Malësorët e Bregut të Matit

Eshte fundi i korrikut te vitit 1702. Kohe kure Mytesarifi i Shkodres dhe Dukagjinit Hyda Verdi Pasha, leshoi nje urdher me anen e te cilit, iu propozua banoreve te Malesise se Madhe e ne vecanti atyre te Kelmendit te larget. Qe te uleshin dhe tu vendoseshin ne viset fushore, te Nenshkodres, Lezhes e tjer.
Me kete mase pavarsisht nga qellimi i cili meseshumti ka qene, per ti patur malesoret me afer, dhe per ti disiplinuar e bere zap ata. Sido qe ka ndollur me kete mase Turke per ti joshur Malesoret, rezistenca anti-turke pesoi njefar plasaritje. Nga ana tjeter Porta e Larte synonte qe te vinte ne konflikt dy krahina me shume rendesi sic ishin Malesia e Madhe dhe Mirdita, gje qe nuk kishin arritur ta realizonin, shekuj me pare. Krahina e cila u fut e para ne sistemin e timareve ne vitin 1431, ishte ajo e Rreshenit dhe e Lezhes, qe pat qene nen zoterimin e feudalit te quajtur Dhimiter Janina. Nga te dhenat historike te kesaj kohe, rezulton se zona e Pllanes ka pasur nje popullesi te dendur deri nga mesi i shek. XVIII.
Kleri katolik pervec, shkolles fillore. kishte hapur edhe shkollen e mesme, por me kalimin e kohes, me ngjarjet qe do te rridhnin, fillon dhe dobesohet pozita e feudaleve dhe e banoreve te Pllanes deri ne ate ma se sa, jo vetem qe nuk mund t’i shtrijne zoterimet e tyre ne fushat e Bregut te Matit, por iu behet e veshtire jeta edhe ne trojet qe kishin. Ne keto rrethana eshte e veshtir te thuhet dhe te arrihet ne nje konkluzion te qarte se kush pati qene me afer ketyre tokave. Pa u futur ne historine e dyndjeve te popujve ne etapa te ndryshme. duhet dite vetem nje gje se perzierjes se racave nuk ka mundur t’i shpetoje asnje komb. Prejardhja e krahines se Mirdites, mbeshtetet mbi disa variante. Nje gojedhene jo shume e larget, thote se Hasi e Mirdita jane nje popull. Meqenese hasianet u shenderruan ne muhamedane, qenderuan ne vendin e tyre, ndersa mirditasit u larguan e rane poshte, aty ku jane edhe sot.
Sipas nje varianti tjeter, mirditasit e kane prejardhjen nga Libani, qe ne kohen e Justinianit te dyte, ku maradajet libaneze u sollen e u vendosen ne pjesen veriore te Shqiperise, ne shekullin e VII.
Nga emri ‘’mardajt’’, mori edhe emrin Mirdita. Ndekohe qe ne si vend i vogel dhe me okupime te vazhdueshme e shum shekullore duhet te mose pranojme asnje version tjeter ase per Mirditen pervec prejardhjes nga stergjysherit tane Iliret. Dihet se pushtimi Turk ne zonat fushore bregdetare solli ndryshime ne formen e meparshme te pronesise private, pronesi te cilen e zotronin feudalet shqiptare.
