Malazezët urdhëruan Ded Gjo’ Lulin të nis kryengritjen

1. Qysh ne kohen e Kryengritjes se Pare Serbe me 1804, me Karagjorgjin ne krye, i cili ka prejardhjen pikerisht nga Kelmendi,  Malesoret, bashkepunuan edhe me serbet, pa napolona dhe ky bashkepunim vazhdoi edhe me vone. Keshtu, bajraktari i Hotit, Cun Mula, dhe vojvoda Asnik Mirashi(Hasan Nika Camaj)me 10 mars 1873 i derguan nje leter nga Podgorica Ministrise serbe te Puneve te Jashtme, permes Leke Ivanit nga Triepshi, ne te cilen ofrohet bashkepunimi dhe kerkohet ndihma ne luften kunder turqeve. Per bashkepunim me serbet u deklarua edhe Prenk Staka, prijes i Kelmendit. Kesaj kerkese iu bashkengjiten.
Kreret e Kastratit, Triepshit, Traboinit dhe Grudes. Ky bashkepunim u fillua nga Franc Mauri, meshtar katolik, me prejardhje nga Sllovenia, qe sherbeu ne keto vise.
2. Kur Malazezet tentuan per ta pushtuar Podgoricen ne vitin 1832, bashke me ta ishin edhe te gjitha fiset shqiptare fqinje(Hoti, Gruda, Triepshi, Kastrati, Kelmendi, dhe Shkreli), thekson dr, Branisllav Kovaceviq, duke iu referuar shkrimit te gazetes ‘’Glas Crnogorca’’ Nr. 17 date 24 prill 1899. Te mos shkojme me tej!
3. Mali i zi edhe pse ishte me i vogli dhe ekonomikisht me i dobti shtet ballkanik, kishte pretendime ndaj Shqiperise, ai ishte i vetmi ne qender te vemendjes si faktor me ndikim te madh per shkak te lidhjeve te tij me Levizjen Clirimtare Shqiptare. Kesaj i ofroi ndihme ushtarake dhe materiale, keshtu qe, me ne fund, edhe perfitoi me se shumti me pjesmarrjen e malesoreve ne anen e Malit te Zi ne Luften e Pare Ballkanike kunder Turqise, sepse i perfitoi shume bajraktare dhe vojvode per kete veprim luftarak.
4. ‘’Glas Cernogorca’’ Nr. 43. 1912 konstaton se ‘’Malesoret u ndihmojne heroikisht trupave tona’’kurse konsulli serb nga Cetina e lajmeroi Beogradin me 30 tetor 1912 se ‘’per turqit eshte fatekeqesi e madhe, kurse per malazezet fat i madh qe malesoret jane perkrah me malazezet’’.
5. Ja si e sheh bashkepunimin e Krajl Nikolles me fiset shqiptare te Malesise, Vlladan Gjorgjeviqi, burre shteti dhe historian i njohur serb.  Ai shkruan ‘’Mali i Zi po ben perpjekje te jashtezakonshme per t’i bere per vete malesoret katolik ne Shqiperi. Cilido qe vjen ne Cetine, pranohet nga Krajl Nikolla, keshtu qe, shume malesore vijne ne Cetine vetem per nje napolon dhe pasi kthehen ne shtepi, qeshin me ‘’kaurret e marre’’!?
6. Ne vitin (1896), pasi u refuzua nga ana e Turqise, Krajl Nikolla i paraqiti te njejten oferte edhe Italise dhe propozoi qe keto dy shtete mike (e bija e tij Jelena ishte martuar me trashegimtarin e fronit dhe me vone mbretin e Italise, Viktor Emanuelin e III )ta bejne shqiperin ne menyre qe Malit te Zi do t’i takonte Shqiperia Veriore deri ne lumin Shkumbin.
7. Faik Konica me 25 maj 1897, ne gazeten e vet ‘’Albania’’- Bruksel, kryeredaktor i se ciles ishte, nder te tjera shkruan. ‘’Eshte me shume per t’u habitur sesa per te qeshur. . . . ne te perditshmen evropiane (‘’Kellnische Zeitung’’, ‘’Stampa’’Journal Des Debats’’)se si Danillo, i biri i Krajl Nikolles, perhap neper Evrope parullen se shqiptaret kerkojne qe ai te jete mbreti i tyre’’, por, ja ai nuk dashka!?
