Kryeprokurori i Përkohshëm, mazhoranca vendos më 18 dhjetor për drejtuesin e organit të akuzës

Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm do të zgjidhet me 18 dhjetor 2017. Dita e hënë, që është edhe mbledhja e fundit e parlamentit për vitin 2017, duket se do te shënojë edhe finishin e ketyre ditëve intensive sa i perket zgjedhjes se Kryeprokurorit. Në gare për këtë post jane 7 kandidate, te cilët dje shpalosen edhe platformat e tyre përpara Komisionit parlamentar te Ligjeve.

Pavaresisht ftesave per tryeze te bera nga Kryeministri Rama ne adrese te kreut te PD Lulzim Basha per çështjen e kryeprokurorit te perkohshem, ai ka refuzuar dialogun, me arsyetimin se s’duhet te kete Prokuror te Perkohshem dhe deri ne gjetjen e një Prokurori te ri te Pergjithshem ne detyre te vijoje te jete Adriatik Llalla. Ne keto kushte mazhoranca duket se ka vendosur ta zgjidhe vete situaten. Me 18 dhjetor ajo zgjedh Kryeprokurorin e Perkohshem. Per kete duhet shumice e thjeshte votash.

Po sot në fund të seancës së gjatë plenare, Kuvendi ka miratuar aktin normativ të buxhetit, ku qeverisë i janë bashkuar dhe dy vota nga PDIU. Kanë qenë deputetet Reme Lala dhe Elena Xhina qe kane votuar pro.

Akti normativ ka kaluar me 73 vota pro dhe 32 kundër, ndërsa është miratuar edhe ndihma ekonomike me 76 vota pro dhe 27 kundër. Ndërkohë, marrëveshja për vajin e ullirit dhe ratifikimi i marrëveshjes së huasë për asistencën sociale janë miratuar me 105 vota pro dhe asnjë kundër, pra kanë marrë edhe votat e opozitës.

Ndërkohë, është shtyrë për në seancën e radhës votimi për anëtarët e bordit të autoritetit të konkurrencës, pasi ishin vetëm dy kandidatë, por duheshin katër.

ma.me/javanews.al