Kjo pronesi u be shteterore, nuk futeshin ketu tokat e kullotave te perbashketa e ato te papershtatshme per bujqesi, si mocalet, pyjet e tjer. Po cilat mund te jene disa nga arsyet qe i shtyu Malesoret te shperngulen nga vendet e tyre, dhe te vendoseshin ne zonat fushore. Kryesisht ne Bregun e Matit e ne Nenshkoder. Se pari , arsyet qene per pune e dimerim me robni, duke marre me vete edhe bagtite e imta ne kete shtegtim. Kjo pune sezonale, beri qe malesoret te njohin vlerat e ketyre bashtinave qofte si toka pjedhore, apo si kullota. per kete arsye spostimet e tyre qene kolektive me karvan e familje, ndryshe nga ata qe vinin nga krahinat e tjera. Malesoret synonin qe nga punetor krahu sezonal te sistemoheshin si bujq e rrogtare te ish bejleret e asaj kohe. Keta e kane pasur te shkruar ne Kanunin e Maleve te Shqiperise Veriore, qe saktesonte se me pune e me sopate mund te kthej ne pronesi private cdo ngaster toke e kurise toke hali. Se dyti fillimi i shek XVIII solli, krahas rritjes se popullesise edhe rritjen e kerkesave per jetese dhe kryesore qe sigurimi i bukes, gje qe ne trevat malore nuk arrihej. Se treti Historografia shqiptare ne kete kohe pesoi ndryshimet e reja ekonomike, shoqerore e politike, kure fillojne te zhvillohen forcat prodhuese dhe shthuret prona shteterore mbi token, duke lindur cifligun si prone private feudale. Qellimi i okupatorit ishte qe shthurjen e timareve ta kthente perseri ne favorin e vet, duke pronesuar ate qe kryente sherbime me besnikeri ndaj perandorise. po nga ana tjeter dhe te qetesonte zona ku perbenin rrezik si pasoje e kryengritjes se vazhdueshme. Me heqjen e timareve pretenduesit ‘’pronar’’ Pllanoret nuk arriten te ken pronat e tyre ne tokat fushore bregdetare. Ne kete periudhe kemi edhe nje ngjarje tjeter, te rendesishme qe qe mjafte e disfavorshme per popullsine e ketyre zonave. Ne veren e vitit 1815 epidemia e koleres ‘’Marbus’’perhapet ne fshaterat e Lezhes dhe ne Pllane. Koha ne te cilen filloi ardhja ne mase e Malesoreve ne Bregun e Matit nuk eshte percaktuar sakt por. Mendohet se te paret qe kane ardhur kane qene Markatomajt ne Zejmen, Prelashajt ne Gajush, Cokajt ne Shenkolle, per te cilet pra Cokajt dihet se i kane blere token nje vejushe nga Pllana e quajtur Hakja e Mollebegut, e ma vone blen tokat qe jane quajtur Rrotullat e Ymer Ages, pastaj livadhin e Sylejmanit edhe ky i Pllanoreve. Turkajt qe blene ne Shenkolle livadhet tek Hani i Ademit, i pari i Rrustajve bleu toke afer Turkajve, Mark Hasanaj e keshtu me rradhe. Duhet thene se keto blerje me pase jane shoqeruar edhe me hapje tokash te reja. Permendem disa emra qe kane blere toke tek pretenduesit pronar Pllanor ne Shenkoll e Rrile, por te njejten rruge kane ndjekur edhe malesoret e zonave te tjera qe nga grykderdhja e Bunes e deri ne grykederdhjen e lumit Ishem ne Durres. Duhet theksuar edhe nje fakt tjeter, se nje pengese kryesore per njohjen e te drejtes se pronesise ne favor te malesoreve qene Bushatllite e Shkodres, te cilet dolen si pretyendues kryesore per pronesi ne keto fusha. Bushatllite e menjanuan ate te drejte te ishe bejlereve mysliman te Pllanes. Bushatllite u shpallen si zoter ne keto troje ne fillim te shek XIX. kohe kur malesoret po blenin toka te bejleret Pllanor. Na del nje pronar edhe me i fuqishem, qe i kishte sherbyer Portes