Mark Zuckerberg letër Kongresit amerikan: Nuk ka bërë mjaftueshëm për të parandaluar keqpërdorimin e të dhënave

Mark Zuckerberg i ka kërkuar falje nëpërmjet një letre Kongresit amerikan, duke i thënë se ky rrjet social,  nuk ka bërë mjaftueshëm për të parandaluar keqpërdorimin e të dhënave.

“Është e qartë tani se nuk kemi bërë mjaftueshëm për të parandaluar që shërbimet tona të mos keqpërdoren”, ka thënë ai përmes një dëshmie të shkruar që është lëshuar nga Komiteti i Senatit për Energji dhe Tregti.

“Nuk jemi treguar mjaftueshëm të përgjegjshëm dhe ky ka qenë gabim i madh” është thënë në deklaratën e tij.

“Ka qenë gabim dhe më vjen keq. Unë e kam nisur Facebookun, unë e udhëheq dhe jam përgjegjës për atë që ndodhë aty”.

Ai po ashtu ka thënë se investimet masive të rrjetit social do të “kenë ndikim në të ardhmen”.

Zuckerberg do të takohet sot me ligjvënësit amerikanë pak kohë pas mbajtjes së seancës të së martës, ku shefi i Facebookut do të dëshmojë, përcjell REL.

Më 4 prill, Facebook ka njoftuar se beson që të dhënat e rreth 87 milionë personave janë ndarë me kompaninë konsulente politike, Cambridge Analytica, pavarësisht se javë më parë ishte raportuar për 50 milionë.

BBC ka raportuar se rreth 1.1 milion prej tyre janë banorë të Mbretërisë së Bashkuar.

Cambrige Analytica është kompani konsulente politike, e cila ka punuar për fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump.

l.h/ dita