8. Prej vitit 1902 Serbia dhe Mali i Zi kishin lidhur marreveshje me njera – tjetren qe Serbise t’i takoje Vilajeti i Kosoves, kurse Malit te Zi Vilajeti i Shkodres si qender. Po ne kete vit, me 1902, oborri i Cetines ndermori nje varg veprimesh dhe nje propagande qe kishte per qellim per t’i bere per vete kreret e fiseve te Malesise se Madhe, per planin e vet te paramenduar. Po ne kete vit u mbajten takime te shumta ne Cetine ndermjet sovranit malazez dhe nje numeri kreresh nga Malesia, te cileve Krajl Nikolla, sic e kishte zakon u dhuronte pistoleta dhe para !
9. Krajl Nikolla ka trasheguar miqesi me shume fise dhe krere jo vetem te Malesise, por edhe te Shqiperise Veriore, me te cilet bashkepunonin Petroviqet, te cilet perpiqeshin per ta ngjallur luften kunder turqeve. Ai personalisht dhe per mese Mark Milanit, vendosi lidhje te shumta miqesore jo vetem me fiset katolike,  por edhe me ato myslimane.
10. Prej vitit 1883, Krajl Nikolla, kryesisht permes Sokol Bacit, bashkepunoi me nje numer te caktuar te krereve te Malesise dhe permes tij (dhe me propozimin e tij )u dha favore te shumta duke perfshire parate e tj. . . .
11. Risto Dragiqeviqi, duke iu referuar burimeve arkivore te Cetines, ne punimin e vet’’Kryengritjet e Malesise ne vitet 1910dhe 1911’’ nder te tjera shkruan. ‘’Me 30 qershor te vitit 1902, Sokol Baci ia paraqet Krajl Nikolles listen e emrave te krereve te Malesise dhe te shoqerueseve te tyre, sipas uedherit te sovranit u dha 1190 fjorina’’.
12. Kur  Austro – Hungaria beri aneksimin e Bosnjes dhe Hercegovines me 8 tetor 1908, vemendja e qeverise malazeze u perqenderua gjithnje e me shume drejt Malesise, perkatesisht Shqiperise Veriore me Shkodren, sepse zgjerimi isaj ne drejtim te Hercegovines, perkatesisht te hapsires se banuar me popullate serbo – malazeze dhe myslimane, ka qene bllokuar pergjthmone.
13. Krajl Nikolla qyshe nga viti 1896,  kure ishte ne paqe e miqesi me Perandorine Osmane dergoi ministerin e vete te puneve te jashtme, vojvoden Gavro Vukoviq, te Sulltan Hamidi i II ne Konstandinopoje, me kerkese qe Perandoria osmane te pengoje me xhdo kusht  dhenien e nje autonomie Shqiperise.
14. Mirpo, pervec Shkodres, Krajl Nikolla kerkonte edhe Dukagjinin bashke me Prizerenin. Kete kerkese te tij e paralajmeroi me se miri vjersha e tij ‘’Onamo o namo’’ (andej , andej) Ka qene e vertet se Mali i Zi asaj kohe, edhe pse me vendim te Kogresit te Berlinit u shtua dukshem, nuk ka mundur te egzistoje, sepse te dyja qenderat ekonomike, Kotorri dhe Shkodra, nga te cilat furnizohej per nevoja jetike, ishin jashte mbreteris se tij. Ai mendonte se me marrjen e Shkodres do te zgjidhej pergjithmone ceshtja ekonomike,  e Malit te Zi dhe se ne kete menyre do te ndalej edhe shperngulja ekonomike e Malazezeve. Krajl Nikolla gjithmone fliste para diplomateve te akredituar ne Cetine se ‘’Mali i Zi pa Shkodren nuk mund te ekzistoje’’.
