Kush ishte Karamahmud Pashe (Bushatliu) i vertete…?!

Karamahmud Pasha ose Mahmud Pasha, djali i dyte i ishe-Vezirit te Shkodres, Mehmet Bej Bushatliut u lind ne vitin 1752, pese vite me pare se baba i tij te themelonte pashallekun e Shkodres. Si femije, Mahmudi ishte shendetlige ç’ka bente qe baba i tij, Mehmeti te kerkonte sherbimin e ndonje mjeku, e ai u gjete, ishte frati i Hotit te Malsise se Madhe, italiani, Erasmo Balneo i cili meqense kishte studiuar edhe per shendetesi, ka sherbyer per 30 vite edhe si mjek i familjes se Mehmet Bushatliut, Vezirit te Shkodres ne vitet 1757 – 1775.
At Erasmo per disa vite e ka trajtuar Mahmudin e vogel me leng elbi, si dhe me disa ilace te sjella nga Dubrovniku dhe konkretisht nga Raguza. Gjithashtu At Erasmo i bente Mahmudit edhe mesim ne gjuhet italiane dhe latine, nderkoh qe turqisht dhe persisht e mesonin, Molla Saliu dhe Molla Hyseni. Për perdorimin e armeve u kujdes ne menyre te veçante nje turk qe sherbente ne Kalan Rozafa te Shkodres.
Kur ishte 13 vjeç, Mahmud Bushatliu brenda ne kala vret qellimisht, Myrteza Efendine, qe ishte qehaja i Mehmet Pashes, pas kesaj ngjarjeje, Mahmudi largohet nga Shkodra dhe vendoset ne Kavaje tek Begu i Kavajes, ku kishte te martuar motren. Kunati pasi i dha nje sasi te madhe lirash e keshilloj te shkonte ne nje qytet te Rumelise ne Filipopuli, e jo ne Stamboll, sepse atje baba i tij Mehmet Bushati kishte shume miq dhe e gjente, sepse ai e kerkonte djalin per korin qe u kishte bere Bushatlive. Atje, Mahmud Bushatliu, i cili shoqerohej nga nje mirditor dhe nje hotian, miqesohet me pashen e atij vendi, algjerianin, Kapudan Pasha, i cili e dergon Mahmudin ne Shkollen Mbreterore ne Stambolle.
Pase dy vitesh te largimit, e pasi u mesua se Mahmudi ishte ne shkolle ne Stambolle, Mehmet Bushatliu, Veziri i Shkodres e fal djalin e tij, e Mahmudi pasi kryen shkollen me rezultate te shkelqyera dhe pasi merr edhe deshmin se eshte i afte dhe ka te gjitha cilesite per tu emruar edhe pashe, kthehet ne Shkoder, kohe kur ai ishte 18 vjec.
At Erasmo duke e ditur problemin shendetesor qe Mahmudi kishte kaluar, e duke dyshuar se mund mos te linte pasardhes, e dergon per kontrolle mjeksor ne Raguze. Nderkohe Mahmudi ishte martuar me te bijen e begut te Tiranes, por femije nuk kishin. Ne keto rrethana ndodhe nje fatkeqesi, Bashkeshortja e Mahmudit duke pastruar armen vetvritet. Pa u mbushur nje vit, Mahmudi martohet per here te dyte me motren e gruas se pare. Pase dy vitesh u pa se as nga martesa e dyte nuk kishte femij. Teper i shqetesuar u martua edhe per here te trete. Kur u bene 7 vite martese me tri gra dhe pa femije, Mahmud Bushatliiu i kerkoi priftit italian te Hotit ta dergonte per vizite mjeksore perseri ne Dobrovnik. Ai e coi atje, por pa rezultat. Madje kesaj here duke mos iu bere pritja e duhur si heren e pare nga Duka i Dubrovnikut, me te cilin, pasi u kthye ne Shkoder prishi edhe mardheniet qe kishte.
Perfundimisht Mahmud Bushatliu ose Karamahmudi, i cili ka sunduar pashallekun e Shkodres per 18 vite dhe konkretisht ne vitet 1788 – 1796, mbetet pa pasardhes.
Mahmud Bushatliu e ka ushtruar veprimtarine e tije, kryesisht ne Gegeri, pasi Toskerine nuk mundi ta nenshtroi e per kete u quajt edhe Karagega ne vitin 1785 arriti te nenshtroi Kosoven dhe ta bashkoi ate me pashallekun e Shkodres. Ai ka luftuar perballe ushtrive turke dhe per kete Sulltani e denoi me vdekje, por u terhoq nga vendimi, pas luftimesh per tre muaj ne Kala te Shkodres, e ku Karamahmudi doli fitues. Ne kete kohe u lidhe me Rusine dhe Austrine, fuqi te medha qe ishin ne lufte me Turqine. Si pergjigje Sulltani e denon perseri me vdekje dhe ne vend te tij emron, Ibrahim pashe Bushatliun, i cili me 40 000 ushtare u nise ne drejtim te Shkodres me 1793, si 6 vjete me pare Karamahmudi u mbyll perseri ne kalan e Rozafatit, e perseri Bushatliu fitoi. Ne vitin 1795 ai bashkpunoi me Francen republikane, armikun e monarkive feudale austriake, ruse dhe turke. Marrveshja u lidhe me gjeneralin. Bonapart qe vepronte ne Itali, por kjo nuk dha rezultat. Nje vite me vone ne vitin 1796, Mahmud Pashe Bushatliu u vra ne nje prite nga malazezet ne moshen 44-vjecare, sic njihet ndryshe edhe si Karamahmud Pasha, i cili do mbetet ne kujtesen historike si projektuesi i Konfederates Ilirike.
Ashtu si babai i tije edhe Mahmud Bushatliu, i ka kushtuar vemendje ndertimit. Gjate sundimit ai ka ndertuar uren dhe rrugen ne Kukes, e quajtur Ura e Vezirit, Uren e Podgorices mbi Morace, Uren e Tamares ne Kelmend mbi lumin Cem, Bexhistenin ne pazarin e Shkodres, Medresen e Madhe, po ne Shkoder, e te tjera vepra te medha infrastrukturore.
Perg: per “Zanin e Malsise” Vasel Gilaj, publikohet dhe botohet per here te pare.