Kush janë 17 personat që kanë aplikuar për gjyqtar të Shqipërisë në Strasburg

Prej afro dy vitesh tashmë Shqipëria nuk ka një anëtar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Kjo ndodh për faktin se komisioni i ka kthyer 3 herë kandidaturat e Shqipërisë.

Në një aplikim të ri që u hap pak kohë më parë kanë regjistruar emrat 17 kandidatë për pozicionin gjyqtar i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Përzgjedhja do të bëhet me votim nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Njoftimi i Kryeministrise

Në kuadër të procesit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Më poshtë paraqitet lista e aplikantëve për kandidat për pozicionin e mësipërm, sipas renditjes alfabetike:

Altina Xhoxhaj
Arben Braçe
Asllan Karaj
Darian Pavli
Darjel Sina
Elira Kokona
Genci Bilali
Jonela Kita
Marjana Semini
Oriona Muçollari
Përparim Kalo
Rezarta Tahiraj
Sinan Tafaj
Sokol Berberi
Sokol Hasani
Sonila Bejtja
Suzana Frashëri

Siç është komunikuar edhe në njoftimin për aplikim,

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:

Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;

Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;

Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 e 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

Pas përfundimit të këtij procesi si dhe vlerësimit të dosjeve të aplikimit, aplikantët do të njoftohen për kryerjen e intervistës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kush-jane-17-personat-qe-kane-aplikuar-per-gjyqtar-te-shqiperise-ne-strasburg-526721/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright