Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se është optimist për rezultatin e opozitës në këto zgjedhje

“Procesi vazhdon akoma, por sipas raportimeve tona nga strukturat e Partisë Demokratike unë jam shumë optimist për rezultatin tonë dhe për fitoren”, tha ai.

Basha falenderoi qytetarët që votuan dhe më pas u bëri thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të zbatojnë ligjin në procesin e numërimit për të përmbyllur vullnetin e votuesve.

“Tani që votimi përfundoi, ka mbetur pjesa tjetër e rëndësishme, procesi i numërimit. U bëj thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë proces të sigurojnë dhe garantojnë përmes zbatimit të ligjit që vullneti i popullit të përmbushet. Shqiptarët kanë bërë një sakrificë të madhe sot duke votuar në një ditë feste fetare dhe temperatura të larta. Ndaj u takon ju numërues që të bëni gjithçka që vullneti i popullit për të ardhmen të përmbushet”, tha ai.