15. Megjithate, nje pjes e malesoreve ra nen ndikimin e propagandes, gjoja se me rastin e perurimit te Krajl Nikolles ne Cetine, ne vere te vitit 1910, ne takimin e ‘’Perendoreve dhe Mbreterve’’ishte vendosur gjoja qe pjeset e Vilajetit te Shkodres  t’i takojne Malit te Zi, por nuk perjashtohet mundesia qe nepermjet faktoreve jorelevante te jete bere fjale edhe ne lidhje me kete, sepse Krajl Nikolla kishte shprehi qe shpeshhere te perseriste sintagmen e vjeter se ‘’Mali i Zi nuk mund te egzistoje pa Shkodren’’
sepse Mali i Zi ishte teper i vogel per mbreteri, dhe prandaj duhet te zgjerohej.
16. Sundimtari i shtate me radhe nga dinastia e njohur Petroviq – Njogosh, Nikolla, shpresonte ne mundesin qe Sulltan Hamidi II, te cilin ne Kujtimet e veta e paraqet si ‘’mikun e vet te madh’’ta emeroje te birin e tij, Mirkon, adjutant te vetin, (te cilit aso kohe iu kercenua se do ta perjashtonte nga familja per shkak te ‘’sjelljeve te pahijshme’’)i cili permes ketij posti do te mund te behej princ shqiptar – shkruan ne memoaret e veta vojvoda Gavro Vukotiq.
17. Ne fillim te qershorit te vitit 1910, Bedri Pasha thirri ne Shkoder bajraktaret, vojvodet dhe krere te tjere te Dukagjinit e Malesise dhe ne stilin e vete kerkoi prej tyre ne menyre paralajmeruese qe kurrsesi te mos i kundrvihen ushterise turke, sepse ne rast te kundert gjithe mllefi i Perandorise Osmane do te binte mbi ta. Disa bajraktare te blere nga autoritetet xhonturke, e pranuan duarhapur ultimatumin.
18. Per shkak te gjendjes se krijuar te padurueshme, Dede Gjo’ Luli nuk shihte rrugdalje tjeter, keshtu bashke me nje numer te caktuar kreresh nga Hoti vendosi te kaloje kufirin ne sektorin e Triepshit dhe te emigroje ne Malin e Zi. Keshtu me 14 – 27 (dikush shkruan 29)korrik 1910 kaluan ne Triepsh. Dede Gjo’ Luli, Gjek Marash Gjeloshi, Nike Gjelosh Luli, Marash Lan Ula, Kole Marash Vata, Nike Gjelosh Leka, Gjon Vat Pali, Luce Muce Elezi, Gjon Nike Plluci, Prele Keri, Prenke Zeka, dhe Cub Delia me familje. Sipas disa te dhenave, me urdher te Bedri Pashes, turqit te gjitheve ua dogjen shtepite.
19. Edit Durham e njohur nder malesore si ‘’Mbreteresha e Maleve’’thekson se numeri i atyre qe arriten te ikin dhe te mberrin ne Podgorice dhe Rrethina ishte i perbere prej 20. 000 personash ose 2144 familje
te gjithe nga Veriu i Shqiperise.
20. Tek historianet shqiptare, te cilet i kishin ne dispozicion te gjitha fondet e perfaqesive konsullore austro – hungareze dhe dokumentet e tjera te arkivit diplomatik te Vjenes, te cilat me ane te fotokopijimit i kaluan ne Shqiperi, nuk kemi ndeshur ne pohimin se Austro – Hungaria organizoi emigrimin e Dede Gjo’ Lulit ne Malin e Zi.
21. Nese pranohet si i sakte raporti i Ministrit te Puneve te Jashtme te Serbise, ne ate rast nuk mund te  perjashtohet e as te konfirmohet se Austro – Hungaria kishte dore ne kalimin e Dede Gjo’ Lulit me bashkluftetaret e tij ne Malin e Zi. Nderkaq ne jemi te bindur se kjo ndolli, pike se pari, per shkak te gjendjes se padurueshme dhe terrorit te administrates xhonturke ndaj malesoreve dhe shqiptareve ne teresi.
22. Tani hapen edhe disa ceshtje thelbesore. Me fjale te tjera, me pelqimin ose me nismen e kujt Dede Gjo’ Luli pranoi nje role te ketille, duke ditur se malesoret e atehershem kane qene te lidhur emocionalisht me vendelindjen e vet – me Malesine shkembore.
23. Ceshtja e dyte thelbesore imponohet sipas logjikes se ecurise historike te ngjarjeve. Duke marre parasysh faktin se oborri i Cetines kahere kishte planet dhe pretendimet e veta ndaj kesaj pjese te Shqiperise, atehere parashterohet edhe pyetja tjeter a ishte ne dijeni Qeveria Malazeze per ecurin e ketij hapi te Vjenes, aq me teper kur dihet se Dede Gjo’ Luli, si prijes i Kryengriteseve, ka pasur trajtim te vecante ne Malin e Zi, gjithnje deri ne percaktimin e tij ne funde te vitit 1912 per shqiperine e pavarur dhe sovrane, per te cilen flijoi veten dhe tere familjen e vet.
24. Dr. Nikolla Shekeroviq, pohon se Krajl Nikolla kishte marrveshje gojore sekrete me Austrine per pretektoratin malazez mbi Shqiperine Veriore,  e cila pranoi oferten e tij, me kusht ‘’Qe Mali i Zi te heqe dore nga depertimi ne Sanxhakun e Novi – Pazarit’’, sepse kishte ndermend te ndertonte vijen hekurudhore te Sanxhakur neper Kosove dhe Maqedoni deri ne Selanik dhe ne kete menyre te bllokoje tentativen e daljes se serbise ne det etj.
25. I njejti autor shton se Krajl Nikolla fillimisht iu drejtua Anglise, e cila nuk e pranoi kerkesen e tij. Ne te mire ketij pohimi, ne shenimin ne fund te faqes 572 te vepres se cituar, Shekorovoqi thote ‘’Qe nje marrveshje e ktille ka egzistuar. Shekeroviqi erdhi ne perfundimin se shqiptaret e perkerahen deri diku(te pakten nje pjese e krereve te fiseve) idene per pretektoratin malazias mbi Shqiperine Veriore (Malesine)me Shkodren si qender, pikerisht per shkaqe qe i paraqitem edhe ne.
26. Mjerisht, ne mesin e krereve kishte edhe te tille qe do te pranonin cdo gje, e jo vetem idene e Krajl Nikolles per protektorat mbi Malesine!
27. Kure jepet mendim per punen e krereve te vecante duhet mbajtur qenderim kritik sa me i larte, qofte kure eshte fjala per qenderimin e tyre negativ apo pozitiv ne kuader te levizjes. Faktet materiale duhet te jene mundesisht burimore dhe te krahasohen me burime te ngjashme, sepse e verteta humbet ose shtremberohet,  duke u kaluar nga nje leter ne tjetren.
28. Nga ana tjeter kishte edhe te atille te cilet ne menyra te ndryshme pajtoheshin me sundimin Osman,
sic kemi theksuar, nganjeher per shkak te parase ose te pushtetit, pore shpeshehere edhe nga friga per egzistencen e vete dhe per egzistencen e familjes, aq me shume kur dihet se turqit me rastin e cdo ekspedite ushtarake, sidomos gjate kohes se sundimit te familjes se njohur feudale te Bushatllive nga Shkodra, i mernin dhe i mbanin peng kreret e fiseve, per ta lidhur rreth vetes tere fisin e tij.
29. Kuvendi (tubimi )i madh i Malesise ne Rapshen e Hotit, qe u mbajt ne shkurt te vitit 1911, vendosi njezeri qe fiset e Malesise e gjetiu t’u kundervihen turqeve ne lufte te armatosur deri ne njeriun e fundit.
Edhe pse u kerkua ndihma dhe perkrahja nga perfaqesuesit konsullore te fuqive te medha ne Shkoder, kjo mungoi. Delegacioni i krereve te kuvendit nga Rapsha vendosi te kerkoje perkerahje dhe ndihme nga Mali I Zi, ku qenderonte nje numer i madhe i emigracionit politik shqiptar.
30. Sipas deshmise se njerit nga pjesemarresit e Kryengeritjes i cili la kujtimet e veta te shkruara, Martin Ujke Traboini, Krajl Nikolla e thirri ne Cetine Dede Gjo’ Lulin ne mars te vitit 1911(para fillimit te Kryengeritjes) Deda u kthye menjeher ne Podgorice dhe i njoftoi kreret e popullit ‘’Pergatituni trima!Pushket, municionin dhe armet do t’ua siguroj une!’’
