Kur për dy centë u dogj Franca, çfarë duhet të bëjmë ne?

Nga Agim Jazaj

Çdo shoqëri civile, e emancipuar është në opozitë me pushtetin, çdo pjesë e shoqërisë së pa emancipuar, e prapambetur, me standarte të ulëta qytetarie; është në opozitë me opozitën!…  “Ndihemi të fyer dhe kokëulur përpara: “Jelek Verdhëve të Francës”, u kishin thënë ditë më parë gjatë shkëmbimit të eksperiencave një grup qytetarësh italianë, në takimin midis disa të rinjve, shkuar nga Vlora- tregonte këto ditë Adriatik Isufaj, i riu me vizion përtej moshës dhe kohës, i cili kishte shënuar fortë këtë mesazh mbresëlënës, aq dhe domethënës, të mungur gjatë në shoqërinë e sotme shqiptare.

Dhe karahasimi bëhet fare thjeshtë dhe është fare pran: Kur bëjnë protestë; “Jelek Verdhët në Francë, për 2 cent, ngritjen e çmimit të karburanteve dhe ndihen kokë ulur përpara tyre  italianët! Dhe... Ç’duhet të bëjnë; “Jelek Zestë” shqiptarë për këto gjëma e bëma, që nuk kanë të krahasuar, sosur, as të molloisur?! Ky është aksioni dhe misoni i shoqërisë, i zgjedhësve: Për të korigjuar dhe ndryshuar politikat qeverisëse, për të rritur nivelin ekonomik dhe çdo standard, për të emancipuar shoqërinë, për tu përafruar me shoqëritë europiane, ku synojmë të futemi me; “Këmbë të Pista”, si i thonë llafit, as të mos na hajë hunda!

Ja ku është eksperienca derëhapur, tek porta… Dhe sa kokë ulul ndihemi ne përpara aksionit qytetar italian, të cilët i ndërrojnë qeverit deri dhe në 6 muaj! Nuk presin ta tregojnë veten- vetëm me votë, siç pretendojnë të verberit nga trut, por u bëjën opozitë dhe u kërkojnë hesap qeverive të tyre, qysh nga dita e dytë, ata  janë në opozitë me qeverinë e tyre, të sapozgjedhur, jo në opozitë me opozitën! Ky standard, i aplikuar nga të tjerët, tek pragu, madje kur janë hapur kufijë dhe shumë emigrantë kanë përfituar nga këto qyterime dhe vlera, pse duhet aq kohë të kopjojmë eksperiencën e përparuar, të demokratizohet shoqëria jonë, të marim modelin e përparuar? Por verbëria nga trut “arsyetojnë dhe argumentojnë”: “Sa kohë na duhet të bëhemi si italianët dhe akoma më shumë si francezët?! “O tompore O mores”! 

Shoqëria shqiptare e traumatizuar, e shokuar përgjatë gati 3 dekadave, edhe këto ditë është tronditur me themel e çati… Krimi, me monstruozitetet dhe përversitet më perverse, ka pjekur pika kujevënëse, me klthmat e sotme dhe hatanë e nesërme…Përballë kësaj hataje shoqëria shqyen syt, në tmerrin e pa fund: Askush dhe aspak nga institucionet e ngarkuara me misionin e tyre, nuk kanë demonstruar ndjeshmërinë dhe aftësinë minimale për; të parandaluar, as po orvaten të vënë gishtin në plagët e shkaktuara! Madje topin e hedhin matan: Kadriu te Kazani,  ”Fajin e ka Kadiu”… që i zbulon këto plagë të rrënim-shëmtimit të shoqërisë shqiptare. Po, kur ndodh edhe nga organet e rendit, të cilat rendin të gjejnë e nuk po gjejnë autorsinë e denancimit, të pa kontestueshëm të abuzimit përvers nga punonjësit e radhës, nga radhët e policisë, që thuhet e duhet të mbrojnë jetën, pronën, lirinë, të drejtën e qytetarëve dhe janë po nga këta monstra që cënojnë, dhunojnë e përdhunojnë, të drejtën, pronën dhe dinjitetetin e qytetarëve!

Qytetaria europiane bashkëpunon me policinë, organet e mbrojtjes së rendit, për të mbrojtur rendin, qetsinë, jetën e qytetarëve, demokracinë dhe gjithëçka kombëtarë.  Policia atje, ku kemi pasur shansin dhe të jetojmë e ku synojmë të shkojmë, nuk bashkëpunon me krimin, me shkelsin e ligjit, me bandat, nuk i shkel syrin abuzuesit të ligjit, nuk futet nëpër kotecet e minifundeve, në palcën e dimrit. Edhe qytetari atje mbron jetën dhe pronën e bashkëqytetarit. Nuk fërkon duart se ka rënë zjarri në pronën, shtëpinë e fqinjit, po turret me gjithë shpirtin dhe mjetet, për të fikur zjarrin që ka rënë në shtëpinë e njeriut të rracës së tij, fqinjit, bashkëqytetarit, mbron jetën e qytetarit, sepse nëse do bjerë zjarri tek fqinji përballë e nuk do të fik, zjarri do të marë më tej edhe shtëpinë e pronën e tij. Kjo është ndjenja njerëzore, solidariteti qytetar. Dhe koto veti të trashëguara në radhët e shoqërisë sonë, i ka rrënuar poltika, e shthurjes, e kriminializuar, e cila ka dhe duhet të demonstrojë këto veti e vyrtyte njerzore dhe qytetare! E çmund të presësh kur femra, e mitura shkon e denanacon përdhunuesin dhe përdhunohet nga polci. A duhet heshtur, apo duhet dhe aksioni qytetar kundër qeverisjes, kundër institucionit të besuar, por rezultuar i pa besi…Dhe portali- pordhali i Bashkëqeverisjes, i thënçin, verefikon ankesën e qytetarve, mer vendime dhe nuk i zbaton, abuzon edhe me vendimet e veta. Kur Lider-Kalanderi lumturohet, fyen e poshtëron bashkeqytetarët, ngre kurbën e krimit dhe janë evidencuar “zyrtar” të lartë, me rekorde kriminale, deri në Parlament. Kur ka futur e nxitur krimin midis atij që shkel ligjin, të drejtat, lirinë dhe të drejtën e qytetarëve dhe të atyre që trokasin në derën e zyrtarit, grabitqarit, hileqarit, haleqarit, të ngritur në institucion dhe përbetohen për drejtësi!  Kjo është politika shthurëse, që po shthur, dhunon e përdhunon përditë e më shumë shoqërinë shqiptare.

Udhëheqës të mëdhenj, me këshilltar të moshuar, edhe ish presidenti turk; Turgut Ozal, kur e kritikonin mediat, i bënin dhe karikatura të ndryshme, nuk i quante kazan a legen, por i qëmtonte kritikat dhe i mblidhte njerëzit e medias, i falnderonte për kontributin, misionin e tyre, madje u shtronte koktej dhe bënte koregjimet në punën e tij.

 Aftësia për të dëgjuar është mundësi për të drejtuar dhe zotësi për të drejtuar! Fatkeqsisht në radhët e shoqërinë sonë e ndjemë dhe e publikojmë me dhimbje se ka jo me pakicë stoik, të verbër nga trutë dhe qorra nga syt, të cilët me instikt; votojnë me besnikri partinë e pa besë, paritinë që i ka tradhëtuar dhe Lider Kalanderi, abuzon e poshtëron pa të drejtë orë e minutë të drejtat dhe liritë e njerëzore! Është sa drithëruese, qesharake dhe abuzuese kur nga sëra e këtyre militantëve të rreshtuar, prezantohen dhe përbetohen se janë: “Familje Dëshmori”…

Ndërsa analiza më e thjeshtë do të rezultonte: Nëse do të ishin gjallë edhe ata që u flijuan për atdheun dje, të shihnin Atdheun në mjerim e krim sot, në këtë varfëri e ligësi, në këtë pasiguri e papaunësi, me këtë krim e pa ndëshkim, me këtë llum e zullum, me këtë lëngim e lëndim edhe ata, Dëshmorët që përbetohen të mjerët: Do t’i bënin def me Kuç e me Maç! Edhe ata do të ishin nesër në protestë kundër kësaj qeverie. që nuk qeveris, po Vithis Shqipërinë!

Këta shërbëtor, të së keqes, abuzues përvers me spaletat e zyrtarit dhe me mungesësën e shiritit të qytetarit, harrojnë se do jene edhe vet, apo dhe fëmijët e tyre të shënjestruar dhe të përdhunuar nga përdhunuesit e radhës, që nxiten dhe frymëzojnë edhe me shëmbullin e tyre pervers.  Kriminalizimi i politikës, i instutucioneve, deri dhe i shoqërisë shqiptare, e veçmas i thelluar në këto 2 legjistlatura, u shpik-shpif, u përkrah, u ngrit deri në institucion, në pikat më të larta në parlament, në krye të bashikeve, etj të institucioneve, të politikës dhe të shtetit, nga vet politika dhe shteti. “Mjafton një kokërr kripë të prish një thes sheqer”- thot filozofia popullore.

Nga “vatha” Socialiste nuk gjen vetëm një të kriminalizuar, por disa … Dhe… Përballë, nga “vatha” e Demokratëve nuk gjen asnjë për rasat. Shoqëria shqiptare përgjatë 29 viteve, ka bërë shumë zgjedhje dhe ka korrur aspak zgjidhje. Është përballur dhe e mbuluar me veset nga më të ndyra dhe të shëmtuara. Shëmtimin e shoqërisë shqiptare e ka shkatuar poliktitikë-shthurja, e cila ka futur në politikë, në gjithë institucionet “derrin dhe dosën, me brekë dhe pa brekë”! Kontigjenti i politik- rrënimit- debatonte një udhëtar pardje, duke shkuar rugës për në Drashovicë,” i mbajnë dylbit  përtej, tek të parët, të djeshmit. Fajin e ka gjyshi babai?” – “Mbi ato themele që ngritën ata po ecin edhe këta: Ata ngritën themelet e pa themelta, të rrënimit”.

-Po pa parë me sy e as me mend, të dytin e të tretin e radhës që po vazhdojnë e “ngrejnë edhe murin dhe çatinë e rrënuar, kur kanë marë besimin dhe detyrimin; të mos bëjnë gabimet e të parëve, por të korigjonë edhe gabimet e tyre, të mbushin gropen e hapur dhe jo të thellojnë gropën dhe zullumet… Ndaj për gjithë këto zullume do të protestojnë shqiptarët edhe familjet e Dëshmorëve, sepse qeveria Rilndise është abuzuesja më e madhe, duke e thelluar zullumin ndaj shqiptarëve, po edhe ndaj familjeve të Dëshmorëve!  Edhe Vlonjatët shpalosën Solidaritetin e tyre ditë më parë, për të bërë Shqipërinë e mertituar dhe jo Shqipërinë e Lënduar dhe të Lënguar, Shqipërinë që nuk ka asnjë perspektiv, për të ardhmen, e nipërve dhe mbesave që po marin arratin nëpër botë…