KUFIRI SHQIPERI-GREQI/ Bllokohet kalimi në Kakavijë, policia greke po riparon sistemin kompjuterik

Policia kufitare njofton për bllokimin e lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas informacioneve që vijnë nga burime policore, mësohet se, pika kufitare e Kakavijës do të bllokohet për disa orë për shkak të disa riparimeve në sistemin kompjuterik.

“Njoftohemi nga Policia Greke se duke filluar nga ora 03:00 deri në orën 12:00 të datës 12.06.2017 do të këtë ndërprerje të plotë të lëvizjeve drejtë shtetit Grek, të këmbësorëve dhe automjeteve, pasi do të bëhen ndërhyrje (riparim) në Sistemin kompjuterik ku regjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe të automjeteve”, lexohet në njoftimin e Policisë. ata