Kuqezinjtë mbërrijnë në Francë. Kryeministri Edi Rama para niasjes: Çuna luani me pasion

Ka mbërritur në Francë kombëtarja shqiptare e futbollit.

Ajo është nisur në orën 11.30 nga aeroporti i Bergamos me avion charter për të mbërritur në orën 13.20.

Pas mbërritjes skuadra ka zbritur sipas një ceremoniali te caktuar nga UEFA për te gjitha skuadrat e Europianit dhe ky ceremonial është xhiruar nga grupet e UEFA për tu përdorur nga kanalet e tyre digjitale.

Lojtaret e kombetares shqiptare, te cilet kane zbritur ne aeroportin "Lannion" prane qytetit Guingamp ne France, ku eshte vendosur ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit, eshte akomoduar ne resortin “Agapa in Perros Guires”, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohen ne France./r/n/r/nAlbanian players, in "Lannion" airport near the city of Guingamp, in France, where the Albanian National Soccer team is accommodated at the resort, “Agapa in Perros Guires”, during the preparations for the France Euro 2016.

Lojtaret e kombetares shqiptare, te cilet kane zbritur ne aeroportin “Lannion” prane qytetit Guingamp ne France, ku eshte vendosur ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit, eshte akomoduar ne resortin “Agapa in Perros Guires”, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohen ne France.

Ne aeroport kane dale për te pritur ekipin edhe kryetari bashkisë se qyteti ku do te qëndrojë skuadra dhe përfaqësues te tjerë te pushtetit lokal.

Nga aeroporti i Lannion, skuadra është nisur per ne Hotel L’Agapa ne Perros Guirec, i cili do te jete edhe rezidenca e Shqipërisë ne Europian.

Kombëtarja është vizituar edhe nga kryeministri Rama përpara nisjes drejt Francës.

Fjala e Kryeministristrit Rama në takimin me Presidentin e FSHF, stafin teknik dhe lojtarët e Kombëtares së futbollit përpara nisjes për në Francë

Erdha për t’ju përshëndetur, për t’ju uruar rrugë të mbarë dhe  Kampionat të mbarë. Mbi të gjitha, besoj se kemi avantazhin si skuadër që objektivin maksimal e kemi arritur. Kështu që, – jam i bindur që Gianni di ta thotë 100 herë më mirë se unë – presionin le ta mbajnë të tjerët, sepse pa diskutim, për ne, pjesëmarrja në Kampionatin Europian është në vetvete si fitore e Kampionatit. Ndërkohë, duke qënë një skuadër që hyn për herë të parë, një skuadër që nuk shihet si protagoniste dhe që nuk e ka presionin, siç e kanë kundërshtarët, kemi mundësinë që ta bëjmë mirë.

E rëndësishme, besoj, për të gjithë shqiptarët që do ju ndjekin, është që të jepni në fushë gjithçka keni. Ju e dini më mirë se unë dhe ata që nuk lozin futboll që, në fund, futbolli ka rezultatin që nuk i thotë gjithmonë të gjitha. Ajo që i thotë të gjitha është dhënia e shpirtit në fushë.

Pjesa më e rëndësishme jashtë kuadratit të fushës është që ju përfaqësoni jo Shqipërinë, thjeshtë, por përfaqësoni gjithë kombin, përfaqësoni Shqipërinë, Kosovën, gjithë trojet ku banojnë shqiptarë dhe të gjithë shqiptarët në emigracion. Ju faktikisht përfaqësoni ëndrrën e  shqiptarëve, sot, për sukës, për të qenë të barabartë dhe në dinjitet dhe në kapacitet për të dhënë njësoj si të tjerët. Në fund të fundit, ju përfaqësoni një forcë që është integruar në Bashkimin Europian përpara se të integrohet edhe Shqipëria, edhe Kosova dhe përpara sesa ne ta shikojmë Shqipërinë të ulur në tryezën e familjes europiane.

Elseid Hysaj, Burim Kukeli dhe autobuzi i kombetares, te cilet kane mberritu ne aeroportin "Lannion" prane qytetit Guingamp ne France, ku eshte vendosur ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit, eshte akomoduar ne resortin “Agapa in Perros Guires”, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohen ne France./r/n/r/nElseid Hysaj, Burim Kukeli and bus of national team in "Lannion" airport near the city of Guingamp, in France, where the Albanian National Soccer team is accommodated at the resort, “Agapa in Perros Guires”, during the preparations for the France Euro 2016.

Elseid Hysaj, Burim Kukeli dhe autobuzi i kombetares, te cilet kane mberritu ne aeroportin “Lannion” prane qytetit Guingamp ne France, ku eshte vendosur ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit, eshte akomoduar ne resortin “Agapa in Perros Guires”, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohen ne France.

Të gjitha këto të vërteta besoj se duhet t’ju shërbejnë që të hyni në fushë me emocione pozitive, të pakontraktuar nga ideja se mund të humbisni, por të motivuar nga ideja se fakti që jeni në fushë, fakti që flamujt dhe zemrat e shqiptareve janë rreth e rrotull jush në një kompeticion si ky, për secilin nga ju është absolutisht fakti që keni dhënë maksimumin.

Më parë po flisnim për dy ndeshjet miqësore. Unë jam tifoz i hershëm i Italisë dhe jam mësuar që kur miqësoret nuk dalin siç duhet, kampionati del si duhet. Shpresoj që të jetë edhe ndeshja miqësore me Ukrainën, rasti, por mbi të gjitha jam i bindur që ajo ndeshje tregoi që ne mund të luajmë si të barabartë me të gjithë dhe se ajo humbje mund të vlejë shumë më tepër sesa një fitore, për sa kohë është pjesë e përgatitjes. Këtë ma konfirmoi edhe Gianni.

Mua nuk më mbetet veçse t’ju uroj çdo të mirë. Unë jam vetëm me një ide fillestare, Berisha të mos pësojë gola. Të gjitha të tjerat rregullohen. Përveç miqësisë me Etritin kam edhe një arsye shumë të fortë, e kam pasur të domosdoshme ta dua një Berishë. Shyqyr që më dole ti dhe të dua me gjithë zemër, siç ju dua të gjithëve me gjithë zemër, sepse jeni çuna fantastikë. Jam i bindur që do bëni një kampionat fantastik për nga shpirti që do vini në fushë. Ndërsa rezultatet le të vijnë si të jenë, nuk ka asnjë problem.

Sot është dita më e bukur, njësoj si dita kur krijohet qeveria. Dita më e bukur sepse  është maksimumi dhe nuk kanë filluar hallet e problemet. Më pas nisin hallet, problemet, dalin kundërshtarët. Diku do pësosh një gol, diku do të duhet të sforcohesh, por më e rëndësishmja është të jesh dhe ju jeni atje. Nuk ka më bukur! Gëzojeni maksimalisht këtë moment të karrierës!

Ky është moment fantastik për çdolloj sporti dhe çdolloj lojtari që vesh bluzën e Ekipit Kombëtar. Jam i bindur që është një moment që do ta kujtoni shumë gjatë, ndaj merrini maksimumin, gëzojeni në maksimum dhe merreni me qetësi të plotë. Sa më të qetë të jeni dhe sa më pak ta ndieni presionin, aq më shumë shanse ka që të bëjmë rezultat.

Në fund, duket si më e parëndësishme, por në fakt është shumë e rëndësishme. Përgëzova edhe presidentin e Federatës së Futbollit për kostumet. Janë super. Kështu që edhe nga ana estetike besoj që mund të konkurrojmë me të gjithë skuadrat, edhe me francezët që zakonisht vishen më mirë se tjerët, gjë që e kam vënë re në të gjitha kampionatet.

Çuna, shumë respekt, shumë mirënjohje! Sa më shumë pasion dhe me qetësinë më të madhe, se humbjen e kemi ne xhep, nuk kemi çfarë humbin, Ajo që duhet të fitojmë, është thjeshtë imazhi i një skuadre që nuk ta lëshon rezultatin, pa dhënë njëherë shpirtin. Po u realizua kjo, të gjitha të tjerat janë dytësore për një skuadër si ne që jemi për herë të parë në Kampionatin Europian. Do të vij edhe për ndeshjen e parë dhe jam absolutisht i bindur që do jetë një eksperiencë fantastike.

Edhe njëherë, shijojeni maksimalisht, gëzojeni maksimalisht, se ne shpresojmë të ndodhi sërish shumë shpejtë, por edhe mund të mos ndodhë shumë shpejt për herë të dytë. Kështu që merrni maksimiumin se është kulmi i karrierës për një futbollist që të jetë me Kombëtaren dhe Kombëtarja të jetë në finalet e Kampionatit Europian.

Shumë faleminderit.

Ka përfunduar fjala e Ramës në takimin me me Presidentin e FSHF, stafin teknik dhe lojtarët e Kombëtares së futbollit përpara nisjes për në Francë