Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takon në Shtëpinë e Bardhë, Presidentin amerikan, Donald Trump

Kur na ndajnë edhe dhjetë ditë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, kur fushata ka hyrë në zonën e nxehtë të betejës politike, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takon në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan, Donald Trump.

“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët.

Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve.

Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!” -shkruan në faqen e tij në facebook, Lulzim Basha.

Një konfirmim i mbështetjes së SHBA-ve rikthen shpresat e venitura në kampin blu, shtërngon radhët në skalionin e sulmit për fitoren e 25 qershorit. Takimi i Bashës me Trump nuk është thjeshtë një takim, dhe fotoja zyrtare e publikuar në facebook, nuk është thjeshtë një foto. Për demokratët, opozitën në veçanti, ky takim, kjo foto, kjo rreze shprese është një garanci për 25 qershorin, është mundësi për të djathtën, është një shans për shqiptarët, për të besuar te një e ardhme e një qevesje jofasadë, tek një qeverisje jokanabiste. E rëndësishme është që ky takim, kjo mbështetje, kjo foto të lexohen mirë nga klasa politike shqiptare në përgjithësi, nga opozita në veçanti. Ajo kërkon mobilizim dhe angazhim më të fuqishëm në ditët e mbetura të fushatës, organizim më të mirë të strukturave në bazë dhe zgjim i vetëdijës dhe shpresës të militantët dhe mbështetësit e PD dhe opozitës në këto zgjedhje.

Jo gjithçka mund ta vendos ky takim, kjo mbështetje, kjo foto, por gjithçka që duhet të zgjojë shpresat e demokratëve te demokracia dhe te shanset e një të ardhme më të mirë, vendoset më 25 qershor, përcaktohet nga vota e atyre që besojnë dhe shpresojnë se një e ardhme është e merituar për Shqipërisë dhe shqiptarëve. A.V