31. Eshte interesant fakti se gjenerali Mitar Martinoviq, adjutant kujdestar i Krajl Nikolles, nje dite pas fillimit te Kryengritjes u thirre ne Cetine edhe Sokol Baci. Me siguri ishte fjala per fillimin e luftes se armatosur dhe problemet lidhur me te. Por mjerisht detajet e kesaj bisede nuk i dime, dhe ase te shume bisedave te tjera te Krajl Nikolla dhe Gjenerali Martinoviq, sepse u zhvilluan ‘’vetem per vetem’’, pa leter, per shkak te karakterit te vet politiko – ushtarak dhe per kete arsye sipas te gjitha gjasave, do te mbetet pergjithmone sekret.
32. Sic shkruan zonja Durham, Kryengritja filloi me pare sesa ishte planifikuar nga udheheqja e saj, ne baze te rekomandimit te Krajl Nikolles. Ai e beri kete si pjes te perpjekjeve per te formuar Mbreterin (mbret i se ciles u shpall disa muaj me pare)Durhami vazhdon ‘’Ai u sherbye me leven e vete Sokol Bacin, njeri me vlera, i cili ishte nga fisi i Grudes, ne vitin 1878 ai luftoi se bashku me malazezet kunder turqeve dhe prej atehere mori nenshtetesin(faktike)te Malit te Zi. Sovrani e shperbleu ne menyre adekuate’’. ‘’Sokol Bacit Ivezaj nga Podgorica i leshohet certefikata Nr.  3502, me 30. III. 1911(ne valen e luftes)se i lejohet, nese nje gje te tille e kishte praktikuar edhe me pare, sic thote ai, te bleje pasuri ne emer te vet ne shtetin tone, perjashtimisht nga shtetasit e tjere te huaj’’(botuar edhe ne ‘’Glas Crnogorca’’
Cetine, Nr. 26, 1911.
33. Zonja Durham thekson gjithashtu se Sokol Baci respektohej shume nga pjestaret e fisit te tij. Krajl Nikolla ia kishte besuar detyren per t’i bindur shqiptaret qe te emigrojne ne Malin e Zi, derisa atdheu i tyre te clirohet dhe se do t’u jape sasine e nevojshme te armeve dhe municionit. Krajl Nikolla ne fillim te vitit 1911 premtoi personalisht pavaresin e fisit. . .  Sokoli me vone u pendua qe kishte lejuar te luaje. . .
‘’Per dhogari te huaj’’ thote M. Edith Durham!
34. Kronisti i njohur i ketyre ngjarjeve, Risto Siliqi i cili luftoi edhe me pushk ne dore, nder te tjera theksone edhe si vijon. ‘’Nikoll Mirash Luca erdhi fshehtas ne Shkoder nga Mali i Zi, ku ndollej ne emigracion dhe u takua me prijesit e atjeshem shqiptare te besimit myslimane. Alush Lohen, Sahit Juken, Rem Mehmetin, dhe se bashku shkuan ne Cetine ku priten diten e caktuar( fillimin e kryengritjes)
Atje, pervec udheheqjes se shqiptareve te kosoves (me siguri Isa Boletini me Sulejman Batushen edhe me kreret e atjeshem qe ndolleshin ne Mal te Zi) ishin edhe Muharrem Beg Bushati, bajraktar nga Reci, Zenel Shabani vojvode nga Kastrati, Haxhi Meta, vojvode nga Kopliku. Istref Aliu, Beqe Tahiri, bajraktar i Buze – Ujit, Ramadan Aga dhe Haxhi Muji nga Tuzi.
Mirpo, tete dite para afatit te caktuar per marrveshje perfundimtare (per dhenien e beses), pohon Siliqi,
Dede Gjo’Luli nga Hoti me Sokol Bacin ngs Gruda derguan disa te rinj qe te fillojne luften. . . . .
