Kulaket e Malesise

Me ardhjen në pushtet të partisë komuniste në Shqiperi (1945) mbas luftës dytë botërore , ajo si nëna e madhe e saj partia komuniste e (ish) Bashkimit Sovjetik filloi luften e klasave me qellimin e konsolidimit dhe forcimit të pushtetit të saj. Në “fokusin” e kesaj lufte civile (herë të nxehtë e herë të ftohtë) ishin intiligjenca e shkolluar në Europen e Boten perendimore , kleri (kryesisht ai katolik) , nacionalistëve edhe familjet e pasura si në qytet ashtu edhe në fshat. Shumë nga keta shqiptar që klasifikoheshin si “armiq” të shtetit komunist u shpronsuan , u internuan , u burgosen , e deri pushkatuan , shumica me akuza fallso dhe deshmitar të rremë e tjer. Por një nga mënyrat e persekutimit të familjeve të njohura , të pasura , të mëdha e në pergjithsi nacionaliste dhe që zotronin siperfaqe toke të konsiderueshme në fshat , ka qenë cilsimi i tyre si familje Kulake.. “Cilësimi” Kulak me propoganden e komunizmit në Shqiperi ishte një “fjalë e keqe” , me të cilin dalloheshin ish pronaret e tokave ,që në socializem duhej të konsideroheshin si kundershtar të regjimit të ri kolektivist , të deklasur dhe armiq të shtetit komunist. Edhe në fjalorin e gjuhes shqipe “fjala” Kulak spjegohet = Fshatar i pasur, që kishte shumë tokë, shfrytëzonte punën e argatëve apo të fshatarëve të varfër dhe pasurohej në kurriz të tyre. Më “shqip” në komunizem kulakët konsideroheshin si shtresë “shoqerore” e permbysur , që duheshin vezhguar e mbajtur nën kontroll nga vigjilentet e sigurimit të shtetit komunist. Kulakët nën shtetin komunist njiheshin si njerzë me biografi të keqe. Biografia e kulakut ishte e barazvlefshme me biografinë e një armiku të klasës. Per ketë kulakët duhej të ishin edhe të “izoluar” nga shtresat e tjera kolektivite-kooperativiste me prejardhje fshatar i varfer. Kulaket per ti dalluar nga shoqeria tjeter nuk ju a dhanë apo ju a hoqen dekumentin më masiv trisken (teseren) e frontit “demokratik”. Duke mos pasur ketë dokument kulaket (dhe antaret e tyre të familjes) nuk kishin të drejtat më elemtare ,si per të marrur pjesë në takime , mbledhje e diskutime , e deri nuk kishin të drejtë per të votuar ,pra per të zgjedhur apo per tu zgjedhur (edhe pse dihej se keto ishin formale). Kulaket gjatë regjimit komunist siç dihet u preken fillimisht nga reforma agrare dhe pastaj u shpronsuan perfundimisht. Ata pra ishin të persekutuar e privuar (jo vetem nga prona si gjithë shqiptaret) ,por edhe nga ata pak të drejta që më shumë reklamoheshin se praktikoheshin në Shqiperi. Kulaku nuk kishte të drejtë shkollimi në arsimin e lartë dhe shkollat profesionale që nxirnin kuadro të shtetit komunist dhe nuk mund të behej kuader apo drejtues , qoftë edhe i nivelit më inferior . Kulaku apo “zogu” i tij duhej të ulnin koken dhe të punonin ku t’u “thonin” pa bërë zë ..e kunderta dihej çfar i priste. Kjo klimë persekutimi u krijua edhe në Malesi të Madhe gjatë regjimit komunist per ato familje që paten fatin e keq të cilësohen familje kulake. Vuajtjet dhe persekutimet e kulakëve dhe familjeve të tyre shpesh herë nuk mbeten vetem brenda telave me gjemba të burgut të madh Shqiperi socialiste , por ata provuan edhe burgjet e tmerrshme komuniste , që kur i vizitoi veprimtarja e shquar botërore e të drejtave të njeriut Katerinë Fon Kohl (në vitet 1990) do të deklaronte , se: “ Mat’hauzini nazist kishte qenë parajsë para burgjeve të tmerrshme të komunizmit të Shqiperisë enveriste”..”. Vlenë të kujtohet se në kuader të masave të izolimit nga “shoqeria”kolektiviste – kooperativiste komunizmi per kulakët e “rrezikshem” fillimisht kishte shpikur mospranimin e tyre per të punuar në kooperativat bujqësore , por dergimin e kulakeve per të punuar në ndermarrje shtetrore (kryesisht në ndertim apo në të famshmet NSHN-etj.) , pasi atje ishin nën vigjilencen dhe kullren e klases puntore (proletariatit) , i cili do t’i mbante nën vezhgim dhe do t’i riedukonte me frymen revolucionare. Gjithashtu në fshat familjeve kulake u lane në perdorim nga tre dynym tokë per t’i punuar. Me kalimin e kohes vigjilentet e partisë zbuluan se ky trajtim i kulakeve nga ndeshkim po rezultonte “privilegj” ,pasi kulaku që punonte në ndermarrje shtetrore paguhej shumë më mire se kooperativisti , kulaket furnizoheshin 12 muaj e vitit nga shteti ku punonte me bukë grurit (që nën komunizem në fshat ishte privilegj) , gjithashtu kulaket kishin edhe dyfishin e tokes të oborrit kooperativist që dispononin , si dhe kulaket po mesonin mjeshtri të ndryshme gjatë punes tyre në shtet. Në fakt kur partia e “kuptoi” ketë , shumices së kulakeve ju a hoqi ketë “privilegj” dhe i riktheu të punonin e “riedukoheshin” nga “motra” e klases puntore fshatarsia kooperativiste…Puna e kulakut kishte arritur deri aty sa nepër festat kooperativiste të komunizmit kendoheshin “kengë” kunder kulakut ,ku me ketë rast po kujtojmë vargjet “popullore” :
“More kulak , more kulak /
Ke pi venë me bardak /
Tash po ta hanë dreqi në bark…”.
Në fakt dreqi në bark ju a kishte hanger të gjithë shqiptareve ,që duronin shtypjen e skllaverinë me “dashuri” e “qetësi” per pushtetin e partinë komuniste të punes , e cila i çoi në zgrip të mbijeteses e urisë totale , dhe si per “paradoks” në vitin 1985 shteti komunist shqiptar “fitoi” çimin e parë nderkombëtar në Meksikë për ushqimin… Malesia e Madhe (edhe pse ishte trevë me pak tokë) nuk i shpetoi kesaj “shpikje deklasuese” të komunizmit , ndaj ne sa per kujtesë historike menduam t’i cilësojmë emrat e kryefamiljarëve të shpallur kulakë…

