Letër kryeredaktorit/ Gazetarët e gazetës Rilindja Demokratike, 10 vite pa sigurime dhe tre muaj pa rroga ..!

I nderuar z.Kryeredaktor

Gazeta “RD” , pas afro 27 vitesh jetë dhe kontribut për shtypin e lirë , është në grahmat e saj të fundit.

Gazetarët dhe stafi mbështetës kanë mbi tre muaj pa marrë rrogat.

Tirazhi ditor i kësaj gazete me shumë histori është në minimumin e saj historik, që kur lindi në 5 Janarin e vitit 1991.

Faktorët që e kanë telendisur gazetën “RD” në këtë situatë mjerane janë të shumtë, por sot në këtë shkrim të shkurtër,  nuk jemi për analizë  thelbësore të kësaj situate dizastër.

Financiere, llogaritare, ekonomiste, arkëtare e gazetës “RD” që prej vitit 1991 e deri në vitin 2017 , ka qenë dhe është  vetëm një person.

Është rasti këtu që t’ju bëjmë thirrje strukturave të Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, që një orë e më parë të vijjnë këtu në zyrat e gazetës “RD” për të hetuar dhe faktuar korrupsionin dhe hajdutërinë biblike që është bërë me të ardhurat nga shitjet, reklamat, donacionet që kjo gazetë ka fituar që prej Janarit të vitit 1991…dhe që për hir të së vërtetës kanë qenë të shumta nga shumë drejtime.

Natyrisht që në këtë aferë hajdutërie dhe korrupsioni  financa nuk ka qenë dhe nuk është e vetme, por ka edhe të tjerë peshq të vegjël e të mëdhenj që kanë luajtur ping-pong me lekët e gazetës “RD” si p.sh, ish-drejtuesit, ndër vite etj

Është shumë e rëndë kur mëson se si rrjedhojë e shpërdorimeve , korrupsionit dhe vjedhjes që i janë bërë gazetës “RD”  (sigurisht me bekimin e Partisë), gazetarët e saj dhe stafi mbështetës , kanë mbi 10 vite që janë lënë pa sigurime shoqërore dhe shëndetësore…!

C’farë do të thotë se fondet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë përvetësuar.

http://www.gazetadita.al/gazetaret-e-rd-se-10-vite-pa-sigurime-dhe-tre-muaj-pa-rroga/