LAJMI NGA BBC/ Xhihadistët e ISIS-it kanë hedhur në erë xhaminë ku u themelua Kalifati

Xhihadistët e ISIS-it kanë hedhur në erë me eksploziv xhaminë Al Nouri në Mosul, në Irak, pikërisht kur në vitin 2014, lideri i tyre Abu Bakr al Baghdadi njoftoi themelimin e Kalifatit.

Lajmi bëhet i ditur nga BBC online, që citon burime ushtarake. Burime të Shtetit Islamik ndërkohë kanë akuzuar aviacionin amerikan se ka shkatërruar xhaminë me një bombardim nga ajri.

“Forcat tona ishin duke avancuar drejt objektivave të tyre në qytetin e vjetër dhe kur mbërritën 50 metra larg xhamisë, ISIS ka kryer një tjetër krim historik, duke e hedhur në erë së bashku me minaren Hadba”, – ka saktësuar në një komunikatë gjenerali Abdulamir Yarallah, shefi ushtarak i mësymjes që po zhvillohet në Mosul.

Forcat irakiane kanë nisur të dielën e shkuar mësymjen nga pjesa e vjetër e qytetit të Mosulit, e vetmja zonë që ndodhet akoma në duar të ISIS-it.