Lëvizja për ringritjen e PD-së, Ish-Sekretari i Përgjithshëm, Rodvan Bode: Rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm

Kritikët e Lulzim Bashës kanë shpallur platformën e lëvizjes për ringritjen e Partisë Demokratike. Ish-deputetët Astrit Patozi dhe Ridvan Bode zhvilluan paraditen e djeshme një takim informues me gazetarët lidhur me zhvillimet e pritshme në selinë blu. Ish-deputeti demokrat Ridvan Bode sqaroi lëvizjen për ringritjen e Partisë Demokratike, ku janë bashkuar një grup kritikësh të Lulzim Bashës dhe personalitete me zë, të cilët nuk u rikandiduan nga kryedemokrati në zgjedhjet e 25 qershorit. Duke folur ditën e djeshme për mediat, ai tha se një grup drejtuesish të PD, anëtarë kryesie, të këshillit dhe ish drejtues, i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë, për një proces zgjedhor të përgjithshëm. “Bashkimi i PD përmes një procesi zgjedhor, qëllimi ynë. Të kërkohet ndjesë publike. Të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit. Nuk kemi organizim juridik, por lëvizje brenda PD. Do i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë por tashmë kërkesa është publike. Do takojmë demokratët anembanë Shqipërisë. Do jetë një platformë që do ta diskutojmë me gjithë anëtarësinë”, u shpreh Bode. Ai tha më tej se, qëllimi i lëvizjes nuk është të gjendet konsensus me drejtuesit aktualë, por më i gjerë, bashkimi përmes një analize të thellë dhe jo të diktuar. Ndërkaq, ish-Sekretari i Përgjithshëm i selilsë blu shtoi se me këtë Lëvizje nuk kërkohet ndarje postesh, por pajtim përmes një debati të përgjithshëm, analizës dhe zgjedhjeve. Gjithashtu ai nënvizoi se rizgjedhja e kryetarit është kusht i pa negociueshëm dhe se kjo i bën mirë dhe kryetarit për kredibilitetin e tij në rënie. Bode deklaroi se nuk kërkohet të krijohen fraksione, por synohen votime dhe të drejta të barabarta në votime ku të jetë anëtarësia ajo që do të vendosë. “Një grup drejtuesish të PD, anëtarë kryesie e të Këshillit Kombëtar, ish-drejtues i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë, për një proces zgjedhor të përgjithshëm. Bashkimi i PD përmes një procesi zgjedhor, qëllimi ynë. Të kërkohet ndjesë publike, të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit. Nuk kemi organizim juridik por lëvizje brenda PD. Do i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë por tashmë kërkesa është publike. Do takojmë demokratët anembanë Shqipërisë. Do jetë një platformë që do ta diskutojmë me gjithë anëtarësinë. Qëllimi i lëvizjes nuk është të gjejë konsensus mes nesh e drejtuesve aktual, qëllimi është me i gjerë, bashkimi përmes një analize të thellë dhe të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje ne gjithë nivelet përmes devizës së bashkimit. Nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes një debati të përgjithshëm dhe analizë dhe zgjedhjeve. Rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm. Kjo i bën mirë dhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur. Nuk po kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar. Duam votime dhe të drejta të barabarta në votime dhe le të jetë anëtarësia që të vendosë”, tha dje ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode.