“LUFTA” PER 25 QERSHORIN/ Ben Blushi: Rama i dëshpëruar, policëve që mbollën kanabis u kërkon të mbledhin vota

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka sulmuar kryeministrin Rama gjatë një takimi me banorë të njësisë 1 dhe 2 në kryeqytet.

Blushi tha se deklaratat e Ramës për përfshirje të policisë në fushatë, janë tregues i dëshpërimit të kryeministrit.

“Ky në fakt e ka kthyer në një shtet policor, por jo policor për të mbrojtur rendin, për të mbrojtur pronat tuaja, jo policor për të mbrojtur Shqipërinë nga hajdutët dhe kriminelët por shtet policor që  ka mbjellë të gjithë Shqipërinë me kanabis. Tani i thotë mbasi mbollët kanabisin për tre vjet gjithë policëve të Shqipërisë dhe mbasi më mbrojtët mua nga populli i Shqipërisë shkoni dhe mblidhini vota për mua”, tha Blushi.