Llalla flet për mediat amerikane: DASH u keqinformua nga Lu, më ka fyer mua dhe familjen

Pasi Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në këtë shtet si i akuzuar për korrupsion, ish- kryeprokurori shqiptar, Adriatik Llalla ka folur për mediat e SHBA-ve.

Në një përgjigje për Wall Street Jornal, Llalla shprehet se ky vendim është marrë pas keq informimit që DASH-it i është bërë nga ambasadori Lu.

“Unë jam i sigurt se ky është një vendim i marrë pas një keqinformimi të dhënë nga Ambasadori Lu në Departamentin e Shtetit”, tha ai.

Ish-Kryeprokurori është shprehur se kurrë nuk është vënë nën hetim nga autoritetet shqiptare.

Sipas tij viza e tij dhe e gruas së e tij u eliminua vitin e kaluar sepse bashkëshortja e tij udhëtoi për në SHBA me një pasaportë diplomatike për shkak të problemeve shëndetësore.

Ajo ishte shtatzënë në atë kohë të udhëtimit, tha ai, dhe gruaja e tij e lindi fëmijën e tyre teksa ishte në SHBA.

Lu i kishte thënë se zyrtarët nuk mund të përdorin vizat diplomatike për vizita private.

“Ai më ka fyer mua, familjen time dhe gjithashtu të gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke na trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”, është shprehur Llalla.

Gazeta Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/llalla-flet-per-mediat-amerikane-dash-u-keq-informua-nga-ambasadori-lu-500626/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright