Rusia tha se tani e tutje do t’i trajtojë të gjithë aeroplanët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në qiellin e Sirisë, si objektiva goditjeje.
Deklarata e bërë sot erdhi pasi një avion luftarak amerikan goditi një aeroplan ushtarak sirian.
Në deklaratë ushtria ruse tha gjithashtu se po pezullon përdorimin e një linje telefonike që ishte vendosur për të parandaluar ndonjë konfrontim ushtarak aksidental.
Pentagoni tha dje se një avion sirian SU-22 hodhi bomba kundër luftëtarëve të koalicionit në afërsi të qytetit Tabqah.
Një avion amerikan Super Hornet u kundërpëgjigj menjëherë dhe e rrëzoi avionin sirian. Fati i pilotit ende nuk dihet.