Emrat e kryefamiljarëve të
shpallur kulakë në Malesi të Madhe
Njesia administrative
Kastrat
1.Pjeter Lucë Lakaj (Ivanaj )
(nga v. 1952- 1991)
2.Nikollë Gjeto Lakaj (Ivanaj)
(nga v. 1952- 1991)
3.Ndokë Ujkë Kokaj (Ivanaj)
(nga v. 1952- 1991)
4.Ndue Lukë Veshtaj (Jeran)
(nga v. 1952- 1991)
5.Gjekë Lukë Veshtaj (Jeran)
6.Islam Zeneli (Aliaj)
7.Vasel Gjekë Rragami(Pjetroshan)
8.Ndue Zef Uldedaj (Jeran)
9.Lekë Gjelosh Veshtaj(Jeran)
10.Pjetër Fran Kokaj (Ivanaj)
11.Pal Fran Kokaj (Ivanaj)
12.Gjeto Ruci (Vukpalaj)
13.Zef Çok Rragami (Pjetroshan)
14.Pjeter Çok Rragami (Pjetroshan)
15.Pashk Çok Rragami (Pjetroshan)
16.Kolë Gjelosh Elezaj (Pjetroshan)
(Referencë e librit “Kastrati” i autorit Gjokë Luli ,fq.121)
17.Lucë Gjon Lekë Dekaj (Hot)

Katër emrat e parë të kryefamiljarëve , kanë qendruar të denuar si kulakë që nga viti i shpalljes e deri sa ka rënë regjimi komunist , ndersa të tjerë kanë qenë të cilesuar kulak me afate kohore më të vogla ..

Njesia administrative Qendër dhe qytet Koplik
1.Tomë Zef Bzhetaj (Dobre)
2.Zenel Qerim Zekaj (Koplik Siperm)
3.Cul Istref Culaj (Qytet Koplik)
4.Dyl Ahmet Bajramaj (Qytet Koplik)
5.Mustafë Sokol Barjraktari (Qytet Koplik)
6.Caf Mala (Rrukaj) (Buzë-Uji)
7.Preç Gjeto Deda (Buzë-Uji)
8.Rrusto Zeqiri (Buzë-Uji)
9.Elez Brahimi (Buzë-Uji)
Njesia Administrative Shkrel
1.Isuf Muça (Qafëgradë)
2.Mark Tomë Kolnikaj (Reç)
3.Islam Rrustem Hoxhaj (Repisht)
4.Lush Hajdari (Lohe e Siperme)

Njesia administrative
Gruemirë
1.Sadri Dul Bajraktari (Grizhe)
2.Dan Dul Bajraktari (Grizhe)
3.Selim Qerim Qerasaj (Grizhe)
4.Fasli Rruc Kuka(Gruemirë-Çesme)
5.Kin Matia (Ekç-Bregut)
6..Maç Gila (Ekç-Bregut)
7.Dan Brahim Smajlaj(Gruemirë)
8.SelmanSadik Çokaj(Grud-Fushë)
9.Fasli Adem Hasrama (Meshqerra)
Duhet theksuar se në zonat malore ku kishte pak tokë si Kelmendi nuk kishte të cilesuar kulakë ,por ketë “mungesë” persekutimi shteti komunist ju a kompensoi me persekutime të tjera…Të cilesuar kulakë ka pasur edhe familje të tjera me origjinë nga Malesia e Madhe , por me banim të perhershem dhe pronsi toke në zonat e Nënshkodres , Lezhes , Krujes , Kurbinit e tjer..
Per hirë të vertetes duhet thënë se në Malesi të Madhe ka pasur familje që janë cilësuar si kulake , por që e kanë mbajtur ketë titull me muaj apo ndonjë vit ,dhe më pas kanë “figuruar” si familje me biografi të mirë per partinë , e cila i ka dashur ,privilegjuar dhe u ka dhënë pushtet , ku ata në pergjithsi nuk e kanë “shperdoruar” besimin e partisë… Ndersa pas vitit 1986 ka pasur një politikë disi më liberale per disa familje kulakësh të cilet kanë arritur të dergojnë femijet e tyre per t’u shkolluar në institutet apo në universitetin e shtetit komunisto-socialist… Gjithsesi një pjesë e mirë e studenteve nga familjet kulake në dhjetorin e vitit 1990 u angazhuan aktivisht në demostratat e grevat studentore kunder shtetit komunist dhe “themelimin” e pluralizmit politik , me në krye partinë Demokratike , si partia e parë antikomuniste…

Ndue Bacaj