Kryeministri shqiptar, Edi Rama, Presidenti turk, Erdogan dhe homologu i tij serb, Vuçiç, një takim i përzemërt

Kryeministri Edi Rama vijon vizitën në Turqi në kërkim të investitorëve për projektet e përbashkëta mes dy vendeve. Sot ai ka marrë pjesë edhe në Kongresin e 22-të Botëror të Naftës (ËPC), në Stamboll, takimi më i madh i industrisë së naftës dhe gazit. Por duket se pas Kongresit është zhvilluar edhe një takim më pak zyrtar mes kryeministrit Rama, presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe liderë të tjerë. Një foto e shkrepur me këtë rast është ‘Fotoja e ditës” së djeshme për kryeministrin shqiptar që e ka postuar atë menjëherë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Në foto, Rama shfaqet shumë i qeshur, e pranë tij me të njëjtin qëndrim edhe Erdogan që e ka vendosur dorën mbi dorën e Ramës për të treguar edhe më shumë mbështetjen. Shumë i përqendruar ndërkohë duket Vuçiç, gjithë sy e vesh nga kryeministri shqiptar që me sa duket ishte folësi kryesor i takimit informal.