Kush është 35-vjeçari, pedagog shqiptar i arrestuar në Maljajzi për lidhje me ISIS

Një shtetas shqiptar 35-vjeçar, pedagog në një prej universiteteve publike në vend, është arrestuar në Malajzi nën akuzën e lidhjeve me grupin terrorist ISIS në Siri dhe Irak. Ai u vë në pranga në kuadër të një aksioni antiterror të ndërmarrë në Malajzi, ku u ndaluan gjithsej 8 persona.

“Pesë nga militantët që kanë lidhje me grupin Abu Sayyaf (ASG), me bazë në Filipine, u ndaluan pas një aksioni të madh në tre shtete”, – tha një inspektor i policisë vendase.

I njëjti zyrtar tha se u ndalua edhe pedagogu shqiptar në Selangor më 1 tetor. “Sipas hetimeve doli se ai ka lidhje me militantët e Shtetit Islamik jashtë shtetit,” tha ai.

Inspektor i Përgjithshëm i Policisë tha se të dyshuarit u kapën në tre rajone Sabah, Selangor dhe Perak midis 27 shtatorit dhe deri në 6 tetor, gjatë aksioneve që policia vendase kishte ndërmarrë.

“Ne besojmë se ata po bënin udhëtime për militantët e ASG në Malajzi”, tha oficeri.

Po ashtu një 53-vjeçar dyshohet se rekrutonte të burgosurit në burgun Tapah dhe planifikonte të niste sulme në vendet e shenjta të myslimanëve, të krishterëve dhe hinduve. “Qëllimi i tij ishte të nxiste konflikte racore dhe fetare në shtete” tha inspektori.

Autoritetet vendase kanë qenë në alarm që pas sulmit në kryeqytetin Kuala Lampur, qershorin e këtij viti, ku tetë persona u plagosën nga militantët e ISIS./a.m./http://www.javanews.al/