Kush është Mirela, gruaja që “rrahu” gazetarin e TV Klan në periferi të Tiranës?

Ditën e djeshme u publikuan pamjet e dhunës së ushtruar ndaj gazetarit të emisionit investigativ “Stop”, Genci Angjellari, nga një grua e moshës 44-vjeçare.

Dhunuesja,e  cila është kallëzuar në polici nga Genci është Mirela Topulli, administratorja e një kompanie për të cilën gazetari kishte shkuar të investigonte në periferi të Tiranës.

Por, kush është Mirela Topulli?

Mirela Topulli është 44-vjeçarja e cila është aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”. Kjo firmë merret me dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

Sipas investigimit të “Stop” kompania e drejtuar nga “Euroteam” rezulton se konsumon rregullisht krim mjedisor.

Një investigimin tregohet sesi mbahen mbetjet e rrezikshme në kushtet e një magazine të pushtuar nga flakët.

Më pas një kamion ngarkohet me to dhe ngarkesa përfundon në brigjet e lumit Erzen në Picallë të Tiranës.

Mirela Topulli drejton këtë kompani e cila këto mbetje të rrezikshme i hidhte në mjedis të hapur të cilat janë ndër shkaqet kryesore të dyfishimit të sëmundjeve vdekjeprurëse në Shqipëri.

July 11, 2017 12:07