se Madhe ne shek XIX, kur Mustafa Bushatllia ra, dhe u dobesua pozita e Bushatllivet, pikerisht ne kete kohe malesoret fillojne te blejne masivisht troje qe i kishin shfrytezuar prej kohesh si kullota. Ne kete periudhe filloje edhe ardhja masive e malesoreve ne Bregun e Matit. Tashme jo per t’u shenderruar ne bujq, por me synimin qe te beheshin zoterues ne keto troje. Gjithsesi evolimi i malesoreve drejt pronesise qe nje rruge e ngadalt, sepse edhe ata malesore qe blene toka duhej te merrnin borxhe tek tregtaret. Ne keto kushte te shfrytezimit feudal, rritjes se taksave
e tjer fshataret rane ne kthetrat e fajdexhinjeve, te cilet shpejt i kthenin ata ne fshatar te shpronesuar,
Borxhlinje sepse nuk arrinin te paguanin borxhin e marre ne kohe. Kishte mjaft raste kure interresi i fajdes rritej aq shume, sa fshatarit nuk i mjaftonte te shiste veten ngastren e tokes , por duhej te linte peng edhe bagetine, bahcen e deri edhe banesen. Ne keto rrethana jo pak prej tyre u kthyen ne bujqe dhe punonin tokat qe me pare zoteroheshin prej tyre. Sido qe ka ndollur kjo dyndje e malesoreve. (qe u favorizia edhe nga rregjimi osman) u be shkak qe ajo pakice malesoresh, e cila qe vendosur me pare ne keto troje, te mos shtrihej sipas deshires e te kishte zoterime te gjera. Nje ndarje e tille proporcionale i dha ekonomise se malesoreve nje zhvillim frontal, pa kontraste dhe krijoi marrdhenie te drejta ne mese njeri- tjetrit. Me kalimin e kohes disa malesore fillojne te marrin bujq e rrogtare, duke vene keshtu nje fare pasurie. Por, megjithate ritmet e zhvillimit ekonomik te tyre ne krahasim me zonat e tjera jane me te avashta. Ky fenomen shpjegohet me faktin e mose asimilimit dhe mose pranimin nga malesoret, qe te beheshin njesh me pushtetin, e per me teper ne mose nderrimin e besimit fetar. Nga nje pjese e mire e tyre edhe pse duhet pranuar se te shumte kane qene edhe ata malesore, qe e kane nderruar besimin, per interresa, qe tashme dihen. Sic vepruan Toptanet, Vrionet, fisi i Ali Pash Tepelenes, Bushatllite e Shkodres, apo bejleret e Lezhes, e te Krujes. Fenomen tjeter i kufizimit te zhvillimit ekonomik te malesoreve qe edhe raporti qe paten me tregtaret e qytetit, te cilet iu thithnin te gjitha prollimet pronareve me cmime te ulta e pa iu dhene para ne dore. Ishte e mjaftueshme qe te mbahej shenim ne te ashtuquajturen ‘’fletore e bakallit’’. Dhe kjo ndollte per faktin, sepse pozita e tregtareve mysliman dhe vecanarishte, e atyre te Shkodres ishte shume e forte. Ne kete situate natyrshen lind pyetja. Perse paraqitej naiv malesori ne kete lloj tregtie. Pergjigjia duhet nxjerr nga nje kendveshtrim i gjere i pozites qe ze malesori ne panoramen social-ekonomike te asaj kohe. Ai nuk kish dale akoma nga korniza gjysem-feudale dhe nuk kish fituar ate prakticitet qe me malllerat e tij te dilte vete ne treg dhe te konkuronte. Malesori qe i detyruar qe dy here ne vjet te shkonte ne bjeshke vajtje e kthim me bageti dhe gjate ketij udhtimi ti nenshtrohej kontrollit e te paguante takse per cdo koke bageti. Ne keto kushte qe e detyruar mbeshtetja tek myshteriu, per shkak te pozites qe kishin tek pushteti Turk. e per pasoje malesoret u detyruan te binin ne preherin e ketyre zoterinjeve. E vetmja perpjekje e Malesoreve per te dale nga kjo gjendje jane vitet 1908 – 1912.

Nga Nikolle Shyti