Lasgush Poradeci, Gj. Fishta, Asdreni, Ernest Koliqi. Nga ditët festive të zhvillueme, më shkurt 1938 me rastin e ardhjes në Shqipní të poetit Asdrê

Ndenjun ulun: Lasgush Poradeci, Gj. Fishta, Asdreni, Ernest Koliqi. Nga ditët festive të zhvillueme, më shkurt 1938 me rastin e ardhjes në Shqipní të poetit Asdrê.
Foto marrë nga Marie Gusho, bâmë te Gjimnazi i Shkoders.
Me 9 Fruer urdhnoj në Shkoder, mbas 23 vjetsh, nji mik i ndritshem i gjytetit t’onë, nji shqiptar i madh, nji atdhetar i vërtetë qi, nga Rumenija ku banon, kish ardhë tash do dit në Shqipní i permalluem e i terhjekun nga kremtimet e 25 vjetorit te pamëvarsisë shqiptare: Zotni Aleksander S. Drenova, “Asdren-i” i njoftun çë prej kohnave të Rilindjes Kombëtare.
Nji pritje e shkëlqyeshme ju ba poetit mik edhe në Gimnazin e Shtetit ku profesorët kishin organizue nji “caje” në nderimin e Tij. Me fjalimet e bukura e nderimet e të pranishmëve për Veteranin Kombëtar edukatorët e breznís së re treguen se si do trajtue shpirti e me çë ndjesi do ushqye kjo bimë qi do të jet shtylla e kohëvet të përtardhme të lumnís s’atdheut t’onë.
Por Zoti Asdren na gazmoj me ardhjen e tij edhe për nji arsye tjetër: Poeti i kohnave te vjetra na suell për të paren herë në Shkoder nji poet të rij, poetin e Tosknís së sodshme: Lasgush Poradecin. Dy epoka qi bashkohen. Dy kangë qi, tuj ju njitë njena tjetres, vijojnë melodín e âmel qi duhet t’ushqejnë zemrat shqiptare: dashtnín e pakufí për atdhé.
Z. Bep Çoba – shkëputë prej artikullit “Asdreni në Shkoder” i Nush Topallit botuem në të përkohshmen “Cirka” 13 fruer 1938.
fb