Londra: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës në kapacitet të plotë

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Londra nuk është kundër zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por do që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës me kapacitete të plotë, transmeton Koha.net.

“Londra, edhe pse s’e ka definuar kështu, dëshiron që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës në kapacitet të plotë .

Nga këndi saj, kjo është zgjidhja për të, ashtu që Serbia të mos fitojë asgjë. Kjo për ne nuk është zgjidhej kompromisi, e Serbia është për kompromis”, citon “Blic” të ketë thënë kryetari serb.

Ai ka shtuar të mos jetë i sigurt që Londra të mos jetë e vetmja që kërkon diçka të tillë, pasi ajo vazhdimisht thotë se ky është pozicioni i saj që nga viti 2008. (b.an)