Kur e fitoi Hoti vendin e parë?

Nga Nikolla Spathari

Rendi i uljes ne kuvend e ne sofer si dhe prija ne lufte e ne rruge jane te paluajtshme.  Ky atribut, qe ne fakt perben lavdine e ‘’Malit’’, eshte fituar nga dikush, diku dhe dikur. . . . Por nga kush, ku dhe kur,  eshte nje ekuacion me tri te panjohura, qe nuk mund te zgjidhet me asnje metod supozimi. Duke hyre ashtu kuturu ne mjegullnajen e dimerave te historise, te lindin mjafte pyetje ‘’pse’’?.  Perse Hoti i pari? Apo perse Shkreli i fundit nder ‘’Pese Malet’’? E Malesise Po Kastrati perse ne vendin e katert e jo ne vendin e pare, kur vete malesoret e vjeter mendonin se ky fise e trashegoi kete emer te lashte nga Gjergj Kastrioti?
Duke u bazuar tek legjenda e Kastratit, Edit Durham thote: ‘’Ai e paska prejardhjen nga fisi i famshem luftarak ‘’Drekaloviqet’’ e Kucit. . . ‘’ Nga ana tjeter kemi nje te dhene te shkruar, sigurisht krejt te pavarur nga ajo qe mendojne kastratasit per emrin e fisit te tyre. Mark Milani tregon se cfare i ka pas thene dikur nje kallogjer shume i vjeter e shume i ditur. Kapedani i lavdishem i Kucit, duke shkruar ato qe i ka thene kallogjer Ilija, ne mes tjerash thote. ‘’Ai shtoi gjithashtu se dispononte nje histori te shkruar, ku tregohet si per Kucin ashtu edhe per Bratonozhiqet, sipas se ciles keta te fundit rridhnin nga Gjergj Despotoviqi, ndersa Drekaloviqet rridhnin nga fisi i Kastrioteve’’ Pra Mark Milani na Njofton se ishte shkruar ne historine e lashte qe dispononte dikur kallogjer Ilija, se Drekali i Kucit e ka prejardhjen fisnore nga Kastriotet. A nuk duket qarte nje fare lidhjeje e kesaj historie te shkruar shume heret dhe asaj qe pohon Edit Durham, se malesoret e Kastratit e dine emrin e fisit te tyre te trasheguar nga Kastrioti?. . Duket se kjo bindje e Kastrataseve nuk eshte nje bindje krejtesisht ne ere. Legjenda e tyre thote se i pari i fisit ka ardhur nga Drekali i Kucit, pra nga fisi qe sipas kallogjer Ilise rrjedh nga Kasrtriotet. Tani le te kthehemi tek  atributi i te pririt ne lufte dhe i zenies se vendit te pare ne kuvend.
Me qe kishte bindje te pergjithshme se Drekaloviqet e Kucit rrjedhin nga fisi me i shquar shqiptar i Kastrioteve, logjika te con ne perfundimin se ky fis duhej te kishte te drejten e prirjes.  Sigurisht edhe kastratasit, qe sipas kesaj bindjeje jane te te njejtit gjak. Pasi Kuci u slllavizua mendja te thote se atributi i prirjes do tu mbetej totalisht kastrataseve, si trashigimtar te fisit te famshem te Kastrioteve.
Mirpo nuk rezulton keshtu. Jo vetem qe Kastrati nuk ze vendin e pare ne Malesin e Madhe, por perkundrazi ai vjen i katerti ne radhe, pas Hotit, Grudes, e Kelmendit. Sic duket, ne kete vendosje te paluajteshme nuk ka influencuar shume ajo qe dihej e thuhej per prejardhjen e lashte te fiseve. Ata e kane filluar jeten e perbashket shoqerore brenda ketyre’’Maleve’’, si te barabarte, pra pa nje klasifikim shoqeror te perfituar nga prejardhja. Ka te ngjare qe atributi i parise te jete vendosur pas shume jete e shume lufterash te perbashketa te ketyre ‘’Maleve’’ne mberojtje te terotoreve te tyre, si nje bashkesi me interesa te njejta e atdhe te njejte (kure eshte vendosur paria koncepti i atdheut duhet te kete qene disi i qarte). Per te zene vendin e caktuar ne rendin e prijes,  domozdo ka pasur parametra qe duhej te plotsonte ‘’Mali’’.  Ku parametri kryesore dhe vendimtare pa dyshim qe ka qene trimeria, domethene bemat e fameshme trimerore te ‘’Malit’’. Trimeria eshte caku nga ku duhet te kene startuar fiset, pasi kane
filluar jeten e vertete shoqerore te perbashket, per te fituar te drejten e perjetshme te prirjes. Ne qofte se eshte vertet keshtu kemi te bejme me nje akt demokratik teper te lashte te ketij populli te izoluar ne mese maleve te larta, si nje akt demokratik per te marre vendime te medha e te perjeteshme.
