Le Gaulois (1913): Shqiptarët ndihmuan Jeanne D’Arc-un në 1429 të çlironte Orleanin!

AB Aurenc Bebja

“Shqiptarët dje dhe sot.

Po flitet shumë për Shqipërinë në këtë moment dhe simpatitë që ekzistojnë midis këtij vendi të vogël dhe Francës sonë të dashur nuk datojnë nga sot. Dëshmon detaji i vogël i mbështetur në topografinë lokale.

Gjendet në Orléans, në qendrën më të vjetër të qytetit, një rrugë e çuditshme dhe mjaft piktoreske që quhet ‘Rruga e Shqiptarëve – Rue des Albanais’. Ky emër ngjall kujtimin e kontingjentit të luftëtarëve të guximshëm që erdhën, në vitin 1429, përmes brigjeve të Adriatikut, të ndihmonin Jeanne d’Arc me qëllim çlirimin e qytetit. Fitimtarë, shqiptarët u vendosën dhe krijuan familjet e tyre në Orléans, në lagjen që ka ruajtur emrin e tyre.

Ndoshta në damarët e shqiptarëve të dikurshëm ka rrjedhur gjak francez, sepse askush nuk mund ta mohojë se në shekullin e trembëdhjetë, Bohemond, princ i Tarantos dhe mbret i Napolit, ishte djali i të famshmit Robert Guiscard, që rrethoi Janinën dhe largoi të pabesët nga Shqipëria. Shumë nga shokët e tij u vendosën atje.

Pra, këto janë kujtimet e mëdha historike që na mundëson pamja e një rruge të vogël ‘Rruga e Shqiptarëve – Rue des Albanais’, e humbur në një cep piktoresk të një qyteti të vjetër provincial.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com