Kush është 41-vjeçarja, Arta Marku, Kryeprokurorja e Përkohshme që betohet mes tymueseve dhe poterës parlamentare

Është betuar në kushte ekstreme dhe mes tymueseve Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Gramoz Ruçi: Unë do të lexoj tekstin e betimit dhe zonja Marku do të deklarojë betohem. Teksti i betimit: Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do ti qëndroj kurdoherë besnik kushtetutës së Rep shqi, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale.

Arta Marku: Betohem!

Gramoz Ruçi: Seancën e deklaroj të mbyllur.

Arta Marku do të zëvendësojë Adriatik Llallën dhe do të qëndrojë në krye të organit të akuzës deri në propozimin e një kandidati nga KLP.

Kujtojmë që opozita zgjodhi një kurs kundër SHBA-BE përsa i përket kësaj çështje dhe kërkoi mbajtjen në detyrë të Lallës deri në krjimin e KLP-së

Po kush është Arta Marku

41-vjeçarja Arta Marku u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016.

Zonja Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta. Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë.

Në fakt për numrin e pakët të dosjeve të hetuara, zonja Marku u pyet edhe nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilëve iu përgjigj se ajo kishte firmosur mjaft dosje të hetuara prej kolegëve dhe të përcjella në Gjykatë.

javanews.al/a.ç