35. Sipas burimeve historike aktuale, te premten me 11 – 24 mars 1911 filloi Kryengritja Shqiptare e Malesise. Ndolli incidenti i pare, Perkatesisht nje shkembim zjarri ndermjet nje grupi kryengeritesish nga Hoti dhe Kelmendi dhe ushtrise (kordonsve) osmane ne Rapshe te Hotit. Gjithashtu nga burimet shqiptare theksohet se Kryengeritja filloi me 24 mars 1911. Ne mberemje te po asaj date, nje grup kryengeritesish, 18 sish, prej te cileve 7 me arme dhe 11 te paarmatosur, sulmuan karakollin e ushtrise osmane ne Rapshe te Hotit.
36. Siliqi me tej thekson’’Posa agoi dita 14 (ndoshta11)marsit, luften e filluan Kole Marash Vata, Zef Lani, dhe Gjon Pllumi me 12 djelmosha’’.
37. Kuvendi i krereve ishte parashikuar te mbahej me 4 prill 1911 ne Cetine kur duhej te caktohej afati perfundimtare per fillimin e Kryengritjes, por jo vetem ne menyre te pjesshme ne Malesi, por ne tere Vilajetin e Shkodres e me gjere. Sipas thenies se N.  Ivanaj, nga ana e Komitetit Shqiptar ishte planifikuar qe Kryengeritja te filloje nga fundi i prillit te vitit 1911 ne te dy vilajetet te Shkodres dhe te Kosoves. Fillimi i parakohshem  Kryengritjes e shtoi dyshimin se gjoja pas ketij akti qenderon diplomacia evropiane dhe se fillimin e Kryengritjes e kishte shpejtuar Mali i Zi . Duke u trembur nga nje kryengritje gjitheshqiptare, qe do te binte ndesh me planet e saj teritoriale etj.
38. Ka gjasa se Krajl Nikolla, ne fillim te marsit te vitit 1911, sipas thenieve te disa historianeve, i kishte propozuar edheheqjes se kryengeritjes qe pas perfundimit te sukseshem te Kryengeritjes, ne Malesi te ngrihet flamuri malazez, e jo sic pohojne gabimisht disa autore,  te luftojne me flamurin malazez, sepse kjo do te ishte jashte cdo logjike nga arsyet e lartpermendura. Emigracioni shqiptar u trondit nga ky propozim, sepse sic u theksua ai luftoi per zgjidhjen e identitetit te vet dhe te ceshtjeve jetike te popullit te vet, kete e vertetojne edhe fjalet e Dede Gjo’ Lulit ‘’Ne erdhem te ju sikur te kojshia, duke menduar se po luftojme kunder armikut te perbashket. Por, nese nuk eshte keshtu, ateher nuk do te luftojme me qe Mali i Zi t’i marre tokat tona!Ne luften e filluam pa ju dhe pa ju do ta perfundojme!’’
39. Mjerisht pjesa me e madhe e klerit – imameve(hoxheve)dhe teologeve(muderizeve)duke u betuar ne Kuran dhe ‘’ne luften e shenjte’’, duke ia kundervene gjysmehenen kryqit dhe duke luftuar kunder vellezerve te vet, paten qenderim negativ dhe bene obstruksione te medha duke mobilizuar shqiptaret e besimit myslimane sidomos popullesin e Shkodres ‘’ne luften e shejte’’per tu mbrojtje nga te krishteret
(kaurret dhe malesoret katolike).
40. Nga ana tjeter disa prej meshtareve katolik, madje edhe moren pjese aktive ne veprimet e armatosura ne ndihme te kryengeriteseve, pa folur per veprimtarit e ndryshme dhe punet keshillimore dhe jashte rregullave fetare, te cilat meshtareve katolik ua ndalojne perdorimin e armeve, qofte edhe per vetmberojtje  sepse ata i mbron dioqeza (abacia)e tyre. Pra ne kundershtim me rregullat kishtare, disa meshtare luftuan me pushke ne dore per lirine e popullit te vet te robruar dhe ne menyra te tjera te pershtatshme ndihmuan levizjen kryengeritese.

I gjithe shkrimi eshte marre nga Libri. Kryengritja e Malesise e vitit 1911 me autor.  Gjergj Nikprelaj
Pergatiti.
Vasel Gilaj  New York