Dhe tani qysh kur e ka Hoti paresine ne kete treve dhe si e fitoi ate? Pa dyshim Hoti paresine e Malesise se Madhe e ka fituar si nje trofe teper te cmuar te trimerise se vet. Por kur e fitoi kete vend nderi te trasheguar brez pas brezi? Le te ndjekim pas gjera teper te njohura, qe mund te penetrojne disi tek e panjohura e mbetur ne erresire prapa shekujve. Dihet se ne themelimin e Lidhjes Shqiptare te Prizerenit, bajraktari i degjuar I Hotit, Cun Mula, ishte njeri nga burrat me te rendesishem qe ngriten kete institucion historik kombetar. Ne cdo dokument derguar Fuqive te Medha dhe Portes se Larte gjendet emri dhe mehyri i tij. Pater Gjergj Fishta, duke i rreshtuar ne kenge ata qe moren pjese ne kuvendin mbareshqiptar te Prizerenit, e portretizon sdhe Cun Mulenme keto vargje:
… Per bri tij vjen prap Zogolli
Gjete Gege Shllaku edhe Begolli
Vjen Cun Mula e vjen Mar Lula
Njani i Hot e tjetri Shale
T’forte per pushke e te urte per fjale…

Ne zbatim te vendimeve te Lidhjes Shqiptare te Prizerenit, per te mose leshuar asnje pellembe toke shqiptare pa gjak, eshte Cun Mula ai qe organizoi dhe priu Malesin e Madhe ne lufte per te mbrojtur trojet e lashta te Hotit e Grudes, ato troje qe pas pazarlleqeve te Berlinit. Knjaz Nikolla i Malit te Zi desh t’i shtronte me pushke. Pra 140 vjet me pare bajraku i Hotit shfaqet ne njeren nga skenat me madheshtore e me te njohura te historise shqiptare, si bajrak i pare ne kete treve, i cili atributin e prijes se Malesise se Madhe e ka konsoliduar prej shekujsh. Ne ato vite te lavdishme Cun Mula, mbi shpinen e atit pullali, shkonte sa ne Kelmend, sa ne Kastrat, sa ne Shkrel, sa ne bajraket e Rranxave per te ngritur Malesin e Madhe ne kembe si nje trup i vetem. Kete veprimtari energjike te kryebajraktarit te saj populli i Malesise se Madhe e ka perjetesuar ne kenge: Prej kah vjen more Cun Mula, Prej Kelmendit sot u ula.
Kenga e popullit qe eshte e vetmja kronike e kohes, ka fiksuar faktin se bajraktari i Hotit kishte previlegjin e prijes ne ate eveniment historik me permasa kombetare dhe me jehone Europiane. Por pleq shume te vjeter thone se kete vend te nderuar Hoti e kishte, se paku, edhe dhjete breza para Cun Mules, qysh ne kohen e Lazer Keqit. Sipas te gjitha atyre qe thame, del se bajraku i Hotit eshte bajraku i pare ne Malesin e Madhe qysh ne vitet 1600, nje lashtesi marramendese e prijes, duke menduar se ne keta tre kater shekuj jane shkaterruar shtete e perandori teper te fuqishme qe sunduan Boten. Por mrekullia e trashegimise tek malesoret eshte aq e fuqishme sa u reziston edhe stuhive qe zhduknin nga faqja e dheut seli e fronte teper te permendura. Per te perforcuar edhe me teper vertetesin e lashtesise se atributit te prijes se ‘’Malit’’ te Hotit, nje fak domethenes eshte perpjekja per islamizimin e familjes se bajraktarit te Hotit. Meqenese bajraku i Hotit ishte bajraku i pare dhe me i fuqishem i Malesise se Madhe. Perendoria Osmane kishte interresa te medha per ta Islamizuar. Por rezistenca e ketij fisi te lashte e te forte qe e pathyeshme dhe perandoria u terhoq. U mjaftua te fitonte aq sa mund te fitonte. Ne qofte se nuk kthehej dot i gjithe fisi i Hotit ne fene islame, ose nje pjese e madhe e tij, minimalisht te kthehej bajraktari qe ishte edhe nje kryebajraktar i Malesise.  Kete kompromis per te sakrifikuar fene tradicionale te familjes se tij qe te shpetoje besimin e gjithe fisit e beri Luc Gjoni, sigurisht pasi mori aprovimin e gjithe fisit. Luc Gjon Bajraktari u quajt Mehmet Luca. Sipas ketij fakti rezulton se 100 e ca vjet para Cun Mules qenia e Hotit ne krye te Malesise se Madhe, jo vetem qe eshte evidente brenda Malesise, por eshte e njohur edhe ne qarqet zyrtare teper te larta te Perandorise Osmane, gje qe tregon se ky atribut i njohur i Hotit ishte edhe atehere i kahershem. Keshtu mendimi se ne gojedhenat e pleqeve ka vertetesi, perforcohet me fakte konkrete. Tani le t’i hellim nje sy literatures. Njeri nga ata qe eshte marre direkt per njefare sqarimi per vendin e Hotit si bajrak i pare eshte Mark Milani. Por edhe ky theniet e veta i mbeshtet ne Gojedhena e jo ne dokumente historike. Me gjithe te metat qe ka pohimi i tij, duke mos treguar kohen dhe duke mos cilesuar as luften ku u shfaq me aqe madheshti trimeria e Hotit sa te fitoje institucionin e prijesit, prap se prap ai duhet marre ne konsiderate. Ne spjegimin e tij Mark Milani thote ‘’Keto bajraqe, kur shkojne ne lufte, prihen nga bajraku i Hotit. Hoti e fitoi kete paresi nga turqit, ne kohen e trimit te famshem shqiptar Gjelosh Frangu. ‘’
