Kryengritja e Kelmentit me në krye Prek Calin, Lulzim Basha e vlerëson si shembull frymëzimi i kurajës për orientimin evropian

Në  përkujtimit të 73 vjetorit të  kësaj kryengritje, kreu i opozitës Lulzim Basha jep edhe një mesash të fortë në profilin e tij në facebook se kjo duhet të jetë pikërisht shembulli për të gjithë ndaj ndaj pasardhësve të komunistëve.

Postimi

73 vjet më parë malësorët e Kelmendit i dolën përballë të keqes së madhe që po i avitej vendit dhe kombit, regjimit gjakatar, me kryengritjen e parë anti-komuniste në Europë. Prijësi legjendar, Prek Cali u ngrit në këmbë për të mbrojtur lirinë, ashtu siç pati qëndruar për të mbrojtur trojet shqiptare të Kelmendit që falë tij i kemi dhe sot.

Për të gjithë qytetarët e lirë, për ne demokratët, kryengritja antikomuniste e Kelmendit është një burim frymëzimi, një shembull i kurajës e sakrificës për vlerat dhe orientimin europian.

Pasardhësit e komunistëve dëshmuan me shembjen që i bënë mureve të kullës së Prek Calit në Vermosh se ata nuk janë të qetë me heronjtë e vërtetë as sot, pas 73 vitesh. Sepse heronjtë e kësaj bande qeverisëse janë kriminelët dhe trafikantët me të cilët ndajnë milionat e krimit.

Ne demokratët dhe të gjithë qytetarët e lirë dhe të ndershëm, do ti kujtojmë përherë me nderim Prek Calin dhe kelmendasit e tjerë patriotë, si kalorës të lirisë, të atdheut, si mbrojtës të vlerave për të cilat qëndrojmë dhe që i kemi në themel të misionit tonë politik.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/73-vite-nga-kryengritja-e-kelmendit-basha-shembull-frymezimi-per-demokrat-500083/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright