimit të tyre në Siri dhe Irak. Nuk thuhet që sulmi të jetë planifikuar në nivelin e udhëheqjes së IS-it dhe të jetë mandatuar prej saj.

USA Schießerei in Orlando - Blutspende WarteschlangeQytetarët qendrojnë në radhë për të dhuruar gjak në ndihmë të të plagosurve

FBI-ja e njihte personin

E sigurtë është, që Mateen ka pasur dy herë kontakt me FBI-në, në vitet 2013 dhe 2014. Ai madje është marrë edhe një herë në pyetje nga policia federale. Tek kolegët e punës 29 vjeçari ishte shprehur për lidhjet e mundshme me terroristët. Aktualisht ai nuk ndodhej nën mbikqyrje. Armët Mateen para pak kohësh i kishte siguruar legalisht.

Sipa mediave në SHBA atentatori ka lindur në Nju Jork si fëmija i një çifti afgan. Vitet e fundit ai jetonte në Florida. Ai punonte për një firmë private sigurie.

Motivi urrejtja ndaj homoseksualëve?

Babai i atentatorit të pandehur ka përmendur si motiv të mundshëm të atentatit urrejtjen ndaj homoseksualëve dhe i ka përjashtuar arsyet religjoze. Djali i tij kishte qenë mjaft i shqetësuar nga fakti, që dy burra ishin puthur në prani të gruas dhe djalit të tij, i tha Mir Seddique televizionit NBC News. “Ata e bëjnë këtë dhe djali im i sheh”, ka thënë ai. Gruaja e divorcuar prej Mateensit më 2011 tha, se bashkëshorti i saj kishte qenë i dhunshëm, i pakalkulueshëm në veprime dhe i çoroditur mendërisht. Katër muaj pas martesës atë e shpëtuan pjestarët e familjes së saj prej bashkëshortit Mateen.

Atentatori i armatosur me automatik dhe një armë revolver natën në të gdhirë të ditës së dielë hapi zjarr në klubin e natës. Sipas autoriteteve në Orlando polica dhe atentatori kanë pasur shkëmbime zjarri para derës së klubit. Atentatori më pas ishte fshehur në brendësi të godinës, ku mbajti disa persona si peng.

Punonjësit e policisë, sipas këtyre të dhënave, ia dolën që me ndihmën e lëndës shpërthyese të futen në klub. Ky klub nuk është ndonjë sallë e madhe, por një ndërtesë e degëzuar me shumë salla. “Të paktën 30 pengje arritën të shpëtohen nga aksioni i policisë”, tha shefi i policisë lokale John Mina. Atentatori kishte qenë “i organizuar dhe i përgatitur shumë mirë”.

Shumë të shtëna të menjëhershme

Sipas Mina, në klub ndodheshin më shumë se 300 klientë. Sipas mediave, në program ishte një “Latin Night”, një natë me muzikë latineo-amerikane. Sipas dëshmitarëve okularë të shtënat nisën, kur shumë njerëz ishin duke kërcyer. Po ashtu dëshmitarët okularë thonë, se ka pasur dhjetra të shtëna njëra pas tjetrës.

Krahas 50 të vdekurve ka edhe mbi 50 të plagosur. Bari, në të cilin ndodhi sulmi më i rëndë me armë në historinë e SHBA-së, ndodhet në qendër të Orlandos. Qyteti është një destinacion i preferuar turistik. Edhe parku i argëtimit Disney World tërheq në Orlando çdo vit miliona turistë.

Atentatori i pandehur Omar Mateen ishte shtetas i SHBA-së dhe së fundi jetonte në St. Lucie në Florida. Me një makinë me qira ai udhëtoi deri në Orlandon rreth 170 km. larg. Sulmi ndodhi gjatë së ashtuquajturit muaji Gay Pride, kur në mbarë vendin zhvillohen parada homoseksualësh dhe festa.

CAIR e dënoi sulmin

Organizata më e madhe e myslimanëve në SHBA, e dënoi ashpër masakrën në Orlando. “Nuk ka asnjë justifikim për të tilla krime”, tha Nihad Awad vom CAIR (Council On American-Islamic Relations). Ai tha: “Si mundet të besojë në këtë mënyrë një njeri, se flet në emrin tonë? Kjo është e kundërta e gjithçkaje, për çfarë jemi ne, si myslimanë dhe si amerikanë.” Atentatori i Orlandos është edhe sipas së drejtës islame jashtë ligjit.

Atentati në Orlando është më i rëndë në SHBA që pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Në Nju Jork kryebashkiaku Bill de Blasio udhëzoi masa shtesë sigurie në qendrat për homoseksualët dhe lesbiket.

USA One World Trade Center Spitze in Regenbogenfarben

World Trade Center shkëlqen në ngjyrat e ylberit

Në shenjë solidariteti me viktimat e sulmit në Orlando flamuri në World Trade Centers në Nju Jork u vendos në gjysmështizë. Dritat e Empire State në Manhattan u fikën, për të shprehur dhimbjen prej masakrës më të tmerrshme të një atentatori të vetëm në historinë e SHBA-së.

Në Los Angeles të dielën para fillimit të paradës së homoseksualëve u arrestua një person i armatosur. Fillimisht autoritetet bënë fjalë për një person që “donte të bënte dëm”. Polica ndërkohë e ka tërhequr këtë deklaratë. I arrestuari nuk ka lënë të kuptohet, se ka pasur qëllime të këqia, por për armëmbajtje dhe posedim të lëndës shpërthyese ai po mbahet në arrest.