Mark Milani eshte nje autodidakt i vecante, i cili meson shkrim e kendim ne prag te pleqerise, vetem e vetem per te shkruaj ato qe di, per tua lene brezave te ardhshem. Me gjenalitetin e tij mendore ai e kupton se ato qe ai i ka pare e degjuar gjate jetes se tij, teper te vrullshme e teper aktive, jane thesare te vyera, prandaj eshte mekat t’i marresh me vete ne varr. Mirpo, duke mos qene azgje me teper se nje autodidakt gjenial, ai cdo gje e mbeshtet teresisht ne gojedhenat. Domozdo, me nje gjendje te tille arsimore, ai nuk mund te dilte nga fusha e gojdhenave dhe tu ngjitej monopateve te veshtira te historise se shkruar, qe gjendet neper arkiva dhe neper bibloteka. Po ateher fare natyrshem lind pyetja ne se mes ketyre monopateve gjendet ndonje gje e shkruar qe te tregoje se qysh kure Hoti gezon te drejten e ‘’Malit’’ te pare ne kete treve te lashte te Shqiperise? Disa studiues si J. Hahn, H. Hecquard, E. Durham e ndonje tjeter pohojne se kete te drejte Hoti e fitoi ne vitin 1696. Sipas tyre ne kete vit ‘’Sinjoria e Venedikut’’shpertheu ne nje sulm te fuqishem per te marre qytetin e Ulqinit. Malet e Malesise se Madhe qe ndodheshin nen ‘’Perandorin Osmane’’u rreshtuan ne mbrojtje te ketij qyteti perkrah ushtrive Turke.
Djemt e Hotit, te prire nga bajraktari i tyre, treguan trimeri te madhe, sa percaktuan fatin e luftes. Ulqini shpetioi pa rene ne duart e venedikaseve dhe Hoti fitoi te drejten e bajrakut te pare. Ja si e pershkruan kete gje historiani shqiptar Xhafer Belegu. ‘’ Fisi ma i forte ashte ai i Hotit,  I cili qyshe me kohe ka pase nje fare vetqeverimi. Ky fis ka luftue burrnisht kunder invazionit turk. Me 1696, kur komandanti Venecian Gerenimo Delfino rrethoi Ulqinin e ushtrit turke po thyheshin prej tij, qene hotianet qe u shkuan ne ndihme turqeve dhe i thyen keq venedikasit. Per kete ndihme turqit i privilegjuan hotianet qe te luftojne kurdohere ne krahun e majte t’ushtrise otomane’’. Nje pari 321 vjecare eshte marramendese per nga lashtesia. Por ka nje te dhene tjeter qe atributin e te qenit te Hotit fis i pare e shtyn me tutje, edhe 269 vjet me pare ne nebulozen e shekujve. Kete te dhene me shume interres e sjell studiuesi Milan Shuflai. Duke folur per fisin e Hotit, ai shkruan; ‘’Kryetari i tij quhej kapetan.
(Capitaneus montanee Ottorum).  Ne vitin 1434 (kapetani i Hotit) quhej Junch Hoth, iam dominus in patribus Albanie’’. Po te shqyrtojme me kujdes gjenealogjine e ruajtur ne familjen e Mul Delise do te veme re se ne rrjedhen e brezave, tete brez para Cun Mules, kemi nje paraardhes me emrin Junk.
Por ky me siguri nuk eshte Junk Hoti per te cilin flet Shuflai, pasi duke bere nje llogari te thjeshte me mesataren e numerit te brezave per 100 vjet, del se eshte shume vone. Megjithate, ka te ngjare, qe Junk Gega te kete trasheguar pikerishte emrin e Junk Hotit. Ky eshte nje zakon i vjeter i malesoreve qe trimave te permendur ua trashegojne emrin brez pas brezi. Ajo qe citon Shuflai per Junk Hotin, se ne vitin 1434 ishte zot i kesaj treve te Shqiperise, te con ne konkluzionin se ‘’Mali’ i lashte i Hotit ka qene i pare ne kete treve edhe shume me heret se e paraqesin studiuesit apo se e percaktojne gojedhenat.
Shenimi teper i vyer i Shuflajt nuk hedh ne asnje menyre poshte ate qe e thone studiuesit, se atributi i bajrakut qe prin Malesise se Madhe. Hotit iu dha me 1696 ne luften e Ulqinit. Por, sic duket, ajo nuk qe nje dhenie, por nje ridhenie titulli,  Ka shume te ngjare qe Perandoria Osmane t’ia kete ridhene ne vitin 1696 bajrakut te Hotit, te organizuar prej kohe, ate atribut qe ‘’Mali’’ i Hotit e gezonte